Rita Ora nominohet për “Oscar”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ylli britanik i muzikës me origjinë shqiptare, Rita Ora duke se e ka filluar me këmbë të mbarë 2015-ën. Ajo është nominuar zyrtarisht për çmimin prestigjioz “Oscar” për kolonën zanore të filmit “Beyond the Lights”.

1421378162rita-oscar.jpg


10376750_10153022191788151_276956254301171613_n.jpg


Kënga titullohet “Grateful” dhe konkurron për çmimin “Kënga më e mirë origjinale”. Kjo kolonë zanore, sipas specialistëve, duket se ka konkurrencë të madhe për marrjen e këtij çmimi.

Rita Ora, e cila tashmë është trajnere në show-n muzikor “The Voice UK”, pati një debutim mjaft impresionues në shfaqen e parë të këtij edicioni të shtunën e kaluar, ku ajo ndodhet në një panel me legjendat e muzikës botërore Tom Jones apo Will. I Am.

Ndërkohë gjatë kësaj jave u njoftua se Rita Ora së bashku me disa këngëtarë të suksesshëm britanikë pritet që gjatë këtij viti për shkak të suksesit të tyre të kontribuojnë së tepërmi për financat britanike përmes taksave ndaj të ardhurave të tyre nga muzika dhe karriera artistike.

Vetëm për pjesëmarrjen në talent-show-n “The Voice UK”, BBC raporton se e ka paguar atë gjysmë milioni sterlina.

Nominimi i yllit të muzikës britanike Rita Ora për një çmim “Oscar” përbën herën e parë që një këngëtare me origjinë shqiptare arrin një sukses të tillë impresionues. / Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top