Rrëzohet avioni me futbollistë brazilianë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rrëzohet avioni me futbollistë brazilianë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Brazili ka shpallur 3 ditë zie për tragjedinë e rëndë ajrore. Një avion charter me 81 persona në bord i nisur nga Bolivia, pjesë e të cilit ishin edhe ekipi i skuadrës braziliane të futbollit Chapecoense, është rrëzuar në qytetin Medellin të Kolumbisë, duke lënë të paktën 75 persona të vdekur.

Avioni është ndarë në dhjetëra pjesë saqë mbijetesa e 6 personave duket një mrekulli. Përveç ekuipazhit dhe sportistëve, në bordin e avionit ishin edhe gazetarë.

Pilotët kishin ndezur alarmin e emergjencës por kontaktet me kullën humbën rreth mesnatës. Autoritetet thonë se është herët për të dhënë një përcaktim definitiv mbi shkakun, por sipas tyre moti i keq me reshje të shumta dhe stuhi ka qenë faktori kryesor që çoi në rrëzimin e avionit. Madje reshjet intensive po pengojnë edhe punën e shërbimeve të emergjencës.

22 pjesëtarët e një prej skuadrave më të mira të ligës braziliane e cila luante në Serinë A, ishin nisur për të marrë pjesë në ndeshjen e Kupës së Amerikës së Jugut, kundër skuadrës Atletico Nacional. Por tani federata ka anuluar çdo event sportiv të planifikuar.

/ Top Channel
 
Titulli: Rrëzohet avioni me futbollistë brazilianë

Ajo batuta ''penallti, penallti'' ishte nona lol
 
Titulli: Rrëzohet avioni me futbollistë brazilianë

Gjynah..

Kshu eshte rrezuar edhe Juvja
 
Titulli: Rrëzohet avioni me futbollistë brazilianë

U prehshin ne paqe .

Duam me shume informacion ... se qysh Kane shpetuar k'to te 6-te , vertete mrekulli .
 
Titulli: Rrëzohet avioni me futbollistë brazilianë

Ste pyet vdekja jo,nese eshte e shkruar do te vije kudo e kurdo e kushdo qofsh...

Udhetim te mbare per ne parajse!
 
Titulli: Rrëzohet avioni me futbollistë brazilianë

Shume te rinj, per tu larguar kaq shpejt.

Ngushellime familjeve!

Darius
 
Titulli: Rrëzohet avioni me futbollistë brazilianë

U prehshin ne paqe .

Duam me shume informacion ... se qysh Kane shpetuar k'to te 6-te , vertete mrekulli .

4 shpetuan, sepse edhe portieri vdiq , sa njoftoji te shoqen dhe kaq

gjynah
 
Titulli: Rrëzohet avioni me futbollistë brazilianë

E kapaaa kapaaa topi vjen nga qielli, si diell shndrit
shndriitt
shndritttt
e gooool u krye
fituam fituam
 
Titulli: Rrëzohet avioni me futbollistë brazilianë

Ngushllime familjarve per humbjen...
 
Titulli: Rrëzohet avioni me futbollistë brazilianë

U prehshin ne paqe .

Duam me shume informacion ... se qysh Kane shpetuar k'to te 6-te , vertete mrekulli .

Shkruhet qe kane pas shanc me te madh per te shpetuar kta te 6 sepse ne impakt me token s'ka shperthyer ne flake avioni. Po te kishte shperthyer, s'do kishte te mbijetuar. Thone qe fakti qe s'ka pas flake tregon qe mund te jete rrezuar edhe prej mungeses se karburantit.
Kurse njeri nga kta qe kishte shpetuar tregonte qe kishte shpetuar vetem prej faktit se kishte ndjekur udhezimet se si duhet te procedohet ne rast emergjence. Te tjeret qe vdiqen ishin çuar ne kembe ne panik, kurse ky kishte qendruar ulur ne sedile ne foetal position, kur behesh gati me u plas ne toke.
 
Titulli: Rrëzohet avioni me futbollistë brazilianë

Me shume e shoh si ceshtje fati sesa ai pergatitje o lege....
Kush po di si jane nderthur fijet tona....e tmerrshme duhet te jete!
 
Titulli: Rrëzohet avioni me futbollistë brazilianë

Po ta dinin se me sa dhimbje i percjellim ne si popull, do ishin ringjall :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top