Rikthimi tek Franca, Donkishotizëm

Зngjεll

___________
Një vizitë befasuese e Berishës javën e kaluar në Francë, si dhe një marëveshje po e tillë befasuese biznesi - blerje helikopterësh nga shteti francez, - ndërsa gjate shtrëngimit të duarve me Presidentin Sarkozy, u perpoq fort të shembëllej me Benjaminin e tij.

Në fakt është një lëvizje demode dhe tepër donkishoteske, që tregon edhe një herë se Berisha është ikona e fundit, në pushtet, në Ballkanin e vjetër që po lëmë pas. Sot Ballkani po riorganizohet me një frymë të re politike, larg filozofizë së shekullit të kaluar, të dominimit francez, që u shoqerua me padrejtësi etnike e gjakderdhje kolosale - sidomos tek shqiptarët.
Manovra qesharake e Berishës me Francën bëhet për të krijuar (gjoja) linjën e indipendecës së tij nga "Perëndimi i Largët", dhe kjo thjesht e vetëm për të ruajtur pushtetin personal.

Zoti Berisha duhet të bindet se ai nuk ka më fuqi të përcaktojë linja politike të pavarura në Ballkanin e ri. Fuqia e tij, në këtë aspekt, mbaroi pikërisht ditën kur Kosova fitoi pavarësinë. Që nga ai moment u prish status quo-ja e vjetër franceze në Ballkan, dhe bashkë me të edhe krijesat politike të saj, një nga të cilët ishtë edhe vetë Berisha.

Lëvizja e Berishës është mëse e dëshpëruar, dhe tingëllon gjithashtu groteske edhe për faktin tjetër, se tashmë vetë Franca e ka mbyllur atë histori - historinë e Jugosllavisë së shpërbërë, të cilën Berisha ka vështirë ta pranoj.

Nëse do t'i referohemi së shkuarës, rezulton se Jugosllavia u krijua nga Franca dhe اekia gati 100 vjet më parë. Për ironi të gjërave sot اekia është në krye të BE-së, dhe qeveria shqiptare po perpiqet të paraqesë kërkesën e anëtarësimit pikërisht nën kryesine çeke. Përseri për ironi të gjërave, po kërkohet suporti francez për të përmbushur synimin në fjalë. اfare shembëllimi i çuditshëm me rastin e krijimit të Jugosllavisë së dikurshme.
Me të vërtetë Berisha po ndjek linjën e vjetër sllave të promovimit të Shqipërisë moderne...???
Aq Don Kishot të jetë???

Sot janë kohë të tjera zotëri. Ju i përkisni historisë tashmë.../Korrieri/
 
Titulli: Rikthimi tek Franca, Donkishotizëm

Ne faqet me te zeza te saj...
 
Titulli: Rikthimi tek Franca, Donkishotizëm

Nuk besoj te flitet per rikthim tek Franca etj ,etj , etj.
Berisha sot do dorezoje kerkesen zyrtare per antaresim ne EB
dhe ka shkuar tek Sarkozin ne France per te marre mbeshteje per aktin qe po ben
dhe Sarkozi ja ka shit , paksa me zor, keta helikopteret ne fjale.
Ja ka lene ne dore me nje fjale , pasi ja ka dredhur muhabetin ne menyre te tille ,
sikur te blesh helikopteret do mbeshtes kandidimin , dhe ty ka thene me vete ,
hec ma , po ja blej se fundja tregti po bej dhe po perfitoj dhe mbeshteje politike .
Kaq eshte kjo histori , por puna eshte se ju ka ngelur hatri italianeve.
Pse nuk i more tek ne thone ata , se i kishim me lire .Hej bela!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top