Ritmet afrikane pushtojnë bregdetin shqiptar

braziljania

Anëtar i Nderuar
Ritmet afrikane mbërrijnë në bregdetin shqiptar. Bëhet fjalë për "Tambouret e Brazzes", grupi i njohur muzikor, eksperienca e të cilit ka shënuar plot 12 vjet.

Pas udhëtimeve në katër kontinente, për herë të parë me mbështetje nga shoqata franko-shqiptare "Argjiro" dhe ambasada franceze në Tiranë, muzika e tyre do të pushtojë sot plazhin e Himarës dhe nesër atë të Durrësit. Ky grup spektakolar perkusioni nga Afrika Qendrore do të na japë mundësinë të shijojmë talentin e tyre gjatë ditëve të nxehta të gushtit. Muzika e tyre tregon se sa afër është hip-hopi i daulleve të tyre tradicionale "Ngoma të Mbretërisë Bantu", ku banorët e saj mbartin simbolizmin e daulleve "Kongo diantotéla" te gjeneratat e reja. E pyetur për këtë iniciativë, presidentja e shoqatës franko-shqiptare "ARGJIRO" dhe producente e këtij aktiviteti, Ilda Mara u shpreh se, "qëllimi ynë është të ndihmojmë në zhvillimin e dialogut të kulturave. Shqipëria është anëtare e frankofonisë dhe ky aktivitet në bashkëpunim me ambasadën franceze në Tiranë është një kontribut në prurjen e një tjetër kulture frankofone në Shqipëri. Eshtë e vërtetë që ne në Shqipëri s'kemi ndonjë njohuri të madhe ndaj muzikës afrikane, po kjo do të jetë një premierë që publiku do ta mirëpresë", thotë ajo. Grupi i themeluar në vitin 1991 nga Emile Biayenda, baterist, kitarist, autor e kompozitor, i cili është i njohur në tërë Afrikën dhe në Evropë për reggae, jazz dhe muziken tradicionale. "Les Tambours de Brazza" janë shkrirja e trashëgimisë muzikore të Afrikës me modernitetin, aty ku instrumentet tradicionale shkrihen me instrumentet si kitara, sanza, ka bërë që traditat e kulturës muzikore afrikane të mbartin deri në ditët e sotme dhe të korrin një sukses në mbarë botën.

Gazeta panorama
 
Redaktimi i fundit:
noj videeo ska? te shofim dhe ne si levizkan kta me ritme afrikane:)
 
Ndonje informacion me te detajuar se ku do te pozicionohen ne qytetin e Durresit a ka ?

Duhet nje organizim per kete event, eshte gjynah ta humbasesh kete rast !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top