Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rregullat e reja/ Gonxhe: Kolaudim çdo 2 vjet, por taksa çdo vit

blendi-gonxhe-770x433.jpg

Pas përfundimit të koncesionit të kompanisë që menaxhonte kolaudimin e automjeteve, qeveria shqiptare vendosi që ky shërbim të mbetej shtetëror duke mos rinovuar kontratën me kompaninë private.
Ndërkohë tashmë në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, kolaudimi i automjeteve që nga janari do të kryhet çdo dy vjet.
Sipas drejtorit Blendi Gonxhe, mjetet që e kanë bërë kontrollin teknik rregullisht gjatë vitit 2020, do të futen përsëri në kolaudim në vitin 2022.
Gjatë një interviste në Rtv Scan, Gonxhe tha se taksa do të vazhdojë të paguhet çdo vit, pavarësisht se kolaudimi do bëhet çdo dy vite.
Gjithashtu Gonxhe pohoi se për të kompensuar faktin që kolaudimi do të kryhet një herë në dy vite, në rrugë do të shtohen kontrollet, në mënyrë që të mos abuzohet.
Një individi i përfundon kolaudimi në janar. Si do të funksionojë? Do të jetë e njëjta skemë?
Gonxhe: Ne menduam që ta bëjmë kohën e vlefshmërisë së çertifikatës dy vjet nga një që ishte dhe po ashtu kemi diskutuar këto ditë që të jetë e vlefshme për të gjitha koaludimet e bëra në vitin 2020. Kjo do të thotë që çdo përdorues mjeti që ka bërë kolaudimin korrekt brenda datës në vitin 2020 pa penalitete, në kuptimin që nuk e ka lënë pa bërë kolaudimin në vitin 2020. Pra, ka paguar taksat e automjetit dhe ka kryer kolaudimin pavarësisht se e ka bërë në janar, shkurt, mars apo dhjetor do të vijë në vitin 2022.
Kjo është e rëndesishme dhe besoj se është një e mirë për të gjithë ata që kanë një automjet. Në rradhë të parë kjo iu jep dorë të gjithë atyre që kanë më pak kohë dhe mundësi për të qëndruar në rradhë. Megjithatë ka dhe një shqetësim që lidhet me një pjesë të opinionit e cila thotë që mos abuzohet me këto dy vjet dhe makinat mos janë të dëmtuara etj. Për këtë arsye ne do të shtojmë kontrollin rrugor. Nuk duhet të trembet njeri, ky kontroll do të jetë i informatizuar. Do të jetë Task Forca e Transportit Rrugor për mjetet mbi 3.5 ton që është me mjete të specializuara dhe Policia Rrugore, të cilat do të jenë më të vëmendshme në vitin 2021 për shkak të këtij lirimi që ne po bëjmë.
Po përsa i përket taksave? A do të paguhen apo do të ketë një shtyrje të kolaudimit bashkë me taksat?
Gonxhe: Taksat siç e dini kanë një afat, deri në 365 ditë. Keni kohë 365 ditë, nga data kur e keni paguar. Nëse e keni paguar në nëntor, juve duhet brenda nëntorit të vitit 2021 të paguani taksat tuaja vjetore që janë të vitit 2021. Për këtë ne do të sofistikojmë shërbimin online. Njerëzit taksat do t’i paguajnë vit pas viti ndërsa kolaudimi është një herë në dy vjet. Për mjetet e reja nuk do të ketë kolaudim tre vitet e para sepse e konsiderojmë të tepërt. Janë mjete në gjendje perfekte, nuk ka çfarë të kolaudojmë në këto mjete, ato kontrollohen në kontroll fizik kur marrin targat ditën e parë dhe pastaj aty bëhet i gjithë kontrolli i plotë i automjetit. Koncesionari ose shitësi i makinës me 0 km është garanti me një faturë që e ka shitur këtë makinë apo makinë e zhdoganuar sërisht me një faturë, që kjo makinë me 0 km mund të dalë në rrugë.
Opinion.Al
 

Attachments

  • blendi-gonxhe-770x433.jpg
    blendi-gonxhe-770x433.jpg
    31 KB · Shikime: 0
  • blendi-gonxhe-770x433.jpg
    blendi-gonxhe-770x433.jpg
    31 KB · Shikime: 0
Po dhe nese ben aksident per 1 vit do e besh prap.
 
Bravo, t'rroj qiviriu. :D
 
??? VAllahi bilahi ne Shqipëri se ka kush prej mend vetem me tall meneren me popull mduket, po si do marrin taks per nje sherbim qe se kryen vetem ne Shqipërinë tone degjoj Zoti i ndihmoftë shqiptaret.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back