Rituali mahnitës i vajtimit mortor për malësorët e Shqipërisë së Veriut

Lauri

Anunnak
Rituali mahnitës i vajtimit mortor për malësorët e Shqipërisë së Veriut.

Forma më antike, më ekspresive dhe më spektakolare në të cilën plazmohet kriza e pikëllimit gjatë ritit mortor në malësitë veriore është gjama e burrave. Etnologu Bledar Kondi, thotë se "të dhënat më të hershme mbi gjamën e burrave dëshmohen nga Herodoti, i cili flet për ekzistencën e vajtimeve kolektive të fiseve dardane". Në mesjetë, Mikel Apostoli përshkruan një skenë mortore pranë Shkodrës, ku burrat dhe gratë, të cilët ai, në vitin 1437 i quan ende me emrin "taulantë", "vajtonin si kretasit", duke nënkuptuar me këtë modelet e lashta të vajtimit helen me britma dhe vetgjymtim".

Marlin Barleti dokumenton i pari gjamën personale të Lek Dukagjinit për vdekjen e Skënderbeut, ndërsa Pjetër Budi jep një tablo dramatike të malësorëve katolikë që i nderonin të vdekurit e tyre me gjamë të përgjakshme edhe gjatë salikimit fetar në shtëpinë e Zotit. Gjatë shek. XIX dhe gjysmës së parë të shek. XX janë pikërisht klerikët katolikë italianë dhe shqiptarë të cilët ofrojnë dokumentacionin etnografik më të pasur mbi praktikimin e gjamës në Malësinë e Dukagjinit, Malësinë e Madhe, të cilat kulmojnë me kodifikimin e dokeve mortore dhe të usullit të gjamës në Kanunin e Maleve, nga Shtjefën Gjeçovi [1900-'07]. Ndërsa gjatë gjysmës së dytë të shek.

XX gjama do të bëhej objekt i studimit etnografik, folklorik dhe etnomuzikologjik nga Rr. Zojzi, R. Sokoli, A. Ahmeti, A. اeta, M. Tirta, A. Ahmedaja etj. duke nxjerrë më në në pah funksionin dhe rëndësinë e këtij vajtimi prototipal në traditën mortore shqiptare. Përsa i përket regjistrimeve zanore të gjamës kolektive, ato janë shumë më të pakta, dhe ekzemplarët e regjistruar fillimisht nga O. Xhatufa në vitin 1972 në malësitë e Tropojës, Shkodrës, gjenden të depozituar vetë
(Nga: Petrika GROSI)

burra_zps0a122222.jpg
 
Titulli: Rituali mahnitës i vajtimit mortor për malësorët e Shqipërisë së Veriut

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Rituali mahnitës i vajtimit mortor për malësorët e Shqipërisë së Veriut

Goxha pune bene lauri e vleresoj kete me shume kem nevoj te njofim veten si komb se sa te huajt te lumshin duart e pranoj keto gjera sjau kam pas haberin ndonjehere deri me tani
 
Titulli: Rituali mahnitës i vajtimit mortor për malësorët e Shqipërisë së Veriut

XX gjama do të bëhej objekt i studimit etnografik, folklorik dhe etnomuzikologjik nga Rr. Zojzi, R. Sokoli, A. Ahmeti, A. اeta, M. Tirta, A. Ahmedaja etj. duke nxjerrë më në në pah funksionin dhe rëndësinë e këtij vajtimi prototipal në traditën mortore shqiptare. Përsa i përket regjistrimeve zanore të gjamës kolektive, ato janë shumë më të pakta, dhe ekzemplarët e regjistruar fillimisht nga O. Xhatufa në vitin 1972 në malësitë e Tropojës, Shkodrës, gjenden të depozituar vetë
(Nga: Petrika GROSI)

burra_zps0a122222.jpg


Shume interesante,


dmth egzistojne akoma? jam shume kurioze ti ndjek nga afer nqs eshte e vertete.....
 

Attachments

  • burra_zps0a122222.jpg
    burra_zps0a122222.jpg
    155.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top