Pe: Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë
Flet shoqja: Griselda priste me padurim fëmijën
TIRANE- Gruaja e kreut te bashkise se kavajes mezi priste lindjen e femijes. Keshtu ka deklaruar sot gjate nje prononcimi per mediat, nje shoqja e saj, Ilda.
Gjate nje komunikimi televiziv ajo ka treguar se 28 vjecarja ishte një vajzë shumë e mirë dhe mezi priste të lindte fëmijën e saj.
“Dje ishim në Kavajë t’i qëndronim pranë Griseldës. Ajo ishte e shokuar dhe nuk fliste asgjë për ngjarjen. Griselda është një vajzë shumë e mirë dhe mezi priste të lindte fëmijën e saj ”- ka thene ajo, duke treguar se lindja ishte planifikuar per diten e premte..
Marrja ne pyetje
Pasi ka kryer ekspertimin mjeko-ligjor, qe hedh dyshime mbi shtatzenine e saj, gruaja e kreut te bashkise se Kavajes, Griselda Roshi eshte marre ne pyetje nga grupi hetimor, ne Prokurorine e Krimeve te Renda.
Ajo do i nenshtrohet nje seance pyetjesh per te hedhur drite mbi vertetesine e ngjarjes, qe nga te dhenat me te fundit, me gjasa mund te jete edhe nje inskenim i vete gruas.
Kjo pasi prokuroria hodhi poshte pisten e pretenduar nga 28 vjecarja Roshi per nje rrembim, pengmarrje dhe lindje te dhunshme te femijes se saj, per te cilin nuk ka ende asnje gjurme.
Kryhet ekspertimi: Jo shtatzene
Gruaja e kryebashkiakut te Kavajes, Griselda Roshi per me shume se nje ore i eshte nenshtruar sot ekspertimit mjeko-ligjor ne Institutin e Mjekesise Ligjore. Te dhenat paraprake, flasin se gruaja nuk ka qene shtatzene, sikunder pretendonte ne momentin qe ajo thote se e kane rrembyer dhe detyruar te beje abortin.
Nje staf mjekesh, eksperte te Mjeksise Ligjore dhe gjinekologe te maternitetit ne prani edhe te grupit hetimor kane bere ekzaminimet e nevojshme te gruas.
Makina qe e shoqeron ka lene ambientet e Mjeksise Ligjore ne oren 10.44. Ajo ka hyre ne te paraditen e sotme, rreth ores 09.30, shoqeruar nga forca te shumta policie.
Pas ekzaminimeve te hollesishme do te flasin rezultatet per ate qe do te kqyrin ne trupin e gruas.
Kryebashkiaku, Elvis Rroshi
Zhvillimet e djeshme
Menjëherë pas publikimit të lajmit për rrëmbimin dhe zhdukjen e fëmijës së sapo lindur të bashkëshortes së kryebashkiakut, Elvis Rroshi, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u nis dje drejt Kavajës, shoqeruar nga bashkeshortja e tij, Linda Rama.
Pas denoncimit të bashkëshortes së Rroshit, dy prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë mbërritur në banesën e tyre ku po hetojnë mbi ngjarjen dhe mbi vërtetësinë e deklarimeve të gruas.
Dëshmia
Deshmi kontradiktore ne rrefimin e Griselda Roshit, vecanerisht pas zbulimit te taksisit qe thuhet se e ka shoqeruar ne klinikes ku i eshte hequr femija. Bazuar në dëshmitë që familjarët kanë dhënë, thuhet se Griselda Rroshi rreth orës 19:15 të së martes ka qenë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Në këtë kohë, Griselda ka pirë një kafe me një mikeshën e saj. Mësohet se ajo kishte mbërritur në kryeqytet pasi për pak ditë priste të linde fëmijën e saj.
Gjatë kohës që ajo ka dashur të marrë një taksi, një fuoristradë me xhama të zinj ka ndaluar përpara saj dhe persona të armatosur e kanë futur me forcë në makinë. Mësohet se aty Griselda është rrahur dhe keqtrajtuar, duke u goditur madje edhe me tytë kallashnikovi. Griselda ka dëshmuar se ka parë disa njerëz mes të cilëve edhe gra.
Pas injektimit të një serumi ajo kujton se ka lindur fëmijën e saj.
Më pas i kanë ndërruar rrobat, mëngjesin e sotëm rreth orës 03:45 ajo është marrë sërish me makinë dhe eshte braktisur rreth 50 metra larg shtëpisë së saj në Kavajë.