Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rona ua dedikon suksesin viktimave të Himarës

f.0527151648596_m.jpg

Rona Nishliu, e cila mbrëmë shkëlqeu në festivalin evropian të këngës, Eurosong, ua ka dedikuar këngën viktimave të tragjedisë së Himarës.

Ditë më parë në Himarë humbën jetën 13 njerëz (11 studente) dhe 26 të tjerë u plagosën, pas përmbysjes së autobusit. Rona ka gjetur kohë për t’u solidarizuar me viktimat, duke postuar një “status” në Facebook, një ditë pas performancës së saj në skenën evropiane.

“Suus në Eurosong dedikim 13 shpirtrave që humbën jetën në tragjedinë e Himarës! Falemnderit të gjithëve për mbështetjen e fuqishme. Falemnderit që besuat në Suus. Ju dua ♥”, ka shkruar Rona në profilin e saj në Facebook.

Këngëtarja kosovare u rendit e pesta në Evropë në spektaklin e mbrëmshëm të zhvilluar në Baku të Azebajxhanit me këngën e saj “Suus”. /Forumi Virtual/
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top