Riviera shqiptare, turistët e huaj “mësyjnë” drejt Jonit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Për ata që duan të jenë afër bregut, një natë në hotel mund të kushtojë nga 30 deri në 60 euro, ndërsa për fanatikët e traditës, shtëpitë përdhese abonohen për 300 deri në 400 euro në 15 ditë. Risi e kësaj vere janë edhe turistët e huaj. Të rinj nga Britania, Italia apo Greqia fqinje, shprehen të impersionuar me rivierën shqiptare.

Bregdeti i jugut mbetet padyshim destinacioni më i lakmuar turistik për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, por vitet e fundit edhe për turistët e huaj. Menjëherë pas ngjitjes në Qafën e Llogarasë panorama që shfaqet është magjepsëse.

Rruga që gjarpëron mes një terreni të thepisur zbret fillimisht në plazhin e Dhërmiut. Fshati me ndërtimet karakteristike ruan ende fizionominë e kohëve të vjetra dhe po ashtu edhe rruga 1.5 kilometra e gjatë që të çon fare afër bregut. Megjithatë vizitorët janë të shumtë, një pjesë e të cilëve besnikë ndër vite
Kam 6 vite që vij këtu dhe më pëlqen plazhi si edhe organizimi”, thote nje turist anglez.

Pavarësisht kësaj nuk mungojnë sugjerimet për t’u rikthyer sërish vitin tjetër. Pak kilometra më tej shtrihet plazhi i Jalit. Bashkë me ujin e kristaltë dhe natyrën çlodhëse, ka nga ata që mundohen të shfrytëzojnë në maksimum diellin e nxehtë të kësaj vere. Për tipat më alpinë, çadrat kushtojnë më pak dhe janë një zgjidhje e mirë në rast se nuk gjen dhomë për t’u akomoduar.

Ka dhe nga ata që e shohin këtë si një mënyrë për t’ju kthyer kujtimeve të rinisë. Plazhet e Himarës, Borshit apo Lukovës, që ndodhen pak kilometra më tutje, janë një tjetër alternativë për të pushuar në brigjet e Jonit. Udhëtimi drejt Sarandës dhe Ksamilit i jep fund kësaj perle të turizmit shqiptar që jo më kot, klasifikohet si elitar, dhe tërheq çdo ditë e më shumë interesin e pushuesve por edhe investitorëve.
*telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top