Aren
Anëtar i Respektuar

Janë fëmijë, por ama e kanë seriozisht martesën. Vetëm kohët e fundit në kryeqytet,14 çifte nën moshën e lejuar kanë shkuar në gjykatë për të kërkuar leje martese. “Kam ngelur shtatzënë”... Ky është motivi i kërkesës përpara "togave të zeza"
Më shumë se sa vetë të miturit janë të rriturit që kanë pranë, që i shtyjnë në “martesë”. Në dyert e gjykatës së Tiranës kërkesa të tilla tashmë janë kthyer në normalitet. Nuk janë shumë, por janë aq sa që po prodhojnë statistika. Ky fenomen është i theksuar, sidomos te komuniteti rom që jeton thuajse nëpër të gjithë periferitë e qyteteve shqiptare, por jo vetem aty. Sociologjikisht, mosha e adoleshencës është moshë e formimit të personalitetit, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psiko-mental, intelektual, apo edhe të pjekurisë për të marrë përgjegjësi. Por ja që, këta të rinj nuk e mendojnë dy herë. Dashuria e parë u ka hedhur “lakun” dhe në këtë mënyrë kërkojnë, që lidhjen e tyre ta bëjnë zyrtare. Në listën e gjyqeve për shqyrtim, gjatë këtij viti çiftet më "fringo" kanë bërë kërkesën e tyre pranë institucionit të drejtësisë të kryeqytetit, për t'u lidhur në martesë. Katërmbëdhjet prej tyre, me dokumenta në dorë i janë drejtuar këtij institucioni. Kjo ndodh pasi me ligj, mosha nuk i lejon që të martohen normalisht pranë zyrës së gjendjes civile. Por legjislacioni në fuqi i detyron, që fillimisht duhet të vendosin togat e zeza, nëse do të martohen apo jo dhe vetëm pas kësaj, çifti mund të vendosë unazat në institucionin e bashkisë. Burime nga Gjykata e Tiranës bënë të ditur se, një nga problemet më të rëndësishme që i shtyn këto vajza për të bërë kërkesën për lejimin e martesës është se pjesa më e madhe e tyre janë shtatzëna me partnerin, që kërkojnë të martohen.
Psikologia: Martesat e të miturve? Rrezikojnë dështimin
Lediona Hasabella është psikologe pranë një shkollë të mesme në kryeqytet. Kemi marrë mendimin e saj si specialiste për këtë moshë se çfarë ndodh me të rinjtë që vendosin të lidhen në martesë në moshë të mitur. Ajo na bën një analizë më të detajuar për këtë problematik. “Nga ana psiko-emocionale, ****uale, fizike, nën 18 vjeç ata quhen fëmijë dhe nuk janë gati të martohen apo të sjellin në jetë një fëmijë e të krijojnë familje e të kujdesen për të. Vetë ligji shqiptar e quan fëmijë një individ 0-18 vjeç dhe duhet të jetë prindi kujdestar për të veprimet dhe pasojat e veprimeve të tij. Prandaj është tepër logjike të mendosh si absurditet shumë të madh martesën e një vajze 11 me një djalë 15 ose qoftë një vajze 15 dhe një djalë 18 pasi ata janë duke përjetuar tranzicionin e adoleshencës. Në këtë moshë ata sapo kanë kaluar pubertetin e cila është mosha që ndaj fëmijërinë e hershme me adoleshencën - mosha ku fillon të arsyetosh dhe ndodhin ndryshimet fizike ( rritja e qimeve, trashja e zërit, ndryshimi i organeve ****uale etj). Njihet botërisht se adoleshenca është mosha e ndryshimeve të mëdha dhe e njohjes së vetes gjatë të cilës fëmijës (adoleshentit ) i duhet ndihme ta kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme e jo më ti shtoje vetes përgjegjshmëri të tilla për të cilat nuk është absolutisht i përgatitur. Martesa kërkon përkushtim, përgjegjshmëri, marrëdhënie të konsoliduar, aftësi të ndryshme të cilat një adoleshent nuk i ka në zotërim. Nëse nuk u lejojmë fëmijëve të kalojnë me sukses stadin e fëmijërisë dhe adoleshencës dhe i bëjmë burrë dhe grua apo mami dhe babi kaq shpejt kemi përshpejtuar një proces evoluimi i cili do të sjellë pasoja negative ne te ardhmen. Sigurisht që kjo "martesë" nuk ka shanse të funksionojë normalisht pasi të dyja palët nuk janë gati për funksionimin e saj. Nëse gjykata jep leje për martesë nën 18 vjeç për arsye shtatzënie atëherë duhet marrë parasysh se vajza minorene do ketë nevojë për ndihme për ta rritur fëmijën dhe për të kaluar depresionin post-partum që kalon çdo grua që sjell në jetë një fëmijë. Në rastin e vajzës minorene ky depresion mund të jetë me probleme e simptoma me të vështira për t’u përballuar. Rreziku që ata të ndahen shumë shpejt ekziston pasi ata janë duke përjetuar një fazë shumë të vrullshme hormonale dhe si e tillë vendimet e marra me shpejtësi dhe mund të kthehen mbrapsht me shpejtësi. Problemi më i madh i kësaj martese është vetë lidhja e cila nuk është një lidhje normale mes 2 adultësh si duhet të jetë dhe si e tillë mund të priten anomali sociale nga më të ndryshmet. Lidhur me faktin se kush e ka më tepër problem djali apo vajza - unë duhet ti referohen statistikave sipas të cilave vajzat janë ato që bëjnë më tepër kërkesa në gjykatë për martesë dhe në moshë shumë të vogël dhe problemi i shtatzanisë në këtë moshë dëmton drejtpërdrejt vajzën - pasi është fëmijë që do sjellë në jetë një fëmijë. Vajza me anë të statistikave piqet dhe maturohet më shpejt rreth 2 vjet më herët se djemtë por konsideruar një minorene 15 vjeç edhe shtatzëne nuk mund të mos mendosh pasojat negative psikologjike dhe fizike të ajo ndërkohë që për djemtë problemi mund të jetë traume e fort psikologjike por me e përballueshme. Vajzat kanë natyrë emocionale dhe si të tilla janë më të ndjeshme dhe do ta kenë më të vështirë të përballojnë ndjenjën e fajit për "gabimin" e kryer”.
Togat e zeza, pro Shtatzanisë
Të gjitha vajzat që kanë bërë kërkesën për lejim martese në Gjykatën e Tiranës janë, nën moshën 18 vjeç. Pjesa më e madhe e tyre janë të datëlindjeve 1995-1996 dhe janë, banuese në kryeqytet dhe fshatrat përreth. Sipas Kodit të Familjes, nuk lejohen lidhjet e martesës ndërmjet një vajze dhe një djali, nën moshën e përcaktuar. Por bashkëjetesa e një çifti adoleshentësh sjell më pas edhe një fëmijë. ثshtë pikërisht ardhja në jetë e një foshnje e cila vërtetohet dhe në bazë të ekografisë obstetrike të lëshuar nga mjeku gjinekolog, e cilat paraqiten përpara togave të zeza. Kështu, në rastin e pritjes së fëmijës nga ana e çiftit, gjykata çmon si të rëndësishëm lejimin e lidhjes së martesës. Kjo edhe në referim të nenit 7/2 të Kodit të Familjes, ku parashikohet se: Gjykata e vendit ku lidhet martesa për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën përpara kësaj moshe.
Gjykata, bujare
"Jam shtatzënë, dua të martohem", të gjitha kërkesat për leje martese vijnë me këtë motivacion në Gjykatën e Tiranës. Për vitin 2011 pranë sekretarisë së organit gjykues janë paraqitur 14 kërkesa për lejim të lidhjes së martesës. Pasi këta të mitur ende në moshë të vogël nuk mund të martohen pranë zyrave të gjendjes civile përkatëse për shkak se janë të mitur. Për të gjitha kërkesat gjykata është treguar bujare dhe i ka pranuar duke i dhënë kështu të gjitha çifteve lejen për t'u martuar.
Sipas Kodit te Familjes...
Neni 7
Mosha e lidhjes së martesës
Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rendësi, mund të lejoje martesën edhe përpara kësaj moshe. Rastet kur i drejtohen gjykatës t’u japë vendim për tu martuar nën këtë moshë zakonisht kanë shkak shtatzëni të padëshiruar në moshë të vogël ose martese me arsye emigracionit.
Entela Resuli