Ribehet me kembe e duar 28-vjecarja

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Greqi- Gruaja 28-vjecare, e cila tre dite me pare u be objekt i nje krimi te shemtuar, ku protagonisti i dyshuar ishte i shoqi, ka arritur te dale nga rreziku per jeten, ajo ka rifituar edhe duar e kembe qe iu prene me motosharre. Burime nga spitali shteteror KAT, i Athines, bene te ditur se pas nje nderhyrjeje te specializuar kirurgjikale, u be ngjitja e kembeve dhe duarve qe i kishte prere i shoqi 39-vjecar I. Ramaj, nga Librazhdi, i cili ndodhet nen arrest me burg. Mjeket thane se shendeti i A. Ramaj, eshte nen kontroll, duke theksuar se nderhyrja me ringjitjen e eshtrave ishte dicka e rralle, qe funksionoi. Gjithsesi, mjeket treguan se njera kembe eshte ne pikepyetje, nese do te funksionoje ngjitja apo jo.

Policia

Nga hetimet e para, policia hodhi dyshimin se sherri qe solli ngjarjen e frikshme, erdhi pas refuzimit te gruas 28-vjecare per t'iu bashkuar familjes, duke qene se ajo jetonte prej dy muajsh vetem ne Kalamate, i shoqi ne Veria dhe dy femijet e tyre, ne Shqiperi. Dje i dyshuari doli para Gjykates Penale te Kalamates, ku prokurori kerkoi mbajtjen e tij ne qeli deri ne perfundim te hetimit, kerkese qe e pranoi gjykatesi i gatshem. Nga deshmite e dhena prej te dyshuarit, krimi i se shtunes erdhi nga pasioni qe ai kishte dhe deshira per te qene afer te shoqes, deshire qe kundershtohej nga ajo qe prej dy muajsh, kur edhe jetonin te ndare. Gruaja ishte larguar nga banesa ne Veria, ku jetonte me te shoqin dhe erdhi ne Kalamate. Atje, kishte nisur pune ne nje bar, ne zonen e Pilias, ku kishte nisur dhe nje lidhje me nje banor te zones, ne te cilen jetonte me qira. Pasi i preu kembe edhe duar me motosharre, 39-vjecari e hodhi gruan ne bodrum dhe me pas u largua. Por i penduar i rrefeu policise te gjithe ngjarjen e ndodhur.

Ngjarja

Gjithcka e pati pikenisjen para dy muajsh, kur 39-vjecari shqiptar jetonte ne qytetin e Verias, te rajonit Makedonia te Greqise. Para disa ditesh ai kishte shkuar ne Shqiperi dhe kishte marre femijet, perkatesisht, tete dhe dhjete vjec, te cilet jetonin me te afermit.

Nje jave me pare, I. Ramaj, bashke me dy femijet, ka mberritur ne Kalamate, ne shtepine me qira ne rrugen "Navarinu", te lokalitetit Mesinia. Rreth ores 14:00 te se shtunes, 39-vjecari ka debatuar ashper me te shoqen. Shkak ishte pikerisht qendrimi larg njeri-tjetrit. Debati eshte ashpersuar dhe ne nje moment irritimi, 39-vjecari ka rrembyer nga bagazhi i makines, prane shtepise, nje sharre elektrike me zinxhir. E ka vene ne prize dhe i eshte versulur te shoqes duke i prere te dyja kembet dhe duart deri larte ne krahe. Ulerimat e femijeve te traumatizuar e kane penguar ne veprimet e metejshme. Gruan e ka fshehur ne bodrum dhe me pas se bashku me femijet eshte larguar nga apartamenti.

Femijet

Dy femijet e tmerruar kishin dale jashte shtepise dhe nen klithma godisnin dyert e makinave te parkuara, duke kerkuar ndihme. Menjehere me pas, u eshte afruar i ati, i cili i ka futur ne makine dhe i eshte drejtuar bulevardit prane detit. Atje i eshte afruar nje patrulle policore dhe i ka njoftuar se ka masakruar te shoqen.

I dyshuari

I dyshuari 39-vjecar, pa dokumente te rregullta qendrimi, u arrestua dhe u dergua ne nje qeli paraburgimi te rajonit lokal policor. Femijet, gjenden ne spitalin e Kalamates, por autoritetet lokale kane vendosur t'i dergojne ne nje qender per trajtimin mbrojtes te femijeve me probleme ne familje.

Gazeta Koha Jone​
 
Titulli: Ribehet me kembe e duar 28-vjecarja

shyqyr qe gruaja shpetoi dhe ktij mostri ti hedhin dhe celsat e qelise ne det e mos te dali me
 
Titulli: Ribehet me kembe e duar 28-vjecarja

Greqi- Gruaja 28-vjecare, e cila tre dite me pare u be objekt i nje krimi te shemtuar, ku protagonisti i dyshuar ishte i shoqi, ka arritur te dale nga rreziku per jeten, ajo ka rifituar edhe duar e kembe qe iu prene me motosharre. Burime nga spitali shteteror KAT, i Athines, bene te ditur se pas nje nderhyrjeje te specializuar kirurgjikale, u be ngjitja e kembeve dhe duarve qe i kishte prere i shoqi 39-vjecar I. Ramaj, nga Librazhdi, i cili ndodhet nen arrest me burg. Mjeket thane se shendeti i A. Ramaj, eshte nen kontroll, duke theksuar se nderhyrja me ringjitjen e eshtrave ishte dicka e rralle, qe funksionoi. Gjithsesi, mjeket treguan se njera kembe eshte ne pikepyetje, nese do te funksionoje ngjitja apo jo.

Kjo diferenca e madhe ne moshe me te drejte qenka theksuar.
 
Titulli: Ribehet me kembe e duar 28-vjecarja

Qdo dite po ndodhin kesi gjere ne Shqiperi.Nuk ka dite qe nuk ndodhin me te vertete nje gjest shume i shemtuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top