Rrëfehet gruaja vrasëse: “Donin të më digjnin të gjallë, ai dhe nëna e tij”

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Capture68.png
Një dëshmi tronditëse, gatigati në kufijtë e të pabesueshme është dhënë ditën e djeshme nga Mirelë Buzalli, 37-vjeçarja që masakroi të shoqin duke i marrë jetën në gjumë. Një histori e frikshme jo vetëm në aktin makabër por edhe në gjithçka që është deponuar prej gruas tek hetuesit e çështjes, të cilët duket se e kanë marrë me rezerva gjithçka është thënë prej gruas, nënë e tre fëmijëve, të cilët tashmë janë lënë në duart e gjyshërve të tyre. Historia që sipas saj nis që nga koha e dashurisë së tyre, ka pikërisht në themel faktin e besimeve të ndryshme fetare që kishin vajza dhe djali.

Mirela dhe Shkëlzeni ishin bashkë prej 16 vitesh dhe se djali i madh i tyre Egzoni është 14 vjeç. Njëkohësisht bëhet me dije se në rrëfimin e saj gruaja, nënë e tre fëmijëve ka pretenduar se ai e rrihte, e fyente dhe madje kishte tentuar edhe ta digjte të gjallë. Mirela, në rrëfimin tronditës i ka treguar policisë dhe prokurorit të gatshëm se prej shumë kohësh çifti ishte ftohur. Ndonëse flinin në një dhomë ata flinin veçmas dhe sipas saj sëpatën me të cilën i mori jetën bashkëshortit të saj 41 vjeç, e kishte marrë në dhomën e gjumit. “Po, ishte aty. Im shoq e mbante brenda dhomës së gjumit dhe më kërcënonte herë pas here më të. Atë natë nuk fjeta fare dhe e kam vrarë duke u zbardhur. Djali i madh, Egzoni dhe vajza kanë shkuar te gjyshërit, ndërsa unë mora djalin e vogël dhe shkova me të në policinë e Vaut të Dejës”.

Kështu ka treguar gruaja në lidhje me gjithçka ka ndodhur mes çiftit prej shumë vitesh ndërsa ajo mendon se një prej personave që ka ndikuar për keq në lidhjen e tyre ka qenë edhe e ëma e djalit, vjehrra. “Ajo i ka thënë gjithmonë tim shoqi se s`na duhet në shtëpi një nuse katolike. Madje edhe kur më leu me benzinë e desh më dogji, Shkëlzeni më tha se duhej të më digjte se nuk kishte faj nëna që thoshte se ti s`duhet të ishe në shtëpinë tonë”. Gruaja mësohet ti ketë treguar policisë me detaje konfliktet e herëpashershme mes tyre ndërkohë që ajo ka rrëfyer edhe dhunën sistematike jo vetëm fizike që ushtronte Shkëlzeni ndaj saj. Ajo ka mohuar të kishte probleme xhelozie mes tyre pasi ata ishin të ndarë prej shumë kohësh. Por policia ende nuk ka mundur të zbulojë se cili ka qenë konflikti i natës së krimit mes tyre, pasi gruaja i mëshon në të gjitha dëshmitë e saj vetëm faktit se ajo është torturuar

Nikoleta Kovaçi
 

Attachments

  • Capture68.png
    Capture68.png
    637.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Rrëfehet gruaja vrasëse: “Donin të më digjnin të gjallë, ai dhe nëna e tij”

Fatkeqesisht familja shqiptare po degjeneron cdo dite e keta politikanet shqiptar tallin Faqen qe dy vite me nje reforme muti ne drejtesi.:yum:
 
Titulli: Rrëfehet gruaja vrasëse: “Donin të më digjnin të gjallë, ai dhe nëna e tij”

Jo per cdo gje e ka fajin politika.
Une do thoja e ka pasur sistemi totalitar fajin qe I ka len njerzit me pasoja Te renda. Pashkollimi I duhur. Plus martesat me njohje edhe me fotografi. Kte e paska msu avokati me fol . Do me digjte ndaj e vrava. Logjike e semure. Njerez me probleme mendore nuk mund Te martohen. Egziston divorci per Te gjithe ata qe gjejne ngushellim Te sopata, thika apo pushka. Shpresoj ta denojne mbi 35 vjet burg !
 
Titulli: Rrëfehet gruaja vrasëse: “Donin të më digjnin të gjallë, ai dhe nëna e tij”

Ne fakt femrat qe dhunohen marrin nje urdher mbrojtje qe eshte fallso pasi vazhdojne dhunohen perseri...kjo ska bere mire qe e ka vrare, por ka parandaluar qe mund ta vrisnin me vone.nqs eshte dhunuar vertet, ja ka bere sh mire.ai qe rref grun nuk eshte burre,kot sa I rendon tokes,i ka bere nder shoqerise pasi Cfare I duhen njerezimit njerez te tille.dikush qe te shkatarron jeten meriton plumbin.nuk jam per tju pergjigjur dhunes me dhune,por ne kete vend jo gjithmone vihet drejtesia.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rrëfehet gruaja vrasëse: “Donin të më digjnin të gjallë, ai dhe nëna e tij”

Sdi cil version te besosh me pare
 
Titulli: Rrëfehet gruaja vrasëse: “Donin të më digjnin të gjallë, ai dhe nëna e tij”

Nuk vritet nje njeri pse tradheton o vajze . E kan msu me fol ashtu .
Edhe nese e ka dhunu ka ligje ka divorce. Ishte e semure mendore.
Dhe Ti mendjen e asaj paske !
 
Titulli: Rrëfehet gruaja vrasëse: “Donin të më digjnin të gjallë, ai dhe nëna e tij”

Sa her lexoj kto shkrime,them me mir tjesh beqare nga njera an :D
kur dhunon mashkulli,apo ofendon apo vret tshoqen,askush sben gjyqin.Kurse po tndodh e kunderta,tgjith e qujn tsemur mendore,asaj per nje cast i ka kalu truni e ska mendu me thjesht ka vepru.E Burrat e sotshem ta bijn shpirtin nmaj te hundes,ti vejn gishtin kokes e ateher tmeritojn rrespekt e dashuri nga gruaja.Edhe shteti yn shqiptar esht i korruptuar,asnje ligj apo mas sben efekt :( :(
 
Titulli: Rrëfehet gruaja vrasëse: “Donin të më digjnin të gjallë, ai dhe nëna e tij”

Jetmira Un sjam Te gjithe !
 
Titulli: Rrëfehet gruaja vrasëse: “Donin të më digjnin të gjallë, ai dhe nëna e tij”

ncncnc... Zot na ruaj! Drejtoje njerezit se u ka vdekur dhembshuria dhe njerezimi!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top