Rrëfimi i gardistit zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks

Arfenilla

Themelues i Forumit
Kardinalët e Vatikanit u kanë ofruar Gardistëve zviceranë seks, bën të ditur e përjavshmja zvicerane "Schweiz am Sonntag", e cila ka publikuar një storje që ka për protagonist një ish -gardist.

I riu zviceran ka pohuar se ka qenë shpesh objekt i dëshiruar i një numri klerikësh.

Në krejt këtë është i përfshirë edhe një dinjitar i lartë, pjesë e nivelit të lartë të pushtetit në Vatikan. Ish- gardisti ka treguar në detaje se si ky person i ka telefonuar duke e ftuar në dhomën e tij pas mesnatës. Zyrtarin e lartë të akomoduar në Pallatin e Papës, afër Atit të Shenjtë, 'insajderët', e konsiderojnëtë përfshirë në mënyrë direkte në një rrjet homoseksual brenda Vatikanit.

Gardisti zviceran ka shpjeguar se ky nuk ka qenë një rast i izoluar. Derisa ai ka shërbyer në Vatikan, ka pohuar se ka marrë mbi 20 oferta nga mbi 20 klerikë, ku përfshihen peshkopë, kardinalë, dhe priftërinjtë.

Ai ka treguar se si një prift i ka ofruar darkë ku gardisti në fund do të jetë ëmbëlsira.

Një pjesëtar i Departamentit të Shtetit të Selisë së Shenjtë, po ashtu është përmendur në këtë kontekst, por ai më vonë është transferuar në një post tjetër.

Sipas raportimeve, sjelljet të tilla jodinjitoze kanë ndodhur edhe para syve të Papës, e të cilat tani nxisin pyetje të sikletshme.

Dhe kjo ndodhë në një moment të pafavorshëm, pasi më 27 prill do të mbahet ceremonia e kanonizimit si shenjtor e Papa Gjon Palit II.



swiss-guard-cardinal_med_348510.jpeg

Por a është gardisti një propagandist që do të krijojë probleme. Insajderët në Vatikan e konsiderojnë rrëfimin e tij të besueshëm edhe në pjesën kur flitet për dinjitarin e lartë të afërt me Papën. Sipas këtij gardisti, ai nuk ka marrë fare ndihmë nga Garda Zvicerane kur i ka raportuar incidentet tek eprorët e tij. Ai madje është akuzuar se ka keqkuptuar diçka.

Zyra për media e Gardës Zvicerane në Vatikan u është përgjigjur akuzave të ish -gardistit.

" 'Rrjeti homoseksual'i përfolur' nuk përbën ndonjë problem për Gardën Zvicerane të Papës" ka thënë zëdhënësi Urs Breitenmoser...

Sipas tij, "zviceranët e rinj që nënshkruajnë kontratë dyvjeçare me Gardën në mënyrë rigjide i ndjekin vlerat ushtarake dhe religjioze" ka thënë Breitenmoser.

Express.
 
Titulli: Rrëfimi i gardistit zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks

Kjo teme me kujton nje histori qe e ka dhen dhe News24 para disa javesh kur nje hoxhe perdhunoi nje invalid me karroc, biles esht sjell dhe ne forum ku personi denoncoi Hoxhen per perdhunim, gjithsesi turp per kta njerez qe perfaqesojn 1 fe dhe perfshihen ne te tilla skandale
 
Titulli: Rrëfimi i gardistit zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks

Pederrat !!!! buuuu Pederrat !! :D turp per ta sinqerisht mjert ata !
po fajet kryesore i kan ata udh'heqesat kryesore papa qe nuk i lejon te martohen ! po tpakten te kishin kerkuar femra !!
 
Titulli: Rrëfimi i gardistit zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks

Sa jane shtuar papajanet lol
 
Titulli: Rrëfimi i gardistit zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks

Pse nuk doli me emmer dhe fytyre ky shoku ?
Te gjithe kane mesuar te shkruajne nje artikull.
Pastaj ku qenka problemi i madh ketu , e ka perdhunuar njeri ?
late man late .
Ky gardisti ska qene as 8-9 vjec . sic bejne disa qe bejne si te shenjte .
 
Titulli: Rrëfimi i gardistit zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks

Keto jan shpifje mediatike
 
Titulli: Rrëfimi i gardistit zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks

Histori e Sajuar,pasa shkuar ai ne ballo homosekslualesh me 20 propozime rreth rrotull,neper Korridoret e Vatikanit e nuk qenka marre asnje veprim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top