-
- Anëtarësuar më
- Jul 16, 2008
-
- Mesazhe
- 15,694
-
- Reagimet e mara
- 12,029
-
- Mosha
- 39
-
- Vendndodhja
- Perball
-
- Website i juaj
- fv.al
TIRANث- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani pranon vonesën në procesin e numërimit të votave dhe deklaron se ky proces është shoqëruar me probleme në disa qendra.
Ai u shpreh se vonesa në mbylljen e numërimit(deklaruar në orën 17.00) është një gjë që ka ndodhur edhe më parë, ndërkohë që pranon se procesi po ecën ngadalë.
Gjatë një konference për shtyp, ai theksoi e shkak për vonesën është bërë në shumë raste paaftësia e komisionerëve dhe grupeve të numërimit, që nuk përdorën si duhet teknologjinë e për pasojë u krijuan disa problematika. "Ky është një problem që ne e kemi bërë prezent, pasi partitë nuk prunë në kohë komisionerët dhe grupet e numërimit dhe kjo reflektohet tani në procesin e numërimit"- tha ai.
Ristani deklaroi se procesi po ecën qetë, teknologjia kalon rezultatet dhe garanton transparencën dhe mbajtjen në kontroll të procesit. "Kemi probleme, kemi anëtarë që largohen nga detyrë e komisionerë që ikin gjithashtu. Problematika kemi në Shkodër, Bushat, ku do të ndërhyjmë fort"- tha ai, duke shprehur gjithashtu kënaqësinë për punën e mirë të bërë nga KQZ deri në këto momente.
Shekulli