Roman Polanski nen pranga.

elbruna

Anëtar i Respektuar
Regjisori i ‘Oliver Twist’ (nje film me shume femije) arrestohet per ‘Seks me nje te mitur’. Roman Polanski është ndaluar nga policia zvicerane pas një urdhërarresti amerikan të lëshuar para 31 vjetësh. Lajmin e kane dhene autoritetet e Festivalit të Filmit në Zyrih.
Organizuesit thanë se 76-vjeçari u ndalua nga policia të shtunën, kur kishte shkuar nga Franca në Zvicër për të marrë një çmim për punën e tij te lavedureshme me filmin.
Polanski pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare në 1977, duke u larguar nga Franca para se të dënohej.

Regjisori me origjinë polake nuk ka shkuar në SHBA për më shumë se 30 vjet. Ai madje nuk ka filmuar as në Britani të Madhe nga frika e ekstradimit.

Oskari që atij iu dha në 2002 për filmin ‘The Pianist’ u terhoq nga Harrison Ford.

Organizatoret e festivalit të Filmit në zyrih thanë se arrestimi i tij kishte shkaktuar shok dhe zhgënjim. Megjithate ata do të vazhdojnë me planet që kishin, për të bërë një retrospektivë të veprës disa vjeçare të regjisorit.
TAR
 
Te vjen gjynaf per keto persona qe bin kaq poshte duke pas nje prespektik e nje karrier te shkelqyeshme. :(
 
Une nuk mar vesh ku i con mushka ,,, kan gjithcka dhe e shkaterrojne ne kte menyre,,, per mendimin tim kta jane te semure, njerez qe nuk i kenaq asgje me,,,,
 
pffff menja kokerr gruri :( mos na rafte per pjese .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top