Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rriten rrogat e mësimdhënësve deri në 47 për qind

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Qeveria ka aprovuar të premten vendimin për rritjen e pagave për personelin mësimdhënës dhe jomësimdhënës në shkollat e Republikës së Kosovës.

Vendimi përcakton që përmes licencimit, në të ardhmen do të zëvendësohet sistemi linear i pagave në arsim. Sistemi i ri i pagave do të shënojë dallime pozitive në të ardhurat e mësimdhënësve, drejtorëve, zëvendësdrejtorëve dhe bashkëpunëtorëve profesional në nivelin fillorë dhe të mesëm të arsimit në Kosovë.

Vendimi përcakton se mësimdhënësit me përgatitjen profesionale të nivelit të Shkollës Normale, përfitojnë një ngritje prej 10 deri në 22 për qind, ata me përgatitje të Shkollës së Lartë Pedagogjike rritje të pagës bazë prej 19 deri në 31 për qind, mësimdhënësit me përgatitje universitare 3 dhe 4 vjeçare përfitojnë ngritje prej 27 deri në 39 për qind, ndërsa mësimdhënësit me përgatitje pasuniversitare (magjistraturë ose doktoraturë) do të përfitojnë ngritje nga 35 deri në 47 për qind.

Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se me angazhimin e deritashëm, Qeveria e Republikës së Kosovës ka dëshmuar se prioritet i saj është arsimi dhe edukimi i brezave të rinj në Kosovë.

Thaçi ka theksuar se duke investuar në arsim, ne investojmë në të ardhmen tonë. “Qeveria ka dëshmuar përkushtimin e saj ndaj arsimit përmes investimeve në objekte të reja shkollore, përmes licencimit dhe akreditimit të institucioneve arsimore, pilot projekteve për kompjuterizimin e shkollave, përmes ndarjes falas të librave shkollorë, njohjes së përvojës së punës për arsimtarët, ndërsa finalizim i këtij përkushtimi është vendimi i sotëm për të rritur pagat e mësimdhënësve, që do të përmirësojë pozitën materiale të mësimdhënësve në Kosovë”, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj ka theksuar me këtë rast se vizioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës është orientuar në investimin për të përmirësuar infrastrukturën e hapësirave dhe objekteve shkollore, përmirësimin e bazës materiale të mësimdhënësve dhe në sigurimin e teksteve shkollore. Kjo do të sigurojë ngritjen cilësore të arsimit dhe edukimit të brezave të rinj në Kosovë, ka thënë ministri Hoxhaj. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back