Rriten taksat për 200 mijë makina

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Të gjitha makinat pa përjashtim, edhe ato të cilat kanë vitin e tyre të parë të përdorimit do të paguajnë taksë të automjetit në vitin 2015-të. اmimi dysheme që ministria e financave ka lënë për të gjitha llojet e automjeteve është 10 mijë lekë të rinj, ndërsa për ato makina të cilat paguajnë taksë vjetore të përdorimit mbi këtë kufi pagesa vjetore nuk do të ndryshojë.

makina-tirane-qender.jpg


Me ligjin e ri i cili do të hyjë në fuqi në 1 janar të vitit që vjen, preken rreth 200 mijë automjete. Kështu sipas kësaj tabele, makinat të cilat përdorin naftë nuk do të kenë kosto shtesë shumë të mëdha, ndërkohë që më shumë do ta ndiejnë këtë rritje makinat të cilat janë me benzinë, raporton Vizion Plus.

Sipas projektligjit të përgatitur nga financat thuhet:
"Në harmonizim të trajtimit fiskal të karburanteve për efekt të ndotjes së ambientit dhe përdorimit të infrastrukturës rrugore, do të vendoset një taksë dysheme jo më pak se 10 mijë lekë për të dyja efektet që sjell përdorimi i makinës: ndotjen e ambientit dhe përdorimi i infrastrukturës rrugore".

Aktualisht llogaritja e pagesës vjetore që bën çdokush i cili ka në pronësi një makinë është e tillë: Kubikët e makinës shumëzohen me koeficientin e moshës dhe më pas tarifën fikse të karburantit. Nëse është makinë benzine koeficienti është 10, ndërsa për ato që përdorin naftën, tarifa fikse që shumëzohet është 12.5.

Me këtë ligj do të preken drejtpërdrejt 17 mijë automjete të cilat kanë vjetërsi jo më të madhe se 3 vite përdorimi dhe që deri sot ishin të përjashtuar nga kjo taksë. Ky ndryshim do t’i sigurojë buxhetit të shtetit 636 milionë lekë të ardhura. /albeu.
 
Titulli: Rriten taksat për 200 mijë makina

O kto kan lujt mendsh pasha idealin e partis,
taks per naften kur kushton 200 Lek nje liter
taks per rrugen qe vetem rruge si thuhet
rriten cmimet e siguracioneve!!! provo bej nje aksident ne shqiperi se e paguan demin vet :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top