Rrembehet vogelushi shqiptar

TIGRI

Anëtar i ri
E Hene, 17 Nentor 2008 20081116193612_artikull.jpg


ATHINE - Drame familjare per nje cift emigrantesh shqiptare ne Greqi. Femija i tyre vetem nje vjecar eshte zhdukur ne rrethana te mistershme dhe per rrembimin e tij ka dyshime te forta per nje person me ngjyre, klandestin nga Siria. Burime zyrtare nga Policia e Athines, konfirmuan per agjencine e lajmeve NOA se Mateo Dullia, eshte emri i djalit qe eshte lindur me 28 shtator 2007 nga nje cift emigrantesh me dokumente te rregullta ne Greqi. Mateo u zhduk me date 7 shtator 2007, mbi dy muaj me pare, nga zona e Kukaki, ne Athine. Kerkimet e deridjeshme te familjes Dullia dhe te afermve e miqve te tyre, policise dhe Qendres kombetare greke per femijet e zhdukur dhe dhunuar, kane rezultuar te pasuksesshme.

Rrembimi

Kur nuk kishte bere ende vitin e ardhjes ne kete bote, Mateo u zhduk mistershem duke lene nen pezmatim te thelle familjen dhe miqte e tyre.

Pasditen e 7 shtatorit te ketij viti, femija njembedhjete muajsh Mateo Dullia gjendej prane baneses ne lokalitetin Kukaki. Rreth ores 18.30, ne nje cast qe femija gjendej i vetem, zhduket ne menyre te mistershme. Kur nena konstatoi humbjen e femijes se saj, leshoi alarmin dhe ne vendngjarje u mblodhen fqinjet si dhe kalimtaret. Ne cast atje ka mberritur nje grup hetimor i policise se Athines. Nga deshmite e mbledhura, policia arriti ne perfundimin se nje burre me ngjyre, kishte rrembyer femijen prane shtepise se familjes Dullia, emigrante te rregullt nga Shqiperia. Diten qe u zhduk, vogelushi kishte te veshur, bluze ngjyre portokalli dhe jeshile si dhe pantallona po ashtu ne ngjyre portokalli, ndrysa mbante ne kembe, nje pale kepuce ngjyre bezhe.

I dyshuari

Personi qe identifikohet nga policia si autor i rrembimit te femijes, eshte Hasan Kerim, 34 vjecar nga Siria, emigrant klandestin prej kohesh ne Greqi. Vendbanimi i tij i fundit qe i njihet eshte ne zonen e Glifadhes ne Athine. "Femija eshte rrembyer nga 34-vjecari i identifikuar me emrin Hasan Karim, 34 vjec, shtetas sirian, emigrant i paligjshem ne Greqi", eshte deklarata zyrtare e leshuar nga policia e Athines. "Hasan Kerim eshte i paligjshem ne Greqi. Ai eshte i gjate 167 centimetra dhe ka peshe 60 kilograme", - shtoi policia e kryeqytetit grek e cila theksoi se po investigon intensivisht per ngjarjen qe ka sjelle trishtim te thelle ne familjen Dullia.

Kerkimet

Ne perpjekje per te ndihmuar ne gjetjen e femijes, agjencia e lajmeve NOA, se ciles i erdhi sinjalizimi per apel ndihme, ben kerkese publike dhe bashkohet me thirrjen e familjareve dhe autoriteteve greke per te gjetur te voglin. Cilido person i cili mendon se ka te dhena per vendndodhjen e femijes, mund te shkruaje ne [email protected], nderkohe te telefonoje menjehere ne numrin SOS 1056 qe eshte nje linje e cila funksionon brenda Greqise, apo ne numrin tjeter, 0030 210 7609554.



Kush eshte Mateo

Vogelushi qe tani duhet te jete 13 muajsh, Mateo Dullia, eshte 70 centimetra i gjate dhe peshonte diten e humbjes, dhjete kilograme, ai ka floke ne ngjyre geshtenje te hapur kurse ngjyren e syve e ka te gjelber.



Te dhenat:

Emri

Mateo

Mbiemri

Dullia

Vitlindja

28/9/2007

Ngjyra e flokeve

Geshtenje e hapur

Ngjyra e syve

Te gjelber

Pesha

Dhjete kilograme



Dita e zhdukjes

07/09/2008

Mbante veshur:

Bluze ngjyre portokalli dhe jeshile

Pantallona ngjyre portokalli

Kepuce ngjyre bezhe
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top