Rrëzimi i Enver Hoxhës brenda pesë vjetëve

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Plani i MI-6 dhe CIA-s: Rrëzimi i Enver Hoxhës brenda pesë vjetëve

Lufta e Ftohtë mes Evropës Perëndimore dhe Shqipërisë



Vendi ynë tashmë ishte pozicionuar në krahun lindor dhe mbështetej nga Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e tij. Megjithatë Perëndimi nuk mund të lejonte një gjë të tillë, edhe pse mes të mëdhenjve ishin ndarë zonat e influencës, e Greqia ishte nën pushtetin e tyre. Evropa Perëndimore donte me doemos të provokonte situata në vendin e vogël që drejtohej nga komunistët të drejtuar prej Enver Hoxhës. Për të realizuar qëllimit e tyre anglezët dhe amerikanët ngritën një komitet të fshehtë të quajtur “Nënkomiteti i Luftës së Ftohtë”. Duhej të mbahej i fshehur edhe nga shumë zyrtarë të lartë pasi akoma fanatikët veteranë anglezë bërtisnin për Stalinin që nga koha e Luftës.


Axhenda e CIA-s dhe MI-6

Shqipëria u përmend për herë të parë në mbledhjet e këtij Komiteti në 25 Nëntor 1948, ku axhenda kryesore kishte të bënte me gjetjen e mënyrave për të luftuar në Luftën e Ftohtë. Në këtë mbledhje u ftuan shumë ambasadorë të vjetër dhe të rinj ndër të cilët: Jebb, Makins, Hayter, Hankey si dhe shefi i forcave ajrore britanike, Lord Tedder. Në këtë mbledhje për herë të parë u vendos që sulmet subversive ndaj qeverive komuniste të konkretizoheshin dhe Shqipëria u zgjodh si e para në listë. Teder theksoi se qëllimi duhet të jetë të fitohet Lufta e Ftohtë, nëpërmjet së cilës ai nënkuptonte rrëzimin e regjimit komunist Sovjetik, brenda një periudhe 5 vjeçare. Më pas Kirkpatrick foli për Shqipërinë në veçanti. E bëjmë këtë, tha ai, edhe për arsye financiare. Britania nuk ishte në atë moment në pozita të lëshonte një operacion subversiv në shkallë të gjerë kundra një vendi. A do të ishte e mundur që në Shqipëri të fillohej një luftë civile që do të krijonte një situatë të ngjashme me atë në Greqi?

Të gjithë e dinin që kishte opozitë të fortë kundra komunizmit në Shqipëri. Ky avantazh duhej të shfrytëzohej. Fatkeqësisht autori i këtij libri nuk ka gjetur fakte të nxjerra nga kjo mbledhje ku është vendosur për hapat konkrete që duheshin ndjekur ndaj Shqipërisë. Megjithatë është për tu përmendur se mbledhja çoi në plane konkrete të mëvonshme veprimi, të nxitura nga Amery dhe lobi i miqve të tij të cilët kishin luftuar në Shqipëri. Nga fundi i 1948, Ernest Bevin, hapi dritën jeshile për operacionin.


Operacioni shkallë-shkallë

Qëllimi kryesor ishte që nëpërmjet një shkallë të vogël operacionesh ushtarake dhe politike, të rrëzohej qeveria komuniste shqiptare. Në këtë proces Shqipëria do të ndëshkohej për çështjen e Kanalit të Korfuzit dhe për lejimin e përdorimit të truallit të saj nga ana e komunistëve grekë. Më pas, ekzistonte një dëshirë që ky vend ti kthehej prapë demokracisë së mbështetur vite më parë nga Presidenti Uillson.

Gjithashtu efektet e tjera të jashtme do të ishin: këputja e hallkës me të dobët të bllokut Stalinist nga zinxhiri. Stalini do të ndëshkohej për shkatërrimin e demokracisë në اekosllovaki, përpjekjet e tij për të ngordhur urie Berlinin Perëndimor dhe gjithashtu për ekzekutimin e figurave nacionaliste në bllokun sovjetik dhe për ndihmën që u dha forcave komuniste në Greqi. Prishja e planeve të Stalinit për kontrollin e hyrjes në Adriatik paralajmërimi që ky i fundit të mos ndërmerrte ndonjë raprezalje kundra devijimit të Titos.


Ndërhyn SHBA-ja

Ekzistonte një problem. Anglia vërtet kishte dëshirën e mirë, ekspertizën dhe mjaft baza në Mesdhe vetëm qindra milje nga objektivi, por ishte akoma me pasojat e pasluftës dhe nuk kishte para. Komiteti rus vendosi më 16 dhjetor që nuk mund të vazhdohej ky plan pa ndërhyrjen dhe koordinimin e SHBA. Mund ta diskutonin këtë dhe me qeverinë Kanadeze por kurrsesi me qeveritë e Europës.

Më 13 Shkurt 1949, Frank Roberts i komunikoi komitetit që Ernest Bevin kishte rënë dakord që “të shkëpuste Shqipërinë nga orbita”. Vendimi u mor dhe më vonë një delegacion britanik fluturoi në Uashington për një takim tre ditor me palën amerikane. Ky takim u zhvillua me pjesëmarrjen e Robert Joyce nga departamenti i shtetit dhe shefi operativ Frank Wisner. Një nga faktorët nxitës për operacionin, u diskutua në takim ishte neutralizimi i bazave ushtarake ruse. Kishte dhe faktorë të tjerë të cilët i jepnin kuptim operacionit. Një operacion i suksesshëm në Shqipëri do të ngrinte moralin e forcave antikomuniste nëpër të gjithë Perandorinë komuniste duke inkurajuar ata të mendonin që Perëndimi do tu jepte mbështetje të plotë ushtarake dhe politike. Luftëtarët guerrilas do të përhapeshin në gjithë vendet komuniste dhe do të fillonin luftën në terren, e cila do të çonte në kundrarevolucione masive në të gjithë Europën Lindore. Kush do të ishin gueriljet atëherë? Nuk ishte problemi të çoje Amery, Smiley, Northtrop, Kemp ose Simcox në Shqipëri. Kjo do të thoshte fillimi i një lufte të nxehtë. Bëhej fjalë për një luftë të ftohtë. Ky operacion duhej mbajtur sekret dhe agjentët e kapur në terren nuk duhet të identifikoheshin. Kapja e oficerëve britanikë nga qeveria e Tiranës do ta vinte në pozitë të vështirë qeverinë anglezë. Nuk mund të merrej ai rrezik.




Shqipëria në vitet 1945-1948

1- Reforma agrare
Qeveria provizore e Enver Hoxhës u vetëvendos në Tiranë në Nëntor 1944 dhe vazhdoi të përmbushë qëllimet e veta deri në pikën ku oponentëve as që u kishte shkuar nëpër mend. Gjykatat popullore të drejtuara nga gjykatës pa shkollë dhe injorantë të nxitura nga turma të uritura për gjak të cilat kërkonin dënime me vdekje për “kriminelët e luftës”, një term i cili në praktikë përfshinte cilindo që kishte pikëpamje jokomuniste. Në Gusht 1945, dekreti i reformës së tokës hoqi të drejtën e pronës private, megjithëse deri atëherë pronarët e mëdhenj dhe të mesëm ishin pushkatuar ose kishin lënë atdheun.


2- Izolimi i besimeve fetare
Aktiviteti fetar po izolohej ngadalë. Në Dhjetor të 1945, zgjedhje të manipuluara u mbajtën pa praninë e opozitës dhe parlamenti i zgjedhur përbëhej komplet nga fanatikët komunistë.


3- Persekutimi i opozitarëve
Në janar 1946, dy intelektualë që kishin provuar të ngrinin një lloj opozite të vogël u arrestuan duke demonstruar se akti i tyre sado burrëror dhe kurajoz ishte i kotë. Gjergj Kokoshi dhe Suad Asllani pritën me kot që të gjenin mbështetje dhe mbrojtje nga përfaqësitë amerikane dhe angleze në Tiranë. (Misioni amerikan përfaqësohej nga Joseph Jacobs dhe Misioni britanik nga Hodgson).


4- Protestë pranë qeverisë shqiptare
Pas një letre të gjatë të Hodgson drejtuar Sekretarit të Jashtë Amerikan të Shtetit ku shkruante mbi “miniaturën e tmerrshme të terrorit tip sovjetik të 1917” kundër komunistëve, katolikëve, jokomunistëve tregtarëve dhe të huajve, ky i fundit, Byrnes protestoi pranë qeverisë shqiptare. Qeveria shqiptare u përgjigj duke e shpallur Hodgson si person të padëshiruar dhe brenda 24 orëve duhej të largohej nga Shqipëria.


5- Incidenti
Si duke mos mjaftuar ky akt, në Maj të 1946, në përgjigje të kërkesës të bërë muaj më parë nga qeveria britanike për të ngritur një mision të përhershëm britanik në Shqipëri, dy anije britanike, Orion dhe Superb, u qëlluan nga artileria shqiptare nga Saranda ndërsa ato po lundronin në kanalin prej tre miljesh të Korfuzit.


6- Ekzekutimet
Në 18 qershor 1946, Kokoshi, Asllani dhe 36 të tjerë u gjykuan në kinema Tirana nën akuzat e sabotazhit dhe spiunimit.
Të gjithë u dënuan dhe 9 prej tyre u pushkatuan.


7– Pengohet largimi i amerikanëve
Më 14 nëntor, amerikanët lanë portin e Durrësit pas talljes që qeveria shqiptare u atribuoi atyre. Ata nuk lejuan anijen italiane që kishte ardhur për ti marrë të ankorohej në port, duke i detyruar ata të hypin në një varkë për të lundruar për dy orë deri në vendin ku i priste anija. Shumë u sëmurën nga deti duke pasur parasysh se ishte dhe shume ftohte. Komunistët i detyruan amerikanët të paguajnë secilin nga 1000 dollarë për transportin me varkë dhe u vodhën të gjitha valixhet dhe bagazhet.


8- Tortura
Henderson (zëvendësuesi i Jacobson për pak kohë) i shkruan si me poshtë Sekretarit të Shtetit amerikan: “Misioni Amerikan ka parë dhe vërtetuar torturat të përdorura nga regjimi i Hoxhës për të nxjerrë pohime fallco të aktakuzave të të pandehurve si, goditjet e këmbëve dhe mbushja e tyre me kripë. Viktimat na kane demonstruar plagët e tyre të marra gjatë torturave. Përdorej dhe rrymë elektrike nëpërmjet dhëmbëve të prishur dhe nëpërmjet kockës prapa veshit apo dhe zhytje për një kohë të gjatë në ujë të ftohtë deri në grykë, rrahje të vazhdueshme, spica nën thonj;
presione psikologjike nëpërmjet akteve të ekzekutimeve ku të pandehurve u caktohet dita dhe ora dhe çohen deri tek muri i ekzekutimit për ti provokuar”.


9- Shqipëria fyen aleatët
Për të gjitha këto Amerika dhe Britania humbën durimin me Shqipërinë. Ky nuk ishte reagim i të gjitha këtyre sa më lart por gjithashtu ishte një tallje dhe fyerje që i bëhej të gjitha forcave aleate që kishin bërë ç’është e mundur të ndihmonin Shqipërinë të çlirohej nga nazizmi. Një faktor nxitës për këtë ishte dhe Greqia. Në 1944, forcat komuniste greke fituan por fitorja e tyre u zbeh nga ndërhyrja Britanike në Greqi. Komunistët grekë u detyruan ti dorëzojnë armatimet dhe kjo i nervozoi ata duke i detyruar që në shkurt 1946 të fillonin luftën gjysëm guerile për të lëshuar më pas operacione guerilase në shkallë më të mëdha.


10- Greqia jashtë influencës së BS-së
Sipas marrëveshjes së Jaltës, Greqia u vendos të binte jashtë protektoratit të Stalinit. Britania kishte vende të tjera në listë me prioritet më të madh kështu që barra për të mbajtur Greqinë në kursin demokratik i kaloi Amerikës.


11- Doktrina Truman
Ne 12 Mars 1947, presidenti Amerikan shpalli atë që quhet Doktrina Truman, duke informuar Kongresin që në të ardhmen do të jetë politika e tij e tillë që të ndihmojë njerëzit e lirë të popujve të ndryshëm të cilët kërcënohen nga “minoritetet e armatosura ose forcat e jashtme”. Tre muaj më vonë u lëshua Plani Marshall. Në tetor 1947, Departamenti i Shtetit zgjodhi një komitet i cili do të hetonte për ndihmën në armatime dhe ushqime që Shqipëria, Bullgaria dhe Jugosllavia po i jepnin rebelëve grekë të kryesuar nga Markos Vafiades.


12- Me faj bëhet Shqipëria
Komiteti nxorri si konkluzion përfundimtar se fajin kryesor për këtë e mbante Shqipëria duke cilësuar se ” komunistët grekë sulmuan forcat kombëtare greke nga territori shqiptar” çka binte ndesh me marrëveshjen e Jaltës. Qeveria shqiptare jo vetëm e dinte që grekët fshiheshin në shpellat shqiptare por u çonte veshmbathje, ushqime dhe armatime bile i ndihmonte dhe me logjistikë nëpërmjet oficerëve të ushtrisë shqiptare.


13- Deklarata
Në Nëntor 1948, përfaqësuesi Grek në Kombet e Bashkuara kërkoi me lutje të behej diçka duke deklaruar se “fati i vendit tim është në fije të perit”. Faktet tregonin se baza qendrore e rebelëve grekë ndodhej anën lindore të Liqenit të Prespës, një vend shumë afër për të komunikuar me Shqipërinë. Përfaqësuesi britanik deklaroi: “Dënimi i Shqipërisë për këto akte brutale dhe flagrante është rruga që duhet ndjekur. Një dënim i tillë do të përgatisë terrenin për të gjitha veprimet e ardhshme ndaj Shqipërisë”.


14- Hetime për incidentin e Korfuzit
Në vazhdim të hetimeve mbi çështjen e kanalit të Korfuzit, koloneli Sworder u lejua të hyjë në Shqipëri në Janar 1949, me misionin hetues dhe më pas i raportonte eprorëve të tij:
“është shumë e vështirë për një qenie njerëzore të rritur në perëndim të besojë që një formë e tillë civilizimi siç praktikohet në Shqipëri të ekzistojë sot – një vend ku besimi është i ndaluar, ku vetëm punonjësit e qeverisë dhe ushtarakët marrin një racion mishi dhe gati 76% e popullsisë vuan nga tuberkulozi”. Kur misioni mbaroi dhe po largohej, sapo arritën brigjet e Italisë, kolegu i Sworder, suedezi Commodore S.A. Foreshell i tha kolonelit: “Nuk kam qenë kurrë kaq i lumtur në karrierën time të largohem sa më parë nga një vend. Më duket se përjetuam një copëz ferri”


15- Shqiptarët të mjerë
Të gjitha copat po ngjiteshin dhe kuadri po mbyllej. Guy Menant, konsulli francez në Tiranë, përshkruante gjendjen e mjerueshme të popullit. Ai mendonte se sjellja në kufi e një numri të caktuar trupash do të sillte sinjalin për kryengritjen e popullit shqiptar.


16- Julian Amery për Shqipërinë
Ishte një moment kur në skenën diplomatike kërkohen njohësit e Shqipërisë. Julian Amery kishte luftuar në Shqipëri gjatë luftës së dytë dhe kishte bindje të patundura nacionaliste. Fatkeqësisht, babai i Amery–s nuk ishte me në qeverinë angleze.
Churchill ishte udhëheqësi i opozitës dhe Anthony Eden ministër i jashtëm hije. Amery propozoi në revistën “Time and Tide”: “Pozita e Shqipërisë është shumë delikate.


17- Vendi baza e rebelëve grekë
Shqipëria është vërtet baza kryesore e rebelëve greke por fatmirësisht u nda nga pjesa tjetër e Kominternit nga Jugosllavia deviacioniste. Vendi është në dëshpërim për ushqime; një numër i madh kundërshtarësh fshihen në male, dhe lajmet e fundit sugjerojnë që Partia Komuniste është ndarë në mes nga simpatizantët e Stalinit në një anë dhe nga simpatizantët e Titos, nga ana tjetër.


18- Dakord qeveria Britanike
Ideja e Amery shkoi në akord me zyrtarët e lartë Britanikë, shumë prej të cilëve mendonin që ishte koha për Amerikën dhe Britaninë të ndërmerrte një iniciativë kundra reprezaljeve ruse. Ishte koha kur اekosllovakia ishte pushtuar, muri i Berlinit ishte ngritur dhe 5 milionë skllevër muzhikë rusë punonin në kushte të tmerrshme kampesh pune. Në kohen e Carit, aq e sharë nga propaganda sovjetike, kishte vetëm 163,000 të tillë dhe kushtet e tyre ishin shume më të mira. Zhvillimi i shpejtë rus i pasluftës ishte bërë i mundur në sajë të punës së papaguar të skllevërve. Pra, me një fjalë Perëndimi nuk mund të rrinte e të bënte sehir kur rusët të gllabëronin një nga një copat e globit.



to
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top