Rrethimi i parë i Shkodrës (1787) prej turqve

Lauri

Anunnak
Ishte viti 1787 kur Porta e Lartë konstatonte se Kara Mahmudi nuk po u bindej urdhërave të saj. Pasi për pasojë kishte proklamuar luftën për pavarësi në marrëveshje me Austrinë e me disa kombësi ballkanike, Porta e Lartë e deklaroi “fermanlli” Vezirin e Shkodrës; me fjalë të tjera e dënoi me vdekje për tradhëti të lartë. Në vendin e tij emëroi mytesarrif të Shkodrës Mehmet pashë اaushollin.

Për të ekzekutuar vendimin e dhënë kundër Kara Mahmudit, Stambolli vendosi dërgimin e një ekspedite ushtarake nën komandën e Ajdoslli Mehmet Pashës; bashkë me këtë urdhërohej edhe Ali Pashë Tepelena, i cili, asokohe ishte prefekt i Turhallës, për të vajtur në Ajdosllinë, gjithashtu edhe disa pashallarë të tjerë.

Ishte viti 1787 kur sulltai nisi një ushtri të madhe afro 20 mijë vetësh me tre vezirë e shumë pashallarë përballë Bushatlliut të Shkodrës. Më 25 gusht, natën, doli Drinin për në Shkodër ushtria e اaushollit (ky ishte Mehmet Pashë اausholli – H.B.). Të nesërmen, më 26 gusht, ishte ditë e dielë; Mahmut Pasha u ndrye në kështjellën Rozafat (me një pakicë besnikësh të tij, për të cilët D.N. Nikaj shënon shifrën prej 80 vetësh, kurse teksti i “Historisë së Shqipërisë” dhe ajo e Pukëvilit shifrën prej 200 vetësh- H.B.). më 5 të gushtit feudalët kundërshtarë u hodhën në kryengritje, pasi ishin marrë vesh me pashallarët turq dhe ata shtinë në dorë Tivarin. Kjo kryengritje udhëhiqej prej kapidan Ali Beut të Tivarit. Më 26 gusht i doli dore edhe Ulqini. Këtu u zu rob edhe nipi i Kara Mahmudit, Mehmet Beu, djalë katërmbëdhjetë vjeçar (ishte i biri i Mustafë Pashë Qorrit e më vonë i ati i Mustafa Pashës, vezir i fundit i Oxhakut të Bushatllinjve-H.B.). Mehmet Beun, ulqinakët ia dorëzuan Kara Zeqir Pashës, i cili e fali duke e dërguar në Stamboll. Me një flamur në dorë i ndjekur prej një suite shkodranësh, Tahiraga i doli përpara ushtrisë së اaushollit, që më 27 gusht hyri në Shkodër. Duke menduar se Kara Mahmudi nuk ishte më në gjendje të përballonte ushtrinë turke, diku nga frika, diku nga intrigat turke me një grup kundërshtarësh dhe qytetarësh të tjerë u gënjye pas Tahiragës dhe nuk i ndihmoi vezirit të Shkodrës. Këtij i ngelën besnikë përkrahësit e tij dhe malësorët, të cilët nën komandën e Ahmet pashës, vëllai i Kara Mahmudit, i shkaktuan dëme të mëdha ushtrisë turke të përbërë prej boshnjakëve. Ahmet Pasha me lundra prej liqenit kaloi në Kishaj, mori malin përpjetë duke i prerë rrugën asaj force që ishte drejtuar për në Shkodër. Një luftë e rreptë u ndez aty, për fat të zi Ahmet Pasha ra rob në duar të turqve, që i prenë kokën, të cilën më datën 30 gusht ia sollën Kara Zeqir Pashës. Ai e mori me vete si shenjë fitoreje fillestare.

Abdullah Pasha اausholli kishte zënë vend ndër konaqet e Sylejman Koplikut, kurse Mehmet Pashë اausholli që erdhi pas të parit, hyri ndër konaqet e Myrteza Efendiut. Veziri i Rumelisë, Kara Zeqir Pasha kishte zënë vend në Qafë-Dardhë të katundit Ashtë me ushtrinë e tij. Kara Zeqia me ushtri i ishte afruar lagjes Tabakë e në fushë të Spahinjve. Veziri i Bosnjës, Selim Sirri Pasha, me ushtrinë e tij, gjindej në Babiq e në Shkodër. Kapudan Pasha me anije lufte kishte ardhur në Grykë të Bunës. Rrethimi i Kara Mahmudit zgjati 80 ditë, deri më datën 25 nëntor 1787. Turqit i kishin vendosur topat në Tepe e në Tarabosh, prej ku rrihej kështjella e Shkodrës. Një havan (murtajë) i sjellë prej vezirit të detit (Kapudan Pashës) qe vendosur aty ku bashkohet Drini me Bunën. Kështjella Rozafat tri herë qe mësyer, por pa sukses dhe me humbje të mëdha të armikut.

Autori Pukëvil shprehet kështu: “Kara Mahmudi u rrethua papritur, sepse Pasha i Shkodrës nuk ndodhej aty kur i erdhi lajmi se një ushtri i kishte arritur në Grykë të Bunës, e kështu, pa pasur kohë të mblidhte forca të reja, vrapoi të zatetej në kala të Shkodrës. Ndërsa Mahmud Pasha ishte i rrethuar, armiku pas sulmeve që bëri, duke parë se nuk mund të mirrej kështjelli me forcë, nisi të rëndojë popullin me taksa të rënda, me diskriminimin fetar, plaçkitje dyqanesh, bastisje shtëpijash të qytetarëve dhe të fshatarëve. Kristianët qenë detyruar të pastronin burgjet e kuajve duke pësuar persekutime.Këto përdhunime populli i Shkodrës i kishte harruar prej ardhjes në fuqi të Bushatllinjve, kështu që të tilla vuajtje shkaktuan pakënaqësinë e qytetarëve dhe të fshatarëve, sidomos të tarafeve të Tabakëve dhe të Terzinjve. Kjo sjellje e Mehmet Pashë اaushollit përgatiti një terren të favorshëm për Kara Mahmud Pashën ”.

Hekardi, i mbështetur në të dhëna popullore, shkruan: “Ndër pashallarët që kishte rrethuar kalanë ishte edhe Ali Pashë Tepelena, i cili, duke mos dëshiruar rënien e Mahmud Pashës në dorë të turqve, ishte marrë vesh me të fshehurazi dhe i dërgonte fshehtas ushqime duke i njoftuar planet e Zeqir Pashës. Duke përfituar nga gjendja e pakënaqur e popullsisë prej اaushollit, Bushatlliu hyri në kontakt me qytetarët dhe fshatarët e zemëruar, ashtu si dhe me disa nga pashallarët (siç thamë për Ali Pashën) që mbanin kalanë të rrethuar, duke organizuar një sulm të befasishëm kundër ushtrive turke” .
Mahmud Pasha, me anë të agjenturës së vet, komunikoi me malësorët e Hotit, të Dukagjinit, të Mirditës dhe të tarafeve të Tabakëve e Terzinjve të qytetit dhe bëri të ndizej një kryengritje nën udhëheqjen e Tahirag Jukës për kundër Mehmet Pashë اaushollit. Kjo kryengritje e kryesuar nga Tahiraga jep të kuptohet se ai (Tahiri) si dinak që ishte, parapau një fitim të Kara Mahmudit edhe e ktheu fletën në favor të Bushatlliut. Në përleshje e sipër të forcave shqiptare me ushtritë osmane u derdh, shumë gjak (thuhet se kjo ndeshje u bë te Xhamia e Kuqe në lagjen Perash, prandaj, në kujtim të gjakut që u derdh në atë rreth, xhamia filloi të quhej me epitetin “e Kuqe”- H.B.) Në këtë përleshje Mehmet Pashë اausholli ngeli i plagosur dhe iu pre koka. Kjo kryengritje ndodhi në datën 25 nëntor 1787. Po në atë ditë Kara Mahmudi, mënjanë i ngushtuar nga mungesa e ushqimeve, mbanë tjetër i marrun vesh me pashallarët shqiptarë, dha shenjë se do të dorëzohej; komandanti i ushtrisë turke dërgoi rojet për ta marrë në dorëzim dhe për ta sjellë në lëmin ushtarak. Pasi la një pakicë nga besnikët e tij për rojen e kështjellës dhe i përcjellur prej 60 gegëve besnikë të tij, Mahmud Pasha mbrriti në fund të Kodrave të Tepes ku gjindej artileria turke. Në vend që të mirrte rrugën shkurt kah tenda ushtarake e komandantit, me suitën e vet u hodh mbi bateritë armike të ruajtura pa kujdes e rregull, i shtiu në dorë dhe ia drejtoi ushtrisë turke të përhapur për pushim.
I ngelur në mes të dy zjarreve, armiku u shpartallua dhe mori ikjen në drejtim të papërcaktuar; komandanti, Kara Zeqi bashkë me pashallarët e tjerë qe plaçkitur rrugës nga shqiptarët. Veziri i detit (Kapudan Pasha) me anijet e tij u sprapas duke marrë udhën për në Tivar ku nuk mund të zinte vend dhe u drejtua për në grykat e Kotorrit. Këtu u ngushtua shumë për mungesë ushqimesh aq sa ekuipazhi i tij arriti të blinte një vezë dhjetë solda! Ndërkaq Veziri i Bosnjës i marrun vesh me Mahmud Pashën, u nis i lirë, por kur vajti në Shkallë të Hotit, një pjesë e ushtarëve të tij qenë zhveshur e plaçkitur nga malësorët e asaj zone. Në përfundim të përpjekjeve shkodranët morën plaçkë të madhe lufte, midis të tjerëve edhe 16 topa. Fitorja e Kara Mahmud Pashës bëri jehonë jo vetëm në Shqipëri e në Ballkan, por edhe në Evropën Perëndimore. Gazeta franceze (Courrier d‘Europe) shkruante, më 25 dhjetor 1787:”Pashai i pabindur i Shkodrës, i famshmi Mahmud, mori në dorë pashallëkun e vet dhe e theu plotësisht اaushollin, të cilin Oborri e kishte emëruar pasardhës të tij në qeverisjen e Shqipërisë”.

Pukëvili shkruan se “ Mahmud Pashë Bushatlliu urdhëroi të përgatiteshin pesëdhjetë trapa të ngarkuar me dru zjarri; këtyre iu dha zjarri dhe iu drejtuan për në Grykë të Bunës ku gjindej flota turke e ardhur për të bllokuar Shkodrën. Porsa u pa se po vihej në veprim kjo taktikë e pashës shkodran, flota në fjalë, nga frika e zjarrit, ngriti spirancat dhe u drejtua për në Porto Rosa të Kotorrit”.

Pas asaj fitoreje të shkëlqyer që korri, u muar me gjendjen e brendshme dhe u orvat të sillte paqen e qetësitë si dhe u orvat të siguronte forca të reja për t‘i bërë ballë ndonjë furie tjetër ushtarake osmane që mund t‘i vinte papritmas. Ndërkaq Porta e Lartë, e preokupuar me hallet e luftës kundër Rusisë, i ndërpreu përkohësisht veprimet ushtarake kundër Shkodrës. Ky pezullim i masave ushtarake kundër tij i dha afat Kara Mahmudit të rimerrte veten nga dëmet që pësoi gjatë rrethimit të vitit 1787.
Nga libri “Bushatllinjtë”
 
Titulli: Rrethimi i parë i Shkodrës (1787) prej turqve

Marr tek Vargmal.org
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top