Rregullat e reja për të pasur një armë me leje

Зngjεll

___________
Ku duhet të dorëzohen dokumentet dhe afati për të shqyrtuar kërkesën
Nga: Laureta Rryçi


Tiranë - Për të pasur një armë me leje në shtëpi duhet të plotësoni më parë një sërë kushtet në mënyrë që të mos keni probleme me shtetin. Gazeta “Albania” zbardh në numrin e sotëm, procedurën që ndiqet për këtë proces në të gjithë vendin. Burime pranë Ministrisë së Brendshme shpjeguan se komisariatet e policisë në rrethe pajisin me leje për mbajtje armë zjarri dhe të ftohtë vetëm personat juridikë dhe fizikë që përcaktohen në aktet ligjore e nënligjore të miratuara nga këshilli i Ministrave. Forma dhe përmbajtja e lejeve të përhershme dhe atyre provizore janë sipas modeleve të përcaktuara. Në leje nuk lejohet të bëhen shtesa e korrigjime. Në rast të kundërt, ato do të konsiderohen të pavlefshme dhe ndaj personit përgjegjës merren masa për heqjen provizore të lejes së armës deri në verifikimin e plotë të saj nga specialistët përkatës. Në komisariatet e policisë në rrethe, për dhënien dhe heqjen e armëve krijohet komisioni i përbërë nga shefi i komisariatit të policisë - kryetar, shefi i policisë kriminale dhe shefi i policisë rendit - anëtarë. Komisioni mblidhet jo më pak se një herë në muaj për kërkesat e paraqitura për dhënien e heqjen e armëve luftarake, sportive dhe të gjahut.

Vendimi

Komisioni i dhënies dhe heqjes së armëve në komisariatin e policisë gjykon mbi bazën e dokumenteve të gjitha kërkesat e personave të parashikuar në ligjin “Për armët”. Në përfundim të shqyrtimit të kërkesave dhe dokumenteve, arma konkrete jepet me leje të posaçme të firmosur nga shefi i komisariatit të policisë. Për drejtuesit dhe ortakët e shoqërive tregtare, vendas a të huaj, vendimi dhe leja firmoset nga drejtori i policisë së prefekturës në juridiksionin e të cilit ndodhet komisariati i policisë ku ai ka paraqitur kërkesën.

Autorizimi

Autorizimi për blerje arme gjahu, që i jepet shtetasit pas miratimit në komision, ka numër protokolli të firmosur nga titullari. Dokumentet për të marrë lejen për armë zjarri janë një kërkesë me shkrim të personit fizik apo juridik; Dëshmia e penalitetit; Raporti mjekësor i neurologut ku përcakton aftësinë mendore; Vërtetimi i gjykatës dhe i prokurorisë; Dokumenti i lëshuar nga qendra e punës, ku tregohet detyra apo funksioni që në bazë të ligjit i takon të pajiset me leje për mbajtje armë; Certifikata personale e gjendjes civile me fotografi; Fotografi me përmasat 3x2 cm, dy copë. Përveç dokumenteve të mësipërme në varësi të llojit të armës për të cilën kërkohet leja shtohet edhe një dokument shtesë. Për personat që kërkojnë leje për blerje armë gjahu edhe vërtetimin që është anëtarësuar në Shoqatën e Gjuetarëve.

Shqetësimi

70 mijë armë gjahu pa licenca

Jo pak herë shoqatat e gjuetarëve kanë ngritur shqetësimin se në
Shqipëri ekzistojnë rreth 70 mijë armë që përdoren për gjah pa leje. Këto afër, sipas shoqatave përbënin një kërcënim serioz për të gjithë vendin duke ndikuar negativisht në pasuritë që ka vendi ynë për lloje të ndryshme të shpendëve. Po sipas shoqatave aktualisht ekzistojnë vetëm 17 mijë licenca për armë gjahu, ndërsa pjesa tjetër posedon armë në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërkohë, numri total i gjuetarëve është rreth 87 mijë.


Dokumentet për të marrë lejen për armë zjarri

Një kërkesë me shkrim të personit fizik apo juridik

Dëshmia e penalitetit

Raporti mjekësor i neurologut ku përcakton aftësinë mendore

Vërtetimi i gjykatës dhe i prokurorisë

Dokumenti i lëshuar nga qendra e punës, ku tregohet detyra apo funksioni që në bazë të ligjit i takon të pajiset me leje për mbajtje armë

Certifikata personale e gjendjes civile me fotografi
Fotografi me përmasat 3x2 cm, dy copë

Për personat që kërkojnë leje për blerje armë gjahu edhe vërtetimin që është anëtarësuar në Shoqatën e Gjuetarëve

Rregullat për licencat për tregtimin e armëve të gjahut
Licencat e tregtimit të armëve të gjahut e materialeve të tjera të gjuetisë jepen me afat 1-vjeçar dhe me të drejtë rilicencimi pas kontrollit vjetor që ushtron Ministria e Brendshme.
Personat fizikë dhe juridikë që kërkojnë të licencohen për tregtimin e armëve të gjahut dhe materialeve të tjera të gjuetisë duhet të paraqesin një sërë dokumentesh: Kërkesë me shkrim, e cila i paraqet komisariatit të policisë ku ka vendbanimin;
Përmbledhje e veprimtarisë jetësore (autobiografi personale);
Vendimin e Gjykatës që e shpall personin juridik "Për tregtimin e armëve të gjahut dhe materialeve të tjera të gjuetisë"; Akt-themelimin e firmës që do të ushtrojë këtë aktivitet të noterizuar e regjistruar; Statusin e firmës "Për tregtimin e armëve të gjahut e materialeve të tjera të gjuetisë" të regjistruar e noteruar; Mendimi me shkrim i Komisariatit të Policisë nëse është dakord që shtetasi të ushtrojë aktivitetin për të cilin ka bërë kërkesën dhe nëse i plotëson kushtet dhe masat që kërkohen për këtë aktivitet së bashku me skemën e objektit ku ai do të ushtrojë këtë aktivitet. Të gjitha dokumentet e mësipërme në kohën e depozitimit në Komisariatin e Policisë, nuk duhet të jenë lëshuar nga institucionet përkatëse më vonë se 30 ditë nga paraqitja e tyre.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top