Rrenjet Shqiptare ne Greqi, studimi i BE-se: Jane 696 Fshatra ku flitet Shqip

Guest2

Antarë i Respektuar



Projekti Europian i vitit 1987 me studiues nga shumica e vendeve anëtare për të faktuar përmes gjuhës, praninë e shqiptarëve në shtetin helen.
Janë 696 fshatra në Greqi, të cilat kanë qenë dhe janë të banuara nga popullsi me rrënjë shqiptare. Përfundimet nga kërkimet e studiuesve arbanë si Antonio Bellushi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo, Kazaqis, Panajotopulos e të tjerë, evidentojnë se shqiptarët e Greqisë ndahen në dy grupe, ata që janë arvanitas vendas, të cilët njihen qysh në kohën antike dhe që nga shekulli 4-13, të cilët janë mbi 550 fshatra. Janë dhe rreth 150 fshatra që banohen nga shqiptarët që grekët i quajnë allvanofonos (shqipfolës) që kanë ardhur në Greqi rreth viteve 1600. Kryesisht, fshatrat që janë banuar dhe banohen nga popullsia që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, disa janë në zonën e Thrakës, Peloponezit, Thesalisë, Livadhiasë. Në ishujt të Korfuzit, Specas, Hidrës, Psaron, Andros, Salaminës, Jo, Thirra (Santorini) e gjetkë.
Studimi i Komunitetit Europian
Në vitin 1987, një grup i Komunitetit Europian vizitoi Greqinë nga data 4-10 tetor 1987, për të kryer një studim rreth pranisë së elementit shqiptar dhe ruajtjes së prejardhjes etnike të gjuhës. Udhëtimi u organizua nga Byroja Europiane për Studimet e Gjuhëve pak të përdorura nën mbikqyrjen e Komisionit të Komunitetit Europian. Grupi përbëhej nga studiuesit e njohur arbëresh Urat Antonio Bellushi (Itali), Rikardo Alvares, Kolon Anget, Havier Boski, Joseph San Sokasao (të gjithë spanjollë), Onon Falkoma (holandez), Volfgang Jeniges (belg), Robert Martin, Stefan Moal (francez), Kol O’Cinseala (irlandez). Qëllimi ishte që përfaqësuesit europianë gjatë vizitës të binin në kontakt me fshatrat që banohen nga njerëz që flasin gjuhën arvanite.
Gjatë vizitës përfaqësuesit e Komunitetit Europian u ndeshën me shumë probleme deri dhe në lëndime. Megjithatë, grupi i studiuesve nuk u ndal deri në fund të misionit për të sjellë të dhëna mjaft të rëndësishme shkencore për praninë e shqiptarëve në Greqi.
Fshatrat ku flitet shqip
Emrat e fshatrave të mëposhtëm janë sjellë ashtu si shqiptohen në gjuhën greke, pa u bërë përkthimi në gjuhën shqipe. Lexuesi mund të vërejë pa vështirësi se shumë nga këto emra të fshatrave kanë rrënjën dhe kuptimin e pastër të gjuhës shqipe dhe këta emra u kanë rezistuar deri më sot edhe ndryshimeve që kanë sjellë vitet.
Në fjalët e shkruara me shkronja të mëdha rrënja dhe kuptimi tregojnë qartë prejardhjen ose kuptimësinë nga gjuha shqipe. Shumë emra të fshatrave përbëhen nga bashkime të fjalës greke me atë shqipe. Ndërsa emrat e fshatrave në kllapa, janë fshatra, ku gjuha arvanitase flitet pak dhe po shkon drejt zhdukjes. 1-Qarku i Atikëska rreth 84 fshatra, ndër to përmendim: Qeratea, Kuvaradhes, Kalivia, Koropi, Kapandhriti, Mazi, SHPATA, LOPËSI, MARATHONA, BUJA, Menidhi, Shpatanxiq, Gramatiko, Kalamos, Markopulo, Markopulu i Orapisë, Moilesi, Malakasa, Kakoshalësi, HALKUÇI, Sikamino, (KUKUVAJNË), Anoljosia, (Katoliosia), Kamatero, HASI, Aspropirgo, (Brahami). 2-Zona e Megarindhos përmendim: Ambelaqia, Elensis, Madra, Magula, Vila, Mazi, KRYEKUQI, Salamina.
Kryeqyteti i ishullit të Salaminës, Kuluri banohet me arvanitë si dhe qytetet e ishullit Muqi dhe Ambelaqi banohen nga popullsia arvanite. Tasos Karadi shkrimtar arvanit nga Salamina në një intervistë për një kanal televiziv shqiptar ka thënë se sot në ishullin e Salaminës ka mbi 40.000 mijë arvanitë. 3-Zona e Egjios ka ishullin Angjistri. 4-Zona e Thivës përmendim fshatrat: Hastia, DOMVRANA, KOKOSHI, Ksironomi, Karadas, Frimokastro, Paleopanagjia, VAJA, Kasnesi, Kaskaveli sot Leondaris, Parapungaj, Kapareli, BALCA, KOKLA, Kleboçari Pirgo, Lutufi, Ambeloshalësi, (Tahi), (Agjio Theodori), Neohori, Darimari, Mustafadhes, Dervenoshalësi, Rapendosa, Kakoniskiri, Kavashala, Stefani, Klideti, SHKURTA, VATHI, (KRIBAÇI), MURIQI, SHKIMETAR, Spaidhes, Latani, KARDHICA, Braci, Koqino, Sirç, Lukisia. 5-Zona e Livadhjas përmendim: Stiri, Kiruaki, Zeriqi, Kukura, Zagara, Mazi, Vrastamites, Kutumula, Luci, Pavlo, Steveniko.
6-Zona e Korinthos përbëhet nga fshatrat: Agjio Theodori, (Lutraqi), BISHA, KLIMENDI, BALCA e madhe, BALCA e Vogël, LOPËSI, Dusha, Kastanja, BIÇA, (KUÇI), Almiri, Katakali, Bashi, BIÇA, (LALOTI), SULI, (Ibrahim Bej), MAÇANI, Galataqi, Rito, Katakali, Sofikon, Karfos, Angjelokastro, Voivoda, ZEMENO, Panariti, Mukli, Vasiliko, Vladusa, Velina, Bozika, Atikia, Kriavrisi, Pala Korinthi, (Asos), Ksiloqerëza, Limohori. 7-Zona e Lokridhës përmendim: Livanadhes, Martino, MALËSINA, Proskina, Pirgos, Mazi, Larina, Surpi, Teologos. 8-Rrethi i Argos përmendim: Berbati, Limnes, (Kuçopodhi), (Varduva), (PRIFTJANI), (Pasha), (Honika), (Bundja), 9-Ishulli i Nafplios përmendim: Maneshi, Ledra, Pulakidha, Merbaka, Plataniti, Heli, Anifi, Dimena, (GJERBËSI), (Kofini), Kamari. 10-Zona e Trisinias; përmendim: (Poros), Valario, METHANA, Vromolimi, Kosona, Agjio Teodori, Megalo Horio, Megalo Potami, Kameni Hora, Ano Fanari, Karaxha, Lesia, Bafi, Ortoliti.
11-Zona e Ermonidos përbëhet pothuajse nga ishujt që historikisht njihen si qëndra të mëdha të banuara nga arvanitët dhe ku dolën heronjtë, kryetarët e parë të shtetit grek.14 Hidra, (SPECA), FURRNI, Kranidhi, Porto Heli, Ermioni, Sabariza, Iliokastro, Didimi. 12-Mantinias ka Dara. 13-Në Kalavrita është (Lukuria). 14-Për rrethin e Patrës thuhet se përpara dy shekuj banorët flisnin kryesisht gjuhën arvanitase dhe kishte gra që nuk dinin fare greqisht. Sot, gjuha arvanitase është ndihmëse dhe përdoret kryesisht në kuvendet e pleqve ose kur folësit nuk dëshirojnë të mësojnë të tjerët atë që kuvendojnë midis tyre. (SULI), (MIRA), (Lalikosta), (MIRTIZA), (Franga), (BUKURA), (Verdoni), (HAJKALI), (Krali), (Harbilejka), (Lefkopetra,) (Lalikosta), (Nikoreika), (Kareika), (Franguleika) . 15-Në krahinën e Ilias, gjuha arvanitase ka humbur pothuajse dhe përmendim. (Kumani), (BËNDETI), (Kapelitu), (MALIQI), (Dorisa), (Nemuta), (Miles), (KALOLESHI), (Agjio Ana), (Psari), Kombothekra. 16-Krahina Trifilias permendim: SULIMA, LAPI, RIPËSI, Piça, Hiristohori, Psari, Kuvela, Ano Kopanaqi, Agrilia, Varibopi, Vidhisova, Klesura, DREDHË, SULI, Shirk.
Në fshatrat Sulima dhe Lapsi, gjuha arvanitase flitet si gjuhë e dytë. Kurse në fshatrat Ripës, Piça, Kuvela, Agrilia, Psari dhe Hirisohori, kryesisht burrat e vjetër flasin mirë gjuhën arvanitase. 17-Krahina e Karistias, përmenmdim: KALANË, Baba, Dramësi, VRESTIDHE, PRINJA, Kalamaqi, ZAKARIA, Thimi, Kakogjoni, Koqini, Figja, BASHAJ, DARDANI, (Bezhani), Fokej, Melison, Agjio Dimitri, MBRETI, KRIEZA, LEPURA, LALA, ZERBISHA, VIRA, Koskina, (Marmari), Mesohoria, Nikoleta, Kutumula, Armiropotamos, HANI, Agjio Apotoli, Polipotamos, Alonja, Kisuri, Kapsala, QELA. 18-Ishulli i Andros ka fshatrat: Gavro, Agjio Petro, Ateni, BAÇI, Remata, Katahalos, Arni, BURKOTI, Ano Aprovatu, Kato Aprovatu, GJIDHE, Kato Fellos, Pano Fellos, LIVADHESA, Psoriareza, Galios, AGJINI, Kalamos, Kalivari, Hartes, Ano Varidhi, Kato Varidhi, KUMARI, Kaloqerini, Vitali, Amolohos, Sidhonda.


Inforculture
 
Dhe ishulli spetses ... hidra..kea ose tzia njihet si vendet e arvanitasve
 
Projekti Europian i vitit 1987 me studiues nga shumica e vendeve anëtare për të faktuar përmes gjuhës, praninë e shqiptarëve në shtetin helen.
Janë 696 fshatra në Greqi, të cilat kanë qenë dhe janë të banuara nga popullsi me rrënjë shqiptare. Përfundimet nga kërkimet e studiuesve arbanë si Antonio Bellushi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo, Kazaqis, Panajotopulos e të tjerë, evidentojnë se shqiptarët e Greqisë ndahen në dy grupe, ata që janë arvanitas vendas, të cilët njihen qysh në kohën antike dhe që nga shekulli 4-13, të cilët janë mbi 550 fshatra. Janë dhe rreth 150 fshatra që banohen nga shqiptarët që grekët i quajnë allvanofonos (shqipfolës) që kanë ardhur në Greqi rreth viteve 1600. Kryesisht, fshatrat që janë banuar dhe banohen nga popullsia që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, disa janë në zonën e Thrakës, Peloponezit, Thesalisë, Livadhiasë. Në ishujt të Korfuzit, Specas, Hidrës, Psaron, Andros, Salaminës, Jo, Thirra (Santorini) e gjetkë.

Artikulli me siper eshte shkruar ne menyre te atille qe e drejton perceptimin e lexuesit ne nje drejtim te pasakte.

Eshte mese i njohur fakti qe Greqia e Mesme dhe Greqia Jugore ka qindra fshatra arvanite/arberore. Ata kane emigruar atje kryesisht rreth shekullit te 14-te. Atika (zona rreth Athines) ka qene shumica arvanite deri ne arritjen e pavaresise se Greqise (para se te fillonte asimilimi si projekt shteteror). Edhe Peloponezi ka pasur prezence shume te madhe arvanite, diku rreth 1/2 e gadishullit ne mesjet ishte arvanite. Poashtu edhe zona te tjera dhe disa ishuj.

Ajo qe s'me pelqen te ky artikull eshte ky fragment:
"Janë dhe rreth 150 fshatra që banohen nga shqiptarët që grekët i quajnë allvanofonos (shqipfolës) që kanë ardhur në Greqi rreth viteve 1600. Kryesisht, fshatrat që janë banuar dhe banohen nga popullsia që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, disa janë në ..."

Edhe pse nuk thuhet hapur, ne kete fragment krijohet pershtypja (edhe pse me nenkuptime) sikur banoret e fshatrave shqiptare te Epirit te Jugut (Cameria dhe Janina) kane emigruar atje rreth viteve 1600. Kjo nuk eshte aspak e vertet. Eshte thjesht nje teori qe akademia greke ka perhapur per te nxjerr shqiptaret e Camerise/Janines si emigrant ne toke greke. Shqiptaret e Epirit jane autokton, me te vjeter se greket ne Ballkan.

Nese antaret do mund te gjejn studimin europian qe pretendohet nga artikulli i mesiperm, i lutemi t'a postojn. Artikujve nga portale anonime une nuk u ze shume bes.
 
bravo se e kan rujtur gjuhen shqipe.pamvarsisht se jan asimilu ,meqe nuk i kan te drejtat e shkollimit ne gj shqipe?

se ne kemi disa antare ketu? se veq muzik greke na sjellin ktu?‍♀️Duhet ti pushkatojm ne mes te sheshit te forumit?
 
Fare qe nga koha e 2 popujve miq te enverit.

Edhe kerkojne grekerit te drejta njeriu per pakicat kombetare.

Dmth me pak fjale nga viti 2050-2070 asimilohen plotesisht ato 600 mije shqiptar atje, dhe ndoshta ndoshta na dalin dhe kunder duke luftuar matane kufirit vellezerit e tyre ? (ne rast konflikti gjithmone).

A kane shoqata shqiptaret ne greqi? Mesa kam degjuar ka pas dhe kanditat ne zgjedhjet lokale per kshillet bashkiake, nuk e di sa jane dhe sa kane fituar, por duhet t'jene nje ze i forte per te hap ndonje shkolle shqipe per komunitetin shqiptar. Gjynah te tretet gjuha shqipe kshu, se sjane dhe pak por 600 mije shqiptar.
 
Miq, mos e shikoni deshtimin e ruajtjes se identitetit shqiptar thjesht si munges vullneti i arvaniteve dhe te shqiptareve te Epirit te Jugut. Greqia ka zbatuar nje proces asimilimi qysh gjate viteve 1820 (gjate luftes per pavaresi), i cili u egersua pas pavaresise. Madje edhe para luftes perpjekje te tilla jane bere nga kisha ortodokse greke. Nuk eshte kursyes asnje metod nga shteti grek per kete gje, nga propaganda antishqiptare ne shkolla, te propaganda e kishes, dhe deri te internimi dhe vrasja e intelektualeve, fisnikeve, kapedaneve dhe prifteve arvanite/shqiptar. Nuk eshte e drejt t'u hidhet faj arvaniteve/shqiptareve kur terrori shteteror grek ishte i jashtezakonshem.

Nje zbutje e perkoheshme ndodhi me qeverine Metaksas ne gjysmen e dyte te viteve 1930, e cila pranoi te hapte disa shkolla shqip ne Cameri ne shkembim te disa shkollave greke ne Shqiperine e Jugut. Por projekti nuk zgjati shume dhe administrata lokale nacionaliste zgjidhte mesues nacionalist grek per ato shkolla. Gjerat ndryshuan shpejt me fillimin e luftes, dhe nacionalistet grek arriten deri ne spastrimin etnik dhe masakrat ndaj shqiptareve mysliman te Camerise.

Te interesuarit mbi keto ceshtje duhet te lexojn librin Historia e Camerise, i profesor Kristo Frasheri. Botim i para pak viteve, i cili gjendet ne shume librari ne Shqiperi.
 
Janë dhe rreth 150 fshatra që banohen nga shqiptarët që grekët i quajnë allvanofonos (shqipfolës) që kanë ardhur në Greqi rreth viteve 1600. Kryesisht, fshatrat që janë banuar dhe banohen nga popullsia që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, disa janë në zonën e Thrakës, Peloponezit, Thesalisë, Livadhiasë. ...

Lexoheni edhe nje here kete fragment te poshter qe te kuptoni stilin e propagandes greke.
 
Skuthet grek po helmojn virtualitetin shqiptar me propagand ne cdo forum dhe ne cdo hapsire tjeter, dhe agjentura greke per pak sa nuk te mori territor detar, ti thua 'sa seriozisht e ke marre kete teme'...
Opo ishe mire me pranga ti se kshu I lire je bere me paranoja.Hajde pv se kam bere midhje x dreke te vish ne vete ??????
 
Skuthet grek po helmojn virtualitetin shqiptar me propagand ne cdo forum dhe ne cdo hapsire tjeter, dhe agjentura greke per pak sa nuk te mori territor detar, ti thua 'sa seriozisht e ke marre kete teme'...
Faji mbi te gjitha qendron mbi shtetin dhe popullin Shqiptar
 
Edhe nje here postimi me rendesi, meqenese tema filloi te ndotej me komente pa lidhje:

Fragmenti problematik i artikullit, qe perpiqet te nxjerri shqiptaret e Epirit si emigrant te viteve 1600:

"Janë dhe rreth 150 fshatra që banohen nga shqiptarët që grekët i quajnë allvanofonos (shqipfolës) që kanë ardhur në Greqi rreth viteve 1600. Kryesisht, fshatrat që janë banuar dhe banohen nga popullsia që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, disa janë në zonën e Thrakës, Peloponezit, Thesalisë, Livadhiasë. ..."


Dhe per sa i perket kritikes kundrejt arvaniteve:

Miq, mos e shikoni deshtimin e ruajtjes se identitetit shqiptar thjesht si munges vullneti i arvaniteve dhe te shqiptareve te Epirit te Jugut. Greqia ka zbatuar nje proces asimilimi qysh gjate viteve 1820 (gjate luftes per pavaresi), i cili u egersua pas pavaresise. Madje edhe para luftes perpjekje te tilla jane bere nga kisha ortodokse greke. Nuk eshte kursyes asnje metod nga shteti grek per kete gje, nga propaganda antishqiptare ne shkolla, te propaganda e kishes, dhe deri te internimi dhe vrasja e intelektualeve, fisnikeve, kapedaneve dhe prifteve arvanite/shqiptar. Nuk eshte e drejt t'u hidhet faj arvaniteve/shqiptareve kur terrori shteteror grek ishte i jashtezakonshem.

Nje zbutje e perkoheshme ndodhi me qeverine Metaksas ne gjysmen e dyte te viteve 1930, e cila pranoi te hapte disa shkolla shqip ne Cameri ne shkembim te disa shkollave greke ne Shqiperine e Jugut. Por projekti nuk zgjati shume dhe administrata lokale nacionaliste zgjidhte mesues nacionalist grek per ato shkolla. Gjerat ndryshuan shpejt me fillimin e luftes, dhe nacionalistet grek arriten deri ne spastrimin etnik dhe masakrat ndaj shqiptareve mysliman te Camerise.

Te interesuarit mbi keto ceshtje duhet te lexojn librin Historia e Camerise, i profesor Kristo Frasheri. Botim i para pak viteve, i cili gjendet ne shume librari ne Shqiperi.
 
Edhe nje here postimi me rendesi, meqenese tema filloi te ndotej me komente pa lidhje:

Fragmenti problematik i artikullit, qe perpiqet te nxjerri shqiptaret e Epirit si emigrant te viteve 1600:



Dhe per sa i perket kritikes kundrejt arvaniteve:
O papagall

E di ti cqendrim ka greku?
Cfare ben Shqiperia e popullsia te kundershtoj ate qendrim, ose ta zhduk njehere e pergjithmone?
 
E di ti cqendrim ka greku?
Cfare ben Shqiperia...?

Shqiperia po hedh themelet e shtetit modern. Pas disa vitesh do jete ne BE ku s'do mund t'a shantazhoj dot me Greqia politikisht. Dhe ne ndonje rast kur eshte e domosdoshme, pergjigjemi edhe keshtu:

kostandin-kacifas-1541617319-770x460.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top