Rrathët e përkryer

braziljania

Anëtar i Nderuar
Nuk po flasim për rrathët e parajsës. Por për ata që mbahen në vesh. Që mundesh t’u besosh… përjetësisht


Vathë që mbërthehen nga një buton apo nga ata që varen sigurisht që kemi shumë, por ja që veshët tanë duket se presin që të zbukurohen me rrathë! Janë sa interesantë, aq edhe trendy dhe shumë të lashtë…

Tradicionalisht janë mbajtur nga skllavet, por në shekullin XVIII vathët rrathë dolën në modë, kur filloi t’i mbajë Maria Antoneta.

Në vitet ‘70 ishin një nga aksesorët e pazëvendësueshëm të stilit hippie. Të mëdhenj e të lehtë, kombinoheshin mrekullisht me fustanet e gjatë, që i lëvizte era…

Nuk njihet origjina e saktë e vathëve rrathë. Janë gjetur në Ur, në Mesopotami, në varret që arrijnë të dëshmojnë për një periudhë deri në vitin 2500 p. K.

Bëhej fjalë për vath-stoli, ku gdhendeshin forma gjarpërinjsh apo hëne: sipas besëtytnive, shërbenin për të mbrojtur veshët, që konsideroheshin qendra e inteligjencës dhe u lejonin shpirtrave hyjnorë të hynin në trupin e njeriut.

Ndërsa sot konsiderohen një nga shpikjet më rezistente në jetën e një femre, sepse vathët rrathë, dhe pse jo me formën më elegante ndër gjithë të tjerat, janë një aksesor që mund të shoqërojë çdo lloj stili: nga ai i vajzave të veshura me xhaketa lëkure, deri te zhveshja e supeve nga fustanet elegantë bust. Dhe ashtu si i kemi parë të përhapur në vitet ‘90, ashtu edhe sot nuk çuditemi tek ia shohim një personazhi të njohur. Të përshtatshme sipas llojit për jetën e përditshme, por edhe për skenë, të kombinueshme me flokë të mbledhur fort topuz apo të derdhur mbi supe, vathët rrathë duket se rrethojnë idenë gjeniale, përgjigjen e saktë për të bërë përherë tendencë.
. Trinity… Unaza me 3 lloje ari e Cartier vjen në version vathësh rrathë me diamante


2. Si një lavjerrës, kuarci lëkundet dhe thyen dritën…


3. Të frymëzuar nga stolitë tibetiane, rrathët e Diane von Furstenberg japin një look hippie chic


4. Të thjeshtë rrathët Dinh Van, 100 % ar i verdhë


5. Rrathët “Attrape-moi si tu m’aime” nga Chaumet. Si t’u rezistosh këtyre rrathëve diamantesh, të punuar në formë merimange?


6. Perlat e kuqe lëkunden në çdo lëvizje të kokës…


7. Bulgari u ka varur rrathëve shenjat dalluese të linjës së vet


8. Kontornoja prej diamantesh nënvizon pastërtinë e rrathëve Adamence


9. Mbaje vath në vesh: rrathët brendashkruhen një figure kënddrejtë


10. Lakuriqët e natës prej diamanti kanë ngecur në rrathët e Lydia Courteille. Ja si mund të shndërrohesh në një catwoman…


11. Rrathët “Camélia Ajouré” prej ari të verdhë 18-karatësh nga Chanel Joaillerie


marre nga revista: PER FEMRA*
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rrathët e përkryer

vethet rrathe nuk me shkojne fare. se di pse, por si kam hic qejf.
Jam me teper tek vethe te vegjel, ose ato qe jan te varura te ken nje gjatesi mesatare, jo shum te medha.
 
Titulli: Rrathët e përkryer

kurse mua me shkojn,vec se kan nje te keqe qe me nxjerrin me te madhe e si perdor..
perdora to vathet e gjate te holle ......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top