Rezultati mbërthehet në 84 me 56

Numërimi i votave në të gjithë vendin tashmë po shkon drejt fundit, përveç Tiranë, ku ritmet jane shume te ngadalta dhe me nderprerje te shpeshta.

vota-nr.jpg

Ne disa qarqe ato jane mbyllur si në Dibër, në Korçë, me rezultate që tashmë janë bërë publike, në favor të koalicionit të majtë.

Rezultatet e deritanishme vazhdojne te jene mberthyer ne shifrat 84 me 56 mandate ne favor te koalicionit te kryesuar nga Partia Socialiste.

Por gjasat jane qe ky rezultat te thellohet edhe me shume pasi e mjata mund te fitoje edhe nje mandat ne Kukes, nje ne elbasan dhe me gjase deri tani edhe nje tjeter ne Tirane, per te shkuar ne rezultatin 19 me 13 ne kryeqytet.

Pas Shkodres, e cila ishte surpriza me e madhe pasi per here te pare u permbys rezultati mes dy kampeve, edhe ne Elbasan po shenohet nje rezultat i paparashikuar. Pasi ka inauguruar investimin me te madh te mandatiti, ne rrugen e re Tirane-Elbasan, PD-se nuk e pa pritur qe te perfundoje, ndoshta me tre mandate ne kete qark, duke lene jashte me gjase edhe zyrtaret lokale te Partise Demokratike.

Ne Fier rezultati i deritanishem vazhdon te jete 11 me 5 mandate, ndersa ne Gjirokaster, nga 5 mandate, Partia Demokratike ka marre vetem 1. Nderkohe me rezultatet e deri tanishme raporti i mandateve per Tiranen eshte 18 per koalicionin e majte dhe 14 per te djathten, por Partia Socialiste per pak vota pret mandatin e 19. Megjithate ende kjo nuk eshte zyrtarizuar.

Ne Berat raporti eshte 6 me 2, ne Vlore 8 me 4, ne Elbasan 8 me 6, por po shkohet drejt nje mandati te 9 per mazhorancen.

Ne Durres 7 me 6, ne Lezhe 4 me 3, ne Diber 3 me 3 ndersa ne Korce, numerimi eshte mbyllur perfundimisht me rezultatin 7 me 5.

Elbasan, e majta tenton 9-5

Ndërsa mbeten për t’u numëruar edhe 47 kutitë e fundit në Qarkun e Elbasanit, rritja e avantazhit në KZAZ-të e Bashkisë së Elbasanit në favor të së majtës ka rritur mundësitë e një prishje të ekuilibrit aktual 8-6, në një 9-5 për të majtën.

Në një lidhje direkte nga qyteti i Elbasanit, në edicionin e lajmeve të orës 15:00, i dërguari ynë Elert Yzeiri informoi se diferenca e nevojshme për një mandat të nëntë, nga rreth 3 mijë vota në mesditë, tashmë është ngushtuar ndjeshëm.

Kutitë e fundit që do të numërohen në Qarkun e Elbasanit, janë ato të Librazhdit dhe Prrenjasit, ku përsëri pritet një avantazh i socialistëve, edhe pse ai duhet të jetë i bindshëm për të siguruar mandatin e nëntë.

Aktualisht, Qarku i Elbasanit po i jep gjashtë deputetë Partisë Socialiste, dy deputetë Lëvizjes Socialiste për Integrim, pjesë e të njëjtit koalicion, e gjashte vende koalicionit te djathte te kryesuar nga Partia Demokratike.
Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Personalization

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Alternative header

    You can easily choose an alternative header structure for a different look.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back