Matura Shtetërore
Matura shteteroreNjë prej ndryshimeve që parashikon ligji i arsimit të lartë është edhe se të rinjtë pas provimeve të Maturës Shtetërore duhet të aplikojnë vetë pranë universiteteve që dëshirojnë për të fituar të drejtën e studimit.
Zëvendësministri i Arsimit, Arbjan Mazniku, është shprehur se institucionet e arsimit të lartë do të kenë kriteret e tyre specifike, ku përveç mesatares, rëndësi të veçantë do të kenë edhe pikët që të rinjtë do të fitojnë në provimet që ata do t’i nënshtrohen. “Studentët do të aplikojnë në Qendrën e Shërbimeve Arsimore disa muaj më parë dhe do të zgjedhin degën që duan. Më pas, institucioni i arsimit të lartë ku kanë aplikuar do të shqyrtojë aplikimin dhe do të bëjë ofertën paraprake.
Do i thotë që nëse merr një notë të caktuar në një provim që vetë institucioni vendos, mund të pranohesh në shkollë”, shpjegon Mazniku. Gjithashtu, duke filluar që prej vitit të ardhshëm, Matura Shtetërore do të jetë një provim dalës, por jo hyrës në institucionet e arsimit ta lartë.
“Duke filluar nga 2016-2017, Matura Shtetërore do të jetë një program vetëm dalës dhe jo hyrës në universitet. Kjo do të thotë se studentët do të mbarojnë shkollën e mesme, do të marrin pikët e tyre të maturës që është përmbyllja e një cikli studimor. Më pas, me këto të dhëna, ata do të regjistrohen në institucione të arsimit të lartë, të cilat kanë përgjegjësinë të vendosin kriteret e përzgjedhjes së studentëve”, nënvizon Arbjan Mazniku, zëvendësministër i Arsimit.
g.shqip