Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rimeli për pamje elegante

rimeli-300x220.jpg

Rimeli është protagonisti i tendencave të makijazhit në stinën e dimrit. Mjafton një kalim i shpejtë për të pasur një shikim elegant dhe joshës. . اdo rimel ka karakteristikat e veta i përcaktuar nga forma e furçës dhe nga pigmentet e formulës. Të gjitha këto elementë kontribuojnë për të krijuar efekte të ndryshme, dendësinë, gjatësinë, kur duam të kemi qerpikë të lakuar dhe voluminozë.
اdo rimel ka një metodë aplikimi, rimeli me furçën e lakuar përdoret me një lëvizje zig zag, rimeli me krehër ka një metodë aplikimi rrotullues, nga rrënjët deri tek majat e qerpikëve. Estetët këshillojnë se duhet të përdorim këto metoda për të pasur një shikim marramendës.
Gjithashtu ata këshillojnë nëse keni pak rrathë të zinj rreth syve, të shmangni lyerjen me rimel për qerpikët e poshtëm, sepse rimeli krijon hije dhe nxjerr në pah defektet poshtë syve. Tek qerpikët e sipërm duhet ta kalojmë atë dy herë që të duken më të dendur.
Rimeli praktik
Për të aplikuar sa më mirë rimelin është e rëndësishme të mos e lëkundni dorën dhe aplikimi do të jetë më i lehtë edhe për duart jo shumë eksperte.
Rimeli i përkulur
Shumë make up artistë këshillojnë që para se të aplikoni rimelin, përdorni kthyesen e qerpikëve. Sepse nëse qerpikët janë të kthyer nga sipër duken sikur janë të lyera me rimel.
Rimeli voluminoz
Rimeli, pasi thahet, shpesh herë duket i zymtë. Përdorni rimel që ruan dritën dhe që u jep syve një efekt të dukshëm dhe brilant.
Rimeli i përshtatshëm
Nëse qerpikët janë të krehura mirë dhe të ndara nga njëri tjetri, rimeli përshtatet shumë lehtë në çdo qerpik. Duhet të aplikoni rimel që ka një furçë të dendur që zgjat dhe ndan qerpikët tuaj.
Rimeli shumë voluminoz
Qerpikët e hollë dhe jo shumë të dendur kanë nevojë për një produkt më specifik. Specialistët këshillojnë se në të tilla raste aplikoni rimel voluminoz që kanë dy baza ngjyrash, një e bardhë, që iu jep qerpikëve një efekt voluminoz dhe të padukshëm dhe nga ana tjetër baza e zezë që i zgjat.
Rimeli më në modë
Tendencat e fundit në botën e makiazhit këshillojnë që t’iu japim qerpikëve ngjyra, mbi të gjitha tek majat. Ngjyrat që rekomandohen janë lejlaja për sytë me ngjyra të errëta dhe jeshile për sytë me ngjyra më tropikale.

Lajme
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back