Rezultati, peng i 37 votave. Prifti i LSI: Unë, mandati 71 i Berishës.

xxl

IT Professional
karat.jpg


Teksa janë numëruar pothuajse të gjitha kutitë e votave që mund të numëroheshin, situata e mandateve politike në Kuvend ka mbetur e njëjtë.


Partia Demokratike ka siguruar vetëm 70 mandate dhe kërkon fuqimisht të marrë edhe një tjetër. Aty ku pritej ndryshim në favor të PD-së, në Fushë-Kuqe dhe në Bushat, situata nuk ka ndryshuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në dy zonat ku shpresonte për një mandat shtesë Partia Socialiste.


Por, tashmë, PD-ja shikon një tjetër mundësi për të marrë një mandat, duke bllokuar numërimin dhe shpallur të pavlefshme disa kuti në Fier. Qarku i dytë në vend ka 16 mandate, që janë ndarë 9 PS-ja, 6 PD-ja dhe 1 LSI-ja. Gjatë ditës së djeshme, PD-ja ka bërë një punë "të mirë", duke numëruar të gjitha kutitë që mund t'i hiqnin PS-së deputetin e nëntë.


Në orët e mbrëmjes ia ka arritur këtij qëllimi dhe menjëherë ka zbatuar skemën e vjetër të bllokimit. Në zonat ku shumica e KZAZ-së janë të PD-së, është bllokuar numërimi, edhe pse kanë mbetur 15 kuti. Në të gjitha këto kuti është përpara Partia Socialiste, së cilës i duhen vetëm 37 vota për të rimarrë mandatin tjetër.


Nga numërimet e para ajo ka marrë edhe më shumë se kaq vota. Në këto kushte, qindra qytetarë të Fierit kanë shkuar në KZAZ-në më problematike dhe kanë kërkuar që të numërohen votat e tyre.


Komisionerët e PD-së pretendojnë se këto kuti nuk duhen numëruar, pasi janë me shkelje. Por, kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi vetë këta kamisionerë i kanë miratuar fillimisht këto kuti si të vlefshme. Kodi Zgjedhor kërkon që kutitë që janë administruar, duhet të numërohen dhe të shënohen në procesverbale.


Kjo ka sjellë një tensionim të situatës dhe për ta "zhbllokuar" ka ndërhyrë KQZ-ja. Ky organ, pasi ka shpallur rezultatin paraprak 8-7 për PS-në, në mënyrë të jashtëligjshme ka urdhëruar policinë që të shkojë në këtë KZAZ dhe të nxjerrë jashtë komisionerët.


Vendimi është kundërshtuar nga tre prej anëtarëve. "Ky është puç ndaj shtetit, sepse KQZ-ja nuk ka të drejtë t'i japë kompetenca një përfaqësuesi të administratës.


As vetë KQZ-ja nuk e ka këtë kompetencë dhe jo më t'ia japë administratës së saj. Ajo që mund të thërrasë policinë është vetëm KZAZ-ja dhe ajo nuk e ka bërë këtë gjë",- thanë përfaqësuesit e PS-së.


************************************


Nje zhvillim i papritur mund te permbys te gjitha situatat e deritanishme post-zgjedhore ne Tirane. Deputeti i LSI Dritan Prifti ne nje lidhje direkte ne emisionin Opinion ne TV Klan deklaroi voten e tij pro koalicionit te djathte.
"Nese Berisha ka 70 deputete dhe i duhet edhe nje vote tjeter per te bere 71 vota, atehere ka mandatin tim" - tha deputeti Prifti.
Ende nuk ka nje qendrim te LSI-se lidhur me kete deklarate. Nderkohe deputeti i LSI ne Durres Lefter Koka ne tjeter lidhje telefonike tha se e mirekupton vendimin e Priftit duke akuzuar Ramen si projektues i sistemit elektoral qe sipas tij ndeshkoi LSI-ne dhe te majten. I pyetur lidhur me keto zhvillime, analisti Skender Minxhozi thote qe nuk ka asnje sens qe LSI te "ndeshkoje: Ramen duke iu abshkuar Berishes aq me teper me justifikimin e kodit zgjedhor, te cilin vete LSI e ka cilesuar si veper te perbashket te Rames dhe Berishes. "E pse u dashka qe te ndeshkosh njerin fajtor te drames slektorale te LSI-se, duke u bashkuar me fajtorin tjeter ?!", - tha z.Minxhozi

*********

TIRANث- Kryetrari i PS-së, Edi Rama i bën thirrje Kryeministrit Berisha të heqë duart nga mandati i dhjetë i PS në Fier si dhe të largojë të gjithë të armatosurit nga qendrat e numërimit të votave. Deklarata ka qenë shumë e ashpër dhe lideri socialist deklaron për herë të parë se Berisha nuk i ka numrat për të formuar qeverinë, ndërsa PS është duke pritur deri në fund, sepse ka ende kuti të panumëruara.

"Sali Berisha duhet të largojë duart nga mandati i 10 i Fierit dhe të sigurojë rendin sepse procesi po degjeneron. Njerëzit po torturohen prej aq netësh sa tani s'mbahen mend për të nxjerrë votën e fshehtë nga kutitë. Berisha duhet të largojë ministrat dhe njerëzit e armatosur nga qendrat e numërimit", tha Rama.

Sipas tij, Berisha është vetëm një Kryeministër në detyrë dhe si i tillë duhet të garantojë procesin. "Gara po vazhdon dhe PS është e vendosur të mbrojë verdiktin e popullit që PD me trysninë e saj po kërkon ta tjetërsojë. Agjentë krimesh të Ministrisë së Brendshme të largohen dhe kërcënimet e trysnia të marrë fund", është shprehur Rama.

Pyetjes se sa mandate keni në Berat ai iu përgjigj: Në Berat kemi 8 mandate dhe atë (të tetin) do ta marrim në rrugë ligjore.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top