Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rona Nishliu regjistron këngën "Suus" në Hollivud

51515_1.jpg

LOS ANXHELOS-Rona Nishliu, fituesja e festivalit të 50 të këngës në Radiotelevizion do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Këngës në Eurovizion që zhvillohet nga 22 deri më 26 maj në Baku të Azerbajxhanit. Rona ishte kohët e fundit në Los Angeles të Kalifornisë për një regjistrim profesional të këngës së saj.

Në bulevardin Sunset të Hollivudit, janë disa nga studiot më të njohura të regjistrimit që ka bota. Rona Nishliu erdhi në njërën nga më të mirat e tyre, të quajtur Ocean Way.

Kënga e Ronës me titullin pak të çuditshëm “Suus”, u regjistrua nën drejtimin e një ekipi muzikantësh dhe teknikësh. Rona ka një vokal të pazakontë, që bën përshtypje.

Organizatori i gjithë regjistrimit është Aldo Shllaku, kompozitor filmi në Hollivud. Aldo është ai që bën të mundur realizimin e kësaj ëndrre.

“Ne kemi ardhur në këtë studio sepse ka një emër, ka një përvojë të jashtëzakonshme, dhjetra e qindra miliona disqe të arta si këto që shikoni këtu në korridor”.

Në muret e korridorit, qëndrojnë varur disa nga prodhimet më të mira të kësaj studioje. Frank Sinatra, Whitney Houston, Bon Jovi, Nat King Cole, Joe Cocker, Dean Martin. Inxhinieri i regjistrimit, Michael Frandelli, i cili ka punuar me këngëtarë të mëdhenj si Keith Richards i Rolling Stones, është mjaft i ndjeshëm ndaj zërave dhe ka përshtypjen më të mirë për interpretimin e Ronës.

“E mrekullueshme. Më pëlqen kënga, më pëlqen zëri i saj,” thotë Frandelli.

Megjithëse Rona do të këndojë live në Eurosong, muzika që do të shoqërojë këngën do të jepet e regjistruar dhe ka rëndësi që regjistrimi të jetë sa më profesional. Kompozitori i këngës “Suus”, Florent Boshnjaku, është ai që thotë fjalën e fundit.

“Edhe emri ynë do të hyjë në historinë e kësaj studioje, sepse jemi duke e incizuar këngën komplet me orkestër të gjallë dhe me çdo komponent tjetër që nevojitet, me një ekip së tepërmi profesional; kënaqësia dhe emocioni janë vërtet të papërshkrueshëm. Kur vendosëm të shkojmë në Festivalin e RTSH-së, vendosëm të paraqitemi me një këngë që neve do të na pëlqente shumë dhe kënga erdhi si gjendje emocionale, në një moment shumë të mirë. Jam shumë i lumtur që kënga pëlqehet mjaft nga një shtresë e madhe e publikut, të cilët e gjejnë veten në këtë këngë, që mban titullin ‘Personale’ – ‘Suus’”.

Për t’i shtuar këngës vlerë, zoti Shllaku ka thirrur basistin e njohur Reggie Hamilton, i cili sapo është kthyer nga turi botëror me Eros Ramazzotin.

Një orkestër harqesh prej 24 vetësh, ka ardhur në studio për të marrë pjesë në incizim. Harqet i japin thellësi këngës dhe kjo ndihet menjëherë.

Kënga Suus bën përshtypje për refrenin e saj me nota të larta që interpretohen plot dashuri dhe profesionalizëm nga Rona.

Nga Shqipëria ka ardhur kompozitori dhe instrumentisti i njohur Shpëtim Saraçi.

“Thirrja e saj në refren mendoj se i ngjan thirrje së çdo shpirti ndaj problemeve, ndaj gjithçkaje na rrethon. Mendoj se është një thirrje e civilizuar”, thotë zoti Saraçi.

Zoti Saraçi vjen këtu si përfaqësues i Radiotelevizionit Shqiptar dhe drejtor i këtij produksioni.

“Gjithçka do të varet nga performimi i saj live. Unë mendoj se aty Rona fitoi pikë në Tiranë dhe besoj se kjo gjë mund t’i japë pikët e duhura në festivalin evropian”.

“Nuk është këngë shumë e lehtë të këndohet, kështu që ka dalë shumë në pah talenti shumë i madh i Ronës,” thotë zoti Boshnjaku.

“Shpresoj që deri në paraqitjen tonë do ta tregojmë atë që ne kemi menduar prej fillimit. Shpresoj se publikut do t’i pëlqejë, edhe publikut evropian. Kënga është shumë e sinqertë, nuk është imponuese. Unë mendoj se edhe në Eurovizion ne do të shkojmë të tregojnë një profesionalizëm dhe mos të imponohemi në atë çka ata dëshirojnë. Se si do të jetë finalja, ajo le t’i mbetet kohës, sepse dihet se si votohet në Eurosong, mirëpo ne do të mundohemi që këngën ta paraqesim në mënyrën më dinjitoze që mundemi”.

Rona thotë se është shumë e lumtur që ka fatin të jetë në këtë studio.

“Besoj se me fat duhet të ndjehen jo vetëm artistët nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia por edhe artistët të cilët jetojnë këtu sepse në këtë studio nuk mund të futet çdokush. Në fakt, në periudhat e arta të saj kjo studio ka qenë e paprekshme. Megjithëse kam mbaruar për administrim biznesi, kënga vazhdon të jetë dhe do të jetë pasioni im".

(d.b/VOA/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back