Rrihet brutalisht gazetarja Arbana Xharra

Policia e Kosoves ka konfirmuar rrahjen brutale të Arbana Xharrës.
Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate dhe në QKUK është dërguar nga bashkëpartiakët e saj.
Mësohet se gjendja shëndetësore e saj tani është stabile.
Më herët është raportuar se ngjarja ka ndodhur në Tiranë, por policia ka konfirmuar se Xharra është sulmuar para banesës së saj në Prishtinë.
Syri.net
auto_arbana-21494639410.jpg
 
Hoxhaj dënon sulmin ndaj Xharrës: S'e mbrojtëm dot një grua që ka mendime ndryshe.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj sulmit që iu është bërë anëtares më të re të PDK-së, Arbana Xharra.
Xharra u sulmua gjatë natës, pranë banesës së saj në Prishtinë, dhe më pas u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor.
Ministri Hoxhaj bën thirrje për dënimin e sulmuesve të Arbana Xharrës, dhe përmes këtij statusi, ministri bën me dije që shteti ka dështuar ta mbrojë një grua që t’i thotë mendimet ndryshe.
“Thellësisht i tronditur nga sulmi qyqar ndaj Arbana Xharrës. I shokuar nga ajo që mund 'ti ndodhë një gruaje, një nëne dhe mbi të gjitha një aktiviste të guximshme në tërë këto vite që nuk ka hezituar t'i thotë hapur dhe pa frikë gjërat të cilat i mendon. Kemi dështuar të tërë që nuk kemi mbrojtur një grua e cila i thotë mendimet ndryshe. Jotoleranca jonë ndaj njerëzve që nuk pajtohemi me ta po na shtyn drejt këtyre ngjarjeve të papranueshme. Mjaft më! Të bashkëndjejmë të gjithë. Ta dënojmë të gjithë! Sulmuesit para drejtësisë. Arbana, shërim të shpejt!”, shkruan Hoxhaj.
 
Turpi i botes!!
Patjeter ekstremistet e kane sulmuar.
Ptu rrac e keqe!
 
Gruaja e Guximshme Arbana Xharra

3C64D572-885A-4D5C-A1DD-6C5C6CD59B11_w1023_r1_s.jpg

Arbana Xharra

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra është ndër 10 gratë, të cilat u nderuan në Uashington me çmimin prestigjioz ndërkombëtar për Gra të Guximshme që jep Sekretari amerikan i Shtetit. Në ceremoninë e zhvilluar të premten pasdite, zëvendës-sekretarja e shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Heather Higginbottom, tha se Arbana Xharra ia ka kushtuar jetën si gazetare zbulimit të korrupsionit dhe ndryshimit të shoqërisë pa dhunë. Ajo ka raportuar gjithashtu mbi ekstremizmin fetar dhe fjalët e saj e kanë nxitur qeverinë të përballet me probleme të tilla. "Ashtu si gratë e tjera që ndodhen sot në këtë podium, - tha zëvendës-sekretarja e shtetit, - Arbana është përballur me kërcënime me vdekje për punën e saj. Por si kryeredaktore e njërës prej gazetave kryesore të Kosovës, ajo vazhdon t'i ndjekë zhvillimet kudo që ato të çojnë, pavarësisht rreziqeve për veten e saj." Në një intervistë në mjediset e Departamentit të Shtetit, zonja Xharra i tha kolegut tonë Ilir Ikonomi se ekstremizmi në Kosovë është duke shfrytëzuar varfërinë dhe papunësinë e madhe.

Zëri i Amerikës: Si e nisët punën për të raportuar mbi ekstremizmin fetar?

Arbana Xharra: Kur kam filluar në vitin 2012, kjo ka qenë një temë që kam nisur ta hulumtoj me detaje. Gjatë tetë muajve kam zhvilluar 88 intervista në Kosovë, Maqedoni dhe në Londër. Kam gjetur disa burime financimi dhe kam dashur ta shoh dhe ta prek nga afër problemin se ku qëndron. Ka pasur shumë fjalë se po zhvillohet një ideologji e panjohur për ne dhe kështu vendosa të hulumtoj në detaje dhe të shoh se çfarë po ndodh.

Zëri i Amerikës: Cilat janë gjetjet tuaja kryesore? Për shembull, a keni zbuluar se nga vijnë financimet e ekstremizmit fetar?

Arbana Xharra: Pas luftës në Kosovë kemi qenë të fokusuar në zhvillimin e shtetit, ndërtimin e institucioneve. Në atë kohë, kanë ardhur shumë organizata humanitare, të cilat kanë ofruar kurse të gjuhës angleze dhe të kompjuterëve. Po ashtu, në këmbim është kërkuar që të mësohet një ideologji tjetër. Sot, 16 vjet nga mbarimi i luftës, ne po ballafaqohemi me këtë gjeneratë, e cila është duke zgjeruar ideologjinë e panjohur për ne. Po ashtu, ka edhe disa të rinj të cilët i janë bashkuar luftës së ISIS-it në Siri. Kemi patur vazhdimisht shkrime prej familjeve, të cilat vijnë nga një e kaluar tepër e varfër. Pra, është duke u shfrytëzuar ambjenti i varfër dhe papunësia e madhe. ثshtë një problem me të cilin jo vetëm ne, por rajoni dhe i gjithë globi është duke u ballafaquar.

Zëri i Amerikës: Si kanë reaguar ata që kanë qenë në qëndër të investigimeve tuaja?

Arbana Xharra: Ka patur kërcënime të shumta. Fatkeqësisht janë fëmijët e mi ata të cilët gjithherë kërcënohen përmes meje. Kam raportuar në polici. Kam raportuar disa herë raste të tilla, por nuk kam patur ndonjë të dhënë nga policia nëse është kapur dikush apo jo. Edhe së fundmi para se të vija këtu kam patur një numër të madh kërcënimesh që kanë ardhur pas një reagimit tim. Por, u mbetet edhe organeve të drejtësisë të kryejnë punën e tyre, shpresoj sa më mirë.

Zëri i Amerikës: Pra, ju nuk e ndieni mbrojtjen e policisë dhe të organeve të drejtësisë?

Arbana Xharra: Ata më thonë se, nëse më duhet diçka, t'i lajmëroj, por deri më tash, nga gjithë ato kërcënime që kam patur, nuk kam marrë vesh nëse është dënuar apo kapur dikush.

Zëri i Amerikës: A është e vështirë për ju të bëni dallimin mes ekstremizmit fetar dhe Islamit paqësor, të moderuar në Kosovë?

Arbana Xharra: Në fakt, janë imamët liberalë, të cilët më kanë ndihmuar shumë në zhvillimin e kësaj teme. Ata më kanë treguar në detaje se kush janë ata që po zgjerojnë këtë ideologji. Pra, e kam nisë punën bazuar në informacionet që kam marrë nga disa imamë, të cilët po ashtu kanë patur probleme me këto grupe. ثshtë një imam në Kaçanik, i cili në vitin 2007 ka reaguar ndaj grupeve vahabiste dhe makina e tij është djegur. Tjetri në Drenas, i cili brenda xhamisë së tij është rrahur dhe shumë e shumë të tjerë. Kështu që këtë punë e kam nisur nga njerëz që edhe ata janë besimtarë dhe të cilët janë duke reaguar nga rritja e këtyre grupeve ekstremiste.

Zëri i Amerikës: Ju keni hulumtuar edhe për korrupsionin në Kosovë. Si është gjendja e korrupsionit dhe ku është përqendruar puna juaj?

Arbana Xharra: Fatkeqësisht nuk kemi ndonjë lëvizje tek koka e korrupsionit. Nuk fshihet më në Kosovë, sepse është shumë lehtë të vërehet se kush shndërrohet në milioner brenda natës dhe, nëse merr raportimin e pasurisë së tyre, sheh se zyrtarisht dikush ka një pagë rreth 1,000 euro dhe prona e tij është milionëshe. Kështuqë, gjithaq jam marrë me figurat e larta politike dhe lidhjet e tyre, por fatkeqësisht nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë. Pas hulumtimeve jo vetëm të mia por edhe të shumë kolegëve të mi, të cilët vazhdimisht i nxjerrin në shesh këto lidhje, shikojmë se ata nuk e kanë ndonjë dert të madh fuqizimin e tyre financiar sepse ata fuqizohen politikisht. Fatkeqësisht, si në pushtet por edhe në opozitë kemi njerëz të përfshirë në krim dhe në korrupsion.

Zëri i Amerikës: A mund të më thoni diçka mbi lidhjet mes shtypit të shkruar dhe korrupsionit? A janë përpjekur politikanët të blejnë median e shkruar në Kosovë?

Arbana Xharra:
Gjithnjë gjatë fushatave parazgjedhore shihet kur politikanët kanë në dorë të tyre disa media të caktuara. Media është ajo e cila në ballinën e saj apo në edicionin e lajmeve tregon edhe mbështetjen se cilës parti politike i takon. Që nga paslufta, ka patur shumë media që janë financuar nga grupe të ndryshme, po ashtu nga biznesmenë që janë të lidhur me partitë politike, kështu që kjo është evidente dhe e pranishme në Kosovë. Por kemi edhe media të pavarura dhe të besueshme, të cilat po vazhdojnë ta bëjnë punën e tyre.

Zëri i Amerikës: A ka patur raste që politika t'ju ketë ofruar para edhe juve si gazetë për t'ju blerë?

Arbana Xharra: Normalisht që ka patur raste të tilla. Kjo ndodh gjithmonë në Kosovë. Kjo është ajo gjëja e tmerrshme, presioni që ndodh në forma të ndryshme. Kërcënimet, paditë dhe kjo është ajo me të cilën ballafaqohem unë dhe kolegët e mi.

Zëri i Amerikës: Si do ta përshkruanit gjendjen e përgjithshme të gazetarisë në Kosovë?

Arbana Xharra: Fatkeqësisht kemi një degradim. Por në anën tjetër ende ka gazetarë dhe media që mbesin të besueshëm.

(ky artikull i takon 2015)
Ne 2017 i thyejne brinjet zerit te nje femre me ide dhe potencial te lire brenda saj!
Nje femre qe reagon,lufton dhe thote te duhuren ne nje llumtire ,ku ska as Shtet as siguri .
Por ligje xhungle gjithandej.
 
Attachments

  • 3C64D572-885A-4D5C-A1DD-6C5C6CD59B11_w1023_r1_s.jpg
    3C64D572-885A-4D5C-A1DD-6C5C6CD59B11_w1023_r1_s.jpg
    103.3 KB · Shikime: 0
  • 3C64D572-885A-4D5C-A1DD-6C5C6CD59B11_w1023_r1_s.jpg
    3C64D572-885A-4D5C-A1DD-6C5C6CD59B11_w1023_r1_s.jpg
    103.3 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Ne tolerojme mendimin e lire. Kush e tha qe joo.
Ashti sic ti duhet te tolerosh drurin toneeeee.

Ghaaaaa lol
 
Rrahja e Arbana Xharrës, reagon Presidenti: Jam i tronditur nga kjo që ndodhi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër anëtares më të re të PDK-së, Arbana Xharra.
Thaçi në Facebook ka shkruar se asgjë nuk e arsyeton sulmin ndaj Arbanës, duke kërkuar të zbardhet rasti.
"Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. ثshtë krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë.
Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë.
Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë.
Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë" ka shkruar Thaçi në Facebook.
 
Te themi te drejten , ka gazetare ketej a andej kufirit qe drurin e kane hak :)
Por.........
Edhe per keta lloj gazetaresh druri nuk eshte zgjidhja e problemit.
Aq me keq pastaj te rrahesh nje femer.
Shume e ulet eshte te rrahesh nje femer per shkak te detyres.
 
Te kerkoj azil, i ka dokumentat e fituara.

Pse zgjidhje problemi eshte kerkesa per azil?
Xharra dhe te tjere si ajo kane te drejten e tyre te ushtrojne profesionin ne paqe.
Ne 2017 nuk duhet te ndodhin te tilla ngjarje.
Kuptoj kendveshtrimin tend por nuk i jep zgjidhje fenomenit nese te gjithe ata qe rrihen kerkojne azil neper bote.
 
Ke zgjidhje tjeter ti?
Ne nje vend demokratik te rrihet femra pse ushtron profesionin!!
Nuk Ka shum ndryshim nga Kabuli ku i lajne femrat ne acid nese kerkojne te shkollohen...
Ps. Mendimi im nuk I hyn ne Pune askujt:p
Ajo tjetra e hoqi ne kurriz dajakun Dhe pas disa komenteve "qe denojne nje akt te tille" (keto te fundit per publicitet)
Plaget do sherohen Dhe ajo do i kthehet punes duke kafshuar gjuhen:p

Kshu qe Yes azil dhe madje kshu me shenja ne trup eshte me e besueshme
 
Mendoj se cdo njeri duhet te solidarizohet me Arbanen. Pavarsisht se ishte dhe eshte nje gazetare urrejtenxitese, ajo per me teper eshte nje nene,moter,grua,nje NJERI. Dhe dhunimi i nje njeriu te pambrojtur ne mes nate eshte i pafalshem. Padrejtesia nuk kthehet me padrejtesi. Sh gabim.
 
Ti ke plotesisht te drejte.

Por Une mendoj qe solidarizimi i cdo njerit nga ne nuk do e mbroje heres tjeter ku Dhe mund ta vrasin fare....
Ne radhe te pare si nene qe eshte duhet te mos tregohet kaq egoiste, te zgjedh karriere para femijeve:)
Lexova qe ishte kercenuar disa here familja e saj dhe vet Ajo! Tregonte qe I kishte denoncuar keto raste por qe askush nuk eshte arrestuar per dicka te tille.
Gje qe do te thote : Je vetem so think wise
 
Solidarizimi tregon se ne c'ane jemi. Njeriu mundohet te kontriboj. Nese une nuk kam asgje ne dore (dhe ne fakt nuk kam) do perdor fjalen. Te vetmen qe posedoj. Fjala ime nuk godet dot dhunuesin por i jep nje mesazh kujdo qe thote: "vete e ka kerkuar! Mir ja bene"

Sa per nene, sot me miliona nena qe punojne dhe nuk lidhet me egoizmin.
Kercenime marrim te gjithe. Mjafton te flaesh dicka qe ja prish terezine dikujt. Madjr madjr kam marre dhe une ketu ne forum lol. Por cduhet te bej njeriu? Te heshte?te terhiqet? Merr dhr Mesila doda nga lloj lloj njerezish por cte bej? Te mos mbroje mendimin e saj? Atehere i bie qe te triumfoj frika.
Kete po e them ne peegjithsi se me arbanen dhe mendjmet e saj, pervec te qenurit femer, mua s'me puq asgje dhe e shoh sh negative si gazetare.

P.s. keto duhet te jene te tema e arbanes por un spo e gjeja e postova ketu :/
 
Pjeserisht ke te drejte, Dhe keshtu duhet te ishte ne ideal world.
Por duke e pase parasysh qe jeton ne nje vend ku mendimi jot Nuk mbrohet Dhe ku Nuk mund te besh ti e vetme ndryshimin... atehere gjen menyren Dhe terhiqesh.
Kjo jo per veten Por per ata te cilet mund te cenohen vetem pse ti thua mendimin tend.

Kam lexuar nje liber qe flitet per jeten e Veronika Guiren (Irish crime reporter)
Kjo ishte kercenuar madje Dhe rrahur brutalisht Dhe plagosur .... Dhe perseri Nuk dorezohej!
Kishte gjetur nje menyre shume risky per te investiguar, ne njefare menyre nuk bente vetem rolin e saj si gazetare por dhe defectiven...
Gje qe ne 1996 i moren jeten duke lene prapa djalin e saj burrin familjen....
Ajo ishte vertet e zonja Por after reading her book me gjithe respektin per punen e saj arrita ne nje konluzion qe Ajo ishte selfish!

Tani per Albanen lexova dy a tre gjera ne fakt ne disa pika me
Pelqeu, e Kam fjalen tek ato pikat mbi extremizmin......:p
Por qe nese Ka vendosur te jetoje perseri ne Kosovo uroj ta kafshoj cik gjuhen se extremitat nuk lejojne qe femra tju tregoje vendin :p

Ps. Kush te Ka kercenu ne forum? He te keqen se vdes per i cik gossip:D
 
U zbulua akoma se kush e rrahu ?
 
Analistët: Projektues i sulmit ndaj Xharrës, SHIK-u
Pak ditë pasi që është prezantuar publikisht para mediave si anëtarja më e re e Partisë Demokratikë të Kosovës, Arbana Xharra është sulmuar nga persona të pa njohur pas mesnatës të së shtunës.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se sipas informacioneve fillestare, dyshohet se Xharra është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur deri më tani.

Policia ka thënë se me zyrtarët e saj kompetent, është duke kryer hetime intensive me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë.

Xharra është e njohur për opininin publik si një nga ish-gazetaret, e cila ka kritikuar anëtarët e partisë së cilës iu bashku tash së voni. Por, është kritikuar për bashkimin e saj në këtë parti, madje analistët vlerësojnë se sulmi ndaj saj mund të jetë bërë për poena politikë.

Haziri: Projektues i sulmit ndaj Xharrës, SHIK-u

Analisti Nexhat Haziri e ka quajtur një akt qyqar sulmin ndaj Xharrës, derisa ka thënë se ky sulm është bërë për t`i akuzuar rivalët politik.

Image
Nexhat Haziri
FOTO GALERI
Sipas tij, përgjegjës për sulmin ndaj saj, është organizata kriminale SHIK.

“Sulmi ndaj Arbana Xharrës, përveç se është i dënushëm dhe i papranueshëm, është edhe një akt qyqar i atyre që e kanë orkestruar këtë sulm për t’i akuzuar rivalët politikë. Dhe ky akt i shëmtuar ka vetëm një projektues dhe ekzektues, e kjo është organizata kriminale vrasatare SHIK”, ka thënë Haziri.

Po ashtu, ai ka theksuar nuk është hera e parë që PDK-ja përdor metoda të tilla për të fituar poena politik.

“Nuk është hera e parë që PDK-ja përdor metoda të tilla, që përmes "kurbanizimit" të anëtarëve të vetë, tenton për të fituar poena politikë, duke i akuzuar rivalët politikë, si edhe në këtë rast kur mediat e afërta apo që janë nën kontroll të SHIK-ut ngritën dyshime të pa bazuara ndaj LVV-së. Natyrisht që në këtë valle i ka futur edhe disa nga të ashtuquajtur personalitete nga shoqëria civile dhe media të cilat i ka nën kontroll për të krijuar sa më shumë amulli rreth këtij rasti”, është shprehur Haziri.

Ai gjithashtu ka theksuar se është e dhimbshme se si po tentohet të devijohet ky akt i turpshëm nga disa persona që thirrën në emër të shoqërisë civile, duke i akuzuar njerëzit kritik ndaj aderimit të Xharrës në këtë parti si nxitës të kësaj dhune.

“Kjo është një kurvëri e skajshme e kësaj pjese të shoqërisë civile, njërëz që tërë ditën i shërbejnë "hyxhmetit" dhe në mbrëmje qajnë hallet e "miletit". Pra, ky është një akt i turpshëm dhe i orkestruar nga vetë tani bashkëpartiakët e znj. Xharra, PDK-ja. Subjektet e tjera politike dhe qytëtarët nuk duhet të bijnë pre e këtyre akteve skajshmërisht të rrëzikshme që mund ta tensionojnë fushatën zgjedhore dhe ta polarizojnë në skajshmëri skenën politike të Kosovës. Një situatë e tensionuar i shkon përshtati vetëm PDK-së”, ka thënë Haziri.

Krasniqi: Këta (PDK-ja) edhe 'të marrin' edhe të rrahin

Ndërsa, sipas analistit tjetër Faik Krasniqi, dhuna duhet të dënohet pavarësisht se nga kush dhe ndaj kujt është orkestruar.

“Mungesa e një shteti ligjor dhe kapja e shtetit nga mafiopolitika, lë hapësirë për teori konspiracioni. Dhuna është dhunë dhe duhet të dënohet pavarësisht se kundër kujt dhe prej kujt është orkestruar ajo”, ka thënë Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi
FOTO GALERI
Ai ka theksuar se nuk duhet të përjashtohet mundësia që sulmi ndaj Xharrës, të jetë një skenar i përgatitur për të marrë poena politike.

“Sidomos ndaj një femre, SHIK-u ka metoda të ndryshme për të përgatitur skenare dhe nuk përjashtohet si mundësi që rrahja e Arbana Xharrës mund të jetë një skenar i përgatitur nga SHIK-u, për të marr poena politik në prag të zgjedhjeve. Këta edhe 'të marrin' edhe të rrahin, për të krijuar drama prej teje. Ndërsa, ata që e pranuan në PDK e pranuan për t'ia marrë meritat pasi t'i ndodh rrahja , e jo për ta mbrojtur”, ka thënë ai.

Në fund, Krasniqi ka shtuar se plani i PDK-së është përmbushur pasi që kjo parti nuk zgjedh metoda për t`i fituar zgjedhjet.

“Plani i PDK-së u përmbush, sepse ajo nuk zgjedh metoda vetëm e vetëm që t’i fitojë zgjedhjet. Fatkqësisht, shteti i kapur nga kriminelët ë politikës s'ka për të zbardhur as këtë rast ndonjëhërë”, ka përfunduar Krasniqi.
auto_veseli-xharra-567Unbenannt-11494764967.jpg
 
Nuk kane thene akoma gje , po hetohet.
Sidoqofte ti e di me mire se kushdo tjeter kush e ka rrahur ;)

Pse duhet te di lover se kush e rrahi Arbanen!?? Arbana qe 5vite e mos me shum ka akuzu me fjalet me fyse muslimanet dhe kurr nuk e kan rrahur...e sa kaloj ne pdk ska me shum se 1jav u rrah keq!!pra mos e nxirni mllefin se keni ndaj fes se nuk eshte mir ..te pakten tregoni respekt ndaj atyre se keni ne ket fe ..miq apo familjar...

Sot njerzit per ni post po kaperdin cdo gje..Arbana dikur jo shum kohe me par thoshte se; me vjen me vjell per ato te zeza qe i keni bere..e sot ben thirrje pikerisht ti japin voten antarve te kesaj partie...tani ne si popull i thjesht duhet te themi ..se vertet po na vjen me vjell ku e kan sjell situaten njerz till.
 
Pse duhet te di lover se kush e rrahi Arbanen!?? Arbana qe 5vite e mos me shum ka akuzu me fjalet me fyse muslimanet dhe kurr nuk e ka rrahur...e sa kaloj ne pdk ska me shum se 1jav u rrah keq!!pra mos e nxirni mllefin se keni ndaj fes se nuk eshte mir ..te pakten tregoni respekt ndaj atyre se keni ne ket fe ..miq apo familjar...

Me leht esht te pranohet se ekstremistet mjekercjepa e kan kryer at akt te peshtire.
Ajo eshte kercenu me qindra here nga ai lloj specie zvarranikesh,bashke me te atin e saj.
Sharjet,ofendimet,kercenimet e tyre pafund na dergon te besojm se e bejne,e pse s'jemi hetusia . :(
Per ata eshte e pak normale. ;)
 
Ehe, faleminderit per informacionin dhe mundimin qe more te pergjigjesh ne emer te Loverit.
 
nuk e njof kete gazetare, por me vjen keq pse e paskan katandisur keshtu....kush e ka bere, nuk qenka burre.
 
Me leht esht te pranohet se ekstremistet mjekercjepa e kan kryer at akt te peshtire.
Ajo eshte kercenu me qindra here nga ai lloj specie zvarranikesh,bashke me te atin e saj.
Sharjet,ofendimet,kercenimet e tyre pafund na dergon te besojm se e bejne,e pse s'jemi hetusia . :(
Per ata eshte e pak normale. ;)

E pra mir qenka gjet fajtori..tani mbetet ti drejtohuni organeve te hetuesis dhe te merr denimin e merituar ai se ben vepra tilla..por jam e sigurt se ata me mjekrra se ju prap i ofendoni !nuk e ulin veten ne ket pik..por ok shyqyr se eshte kjo fe(fal zotit)dhe njerzit e shfryn mllefin ne ate add.
 
nqs kishin inate, me nje shpulle mund te kishte mbaruar pune po jo keshtu :p

Po jo moj se ketu eshte veshtir te jetosh...e ka marr forca politike vendin ne dor dhe nuk din kush te rrah e kush te qan..ketu te rrahin
naten e te vajtojn diten...mjer populli thuaj.
 
Mos u bej avokatin,por denoje aktin. :)
Per te vertetu se a ulin apo jo veten ata qe un quaj mjekercjapa hyj ne profil te viktimes,e te z Fahri Xharres.
Denoji here dy,se je e femer, e opinioni i femres ka ndikim ne shoqeri.

Te respektosh besimin e dikujt esht kulture,por baltosja e atyre ekstremisteve analfabet kryesisht s'te le hapesire te gjesh termin neglizhim.

:(y
 
Me leht esht te pranohet se ekstremistet mjekercjepa e kan kryer at akt te peshtire.
Ajo eshte kercenu me qindra here nga ai lloj specie zvarranikesh,bashke me te atin e saj.
Sharjet,ofendimet,kercenimet e tyre pafund na dergon te besojm se e bejne,e pse s'jemi hetusia . :(
Per ata eshte e pak normale. ;)

Fjala jote ne vesh te shurdher.
 
Mos u bej avokatin,por denoje aktin. :)
Per te vertetu se a ulin apo jo veten ata qe un quaj mjekercjapa hyj ne profil te viktimes,e te z Fahri Xharres.
Denoji here dy,se je e femer, e opinioni i femres ka ndikim ne shoqeri.

Te respektosh besimin e dikujt esht kulture,por baltosja e atyre ekstremisteve analfabet kryesisht s'te le hapesire te gjesh termin neglizhim.

:(y
Kush tha se e ka bab fahriun?
Kadarea
mir pat then njhere per Fahriun ...spekulant...
Dhe un e denoj aktin ne fjal Pasion ..por jo duke hudhe dikun fain pse kam inat..rasti ne fjal eshte qeshtje politike me shume ...bej nje hulumtim me shum ndaj rastiti.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top