Rovinj, Venecia e vogel blu

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
rovinj0.jpg


Qyteti i mrekullueshem kroat, me peisazhe kartoline dhe nje det te gjithin per te shijuar. Rovinj njihet edhe si 'perla blu e Adriatikut', eshte nje nga qytetet me piktoreske dhe romantike te Mesdheut.
rovinj1.jpg


Njihet edhe per profilin e kembanave te kishes se shek.XVIII te Sant Eufemia, qe ngrihet ne qendren historike, Rovinj ka qene e lidhur me Venecian per me shume se 5 shekuj. Kete e tregojne me se miri shtepite e stilit venecian qe dalin ne rruget me kalldrem te qytetit te vjeter te ndertuar ne nje gadishull te vogel qe pershkohet nga deti.Rovinj

Rovinj3.jpg


Eshte shume e kendshme te shetisesh ne keto rruge, mes galerive te artitdhe dyqaneve artizanale, derisa te arrihet ne tregun karakteristik ku fermeret shesin ullinj, domate, ereza aromatike dhe djathra te prodhimit vendas. Ndersa ne sheshin kryesor gjenden kafe dhe restorante te frekuentuara, me tarraca qe ofrojne pamje piktoreske te qytetit port, ku ankorohen varka dhe vela peshkataresh.

rovinj4.jpg


Nder monumentet per t'u pare pervec kishes te Sant Eufemias dedikuar mbrojtjes se qytetit, me harkun e triumfit te Balbit, eshte Kulla e Ores me luanin e San Marco, gjendet ne sheshin qendror dhe ne lashtesi eshte perdorur per si burg per te denuarit.

Bashkia, selia e administrates se qytetit, kane origjine qe ne shek.XIV, kurse manastiri franceskan, ne stilin barok, daton ne fillim te shek.XVIII dhe eshte shtepia e koleksionit te artit te shenjte me mbi 250 vepra vepra.

rovinj5.jpg


Pallati antik i konteve Califfi, ne shekujt XVII dhe XVIII, mirepret Muzeun e Qytetit me koleksione te artit modern dhe bashkekohor dhe arkeologjike.

Rovinj eshte edhe nje perle natyrore me peisazhe prej kartoline, nje njolle mesdhetare, me plazhe gurore te mbuluara me pisha dhe 22 ishuj.
Ishulli i Kuq me 23 hektare siperfaqe eshte arkipelagu me i madh Rovinj dhe pas tij vjen ishulli i bukur i Katerines, ku botanistet kane kataloguar plot 456 lloje bimesh, nder to shume lule.

rovinj.2.jpg


Per t'u vizituar eshte dhe Zlatni, zona me e madhe pyjore e parkuar ne Adriatik, ku mund te merrni me qera bicikleta dhe mund te ngjiteni neper shkembinjte e Punta Montauro.

infoal​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top