Rona Nishliut çmimi i dytë në festivalin rus

Love

βeℓℓe â๓e
Zëri i Rona Nishliut për tre ditë ka jehuar live edhe në Rusi. Këngëtarja kosovare e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong” me këngën “Suus” ka marrë çmimin e dytë në festivalin të njohur ndërkombëtar të muzikës “Netët e bardha të Shën Petersburgut”, raporton “Koha Ditore”.

f1_rona1341907143.jpg


E aty kanë qenë edhe emra të mëdhenj të muzikës. Grupi “Simple Minds”, Michael Bolton e Eros Ramazzotti janë vetëm disa prej mysafirëve në festivalin i cili përmbylli maratonën treditore të dielën mbrëma. Sipas një njoftimi të “Eurosong Shqipëria”, anëtari i jurisë Turbo B., është përkulur para këngëtares nga Kosova, derisa është ngjitur në skenë për t’ia dorëzuar trofeun. Këngëtarët e 17 shteteve pjesëmarrëse kanë garuar tri net, nga 6 deri më 8 e këtij muaji, dhe për çdo mbrëmje juria ka vlerësuar secilin këngëtar pas performimit. Në mbrëmjen e parë në edicionin e njëzetë të “Netët e bardha të Shën Petersburgut”, zëri i saj u vlerësua si më profesionali i festivalit. Përveç muzikantit amerikan Turbo B, juria përbëhej edhe nga kantautorja Paula Abdul që ka një “Emmy Award” për koreografi dhe Dmitry Zakon.

Në festivalin që nxori fitues këngëtarin italian Gianni Fiorellino - pos “Simple Minds”, Bolton e Ramazzotti - si mysafirë performuan edhe emra të tjerë të mëdhenj, duke përfshirë Joss Stone, Anastacia, Natalia Imbruglia e Mika. Përveç Shqipërisë, në mesin e 17 shteteve garuese kanë qenë Peru, Irlanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, San Marino, Spanja, Turqia, Venezuela, Rusia, Kolumbia, Franca, Portugalia, Italia, India, Suedia dhe Karaibet.

Rona Nishliu, e cila ka përfaqësuar shtetin shqiptar, në mbrëmjen e parë të festivalit ka performuar “Suus”, derisa në mbrëmjen e dytë është ngjitur në skenë me “Natural Women” të Aretha Franklin. Gjatë gjithë ditës së hënë, kontakti me Ronën ka qenë i pamundur. Por suksesit të saj i janë gëzuar disa nga anëtarët e ekipit që e kishte shoqëruar në Baku të Azerbejxhanit, gjatë garës në “Eurovision”, ku ajo u radhit e pesta.

“Me siguri se është një sukses i madh që kënga po bën jehonë duke nisur nga Festivali i RTSH-së, Eurosong dhe në këto të tjerat. Rona ka kryer misionin e vet që të paraqesë në mënyrën më të mirë edhe këngën, edhe kualitetin e saj”, ka thënë Florent Boshnjaku, kompozitor i këngës “Suus”. Boshnjaku ka shtuar se suksesi në “Netët e bardha të Shën Petersburgut” është i mirëseardhur për muzikën shqiptare në përgjithësi.

“Jam i lumtur që me këngën time dhe me interpretimin e saj po arrihet sukses shumë i madh. Përgjithësisht është lajm i mirë për muzikën shqiptare”, ka thënë ai.

Regjisori Bekim Lumi, i cili ka realizuar videoklipin e “Suus” dhe ka qenë pjesë e delegacionit që e ka shoqëruar Nishliun në “Eurosong”, ka thënë se ky çmim është vazhdimësi e suksesit të këngëtares në festivalin e madh të këngës evropiane.

“Ky çmim për mua nuk është befasi, sepse gjatë kohës sa kemi qenë në Azerbajxhan, ajo ka tërhequr vëmendje të madhe të medieve, kritikës muzikore, por edhe të producentëve të shumtë që kanë shprehur interesimin e tyre për krijimtarinë muzikore të Ronës”, ka thënë Lumi, derisa ka dhënë edhe një parashikim.

“Mendoj se sukseset e saj nuk do të përfundojnë me kaq”, ka shtuar ai.

Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “White Nights of St.Petersburg” (Netët e bardha të Shën Petersburgut), është mbajtur më 1992. Për një kohë të shkurtër festivali u shndërrua në një prej më të mëdhenjve të zhanrit të muzikës pop jo vetëm në Rusi, por edhe në Evropën Lindore. Në mesin e emrave të mëdhenj që janë ngjitur në skenën e festivalit janë Jethro Tull, “Whitesnake”, Joe Cocker, Sheryl Crow, Ronnie James Dio, Status Quo, Julio Iglesias, “Deep Purple”, Mark Farner, Ringo Starr and “All Star Bend” e shumë të tjerë.
Burimi: kohaditore
 
Pe: Rona Nishliut çmimi i dytë në festivalin rus

Urime Rones
 
Pe: Rona Nishliut çmimi i dytë në festivalin rus

Bravo dhe suksese te metejshme...
 
Titulli: Rona Nishliut çmimi i dytë në festivalin rus

Urime per aritjen.
:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top