Revista “Time”: 10 ngjarjet më të rëndësishme fetare....!

fshatari

Anetar
notre.jpg


Cilat kanë qenë zhvillimet më interesante në vitin 2009.Fondamentalizmi laik që përfshiu gjithë Evropën në vitin e shkuar

Si çdo vit tjetër revista “Time” boton dhjetë ngjarjet më të rëndësishme të vitit në çdo fushë. Edhe për sa i përket fesë këtë vit ka pasur mjaft zhvillime. Anti-laiciteti i Evropës ka shpalosur muskujt në gjithë kontinentin këtë vit. Në Strasburg, gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi që mbajtja e kryqit në muret e shkollave të Italisë është dhunim i lirisë fetare dhe edukative. Në vende të tjera të Evropës, femrat myslimane të veshura me ferexhe u përjashtuan nga shkollat. Thuajse pesë shekuj pasi Henry VIII la kishën katolike bashkë me vendin e tij, papa Benedict XVI njoftoi se ai po krijonte një mënyrë për grigjën e humbur që të kthehej në tufë, ndërkohë që mund të ruanin një pjesë të identitetit të tyre fetar. Guida e Vaktikanit do i lejonte anglikanët, edhe priftërinjtë e martuar të praktikonin katolicizmin duke përdorur një pjesë të liturgjisë së tyre. Duhet thënë se jo shumë prej mbështetësve të Barack Obama-s mendonin se ai do zgjidhte të mbante zyrën shumë të diskutuar me bazë fetare të krijuar nga George W. Bush. Akoma më pak prisnin që ai ta zgjeronte qëllimin dhe influencën e kësaj zyre në administratë, si dhe të krijonte një Këshill të ri Presidencial me baza fetare. Kur vajza 11-vjeçare e Dale dhe Leilani Neumann u sëmur rëndë, ato bënë atë që shumë prindër në gjendjen e tyre do kishin bërë: U lutën. Por ndërkohë që shumë prindër do e kishin çuar fëmijën e tyre me nxitim në spital teksa ajo sëmurej gjithnjë e më shumë. Vajza vdiq në mars dhe prindërit u gjykuan këtë vit dhe u dënuan me gjashtë muaj burg. Në korrik, 17-vjeçarja Rifqa Bary u arratis nga shtëpia e saj në Ohajo dhe bleu një biletë autobusi për në Florida, në mënyrë që të jetonte me një pastor kristian, gruan e të cilit e kishte njohur në “Facebook”. Kur çifti njoftoi autoritetet Bary pretendoi se prindërit e saj, emigrantë myslimanë nga Sri Lanka, e kishin kërcënuar se do e vrisnin se ishte kthyer në katolike.

1. Anti-laiciteti
Anti-laiciteti i Evropës ka shpalosur muskujt në gjithë kontinentin këtë vit. Në Strasburg, gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi që mbajtja e kryqit në muret e shkollave të Italisë është dhunim i lirisë fetare dhe edukative. Në vende të tjera të Evropës, femrat myslimane të veshura me ferexhe u përjashtuan nga shkollat.

2. اfarë reformimi?
Thuajse pesë shekuj pasi Henry VIII la kishën katolike bashkë me vendin e tij, papa Benedict XVI njoftoi se ai po krijonte një mënyrë për grigjën e humbur që të kthehej në tufë, ndërkohë që mund të ruanin një pjesë të identitetit të tyre fetar. Guida e Vaktikanit do i lejonte anglikanët, edhe priftërinjtë e martuar të praktikonin katolicizmin duke përdorur një pjesë të liturgjisë së tyre.

3. Katolikët e Notre Dame
Duhet thënë se jo shumë prej mbështetësve të Barack Obama-s mendonin se ai do zgjidhte të mbante zyrën shumë të diskutuar me bazë fetare të krijuar nga George ث. Bush. Akoma më pak prisnin që ai ta zgjeronte qëllimin dhe influencën e kësaj zyre në administratë, si dhe të krijonte një Këshill të ri Presidnecial me baza fetare.

Lutjet çojnë në fatalitet
Kur vajza 11-vjeçare e Dale dhe Leilani Neumann u sëmur rëndë, ato bënë atë që shumë prindër në gjendjen e tyre do kishin bërë: U lutën. Por ndërkohë që shumë prindër do e kishin çuar fëmijën e tyre me nxitim në spital teksa ajo sëmurej gjithnjë e më shumë. Vajza vdiq në mars dhe prindërit u gjykuan këtë vit dhe u dënuan me gjashtë muaj burg.

5. Histori dashurie
Ishte rasti tipik i një historie dashurie, ku djali takohet me një vajzë. Përveç pjesës së djali ishte një prift i lartë katolik. U kthye në një telenovelë, kur revistat meksikane botuan fotot e at Alberto Cutie që sillej më përzemërsisht seç ia lejonte veladoni. Në fakt ai e la postin dhe u martua me vajzën e zemrës së tij.

6. Dr. Dobson është larguar nga ndërtesa
Kur James Dobson njoftoi në shkurt se po largohej nga posti i kreut të organizatës “Fokusi në familje” që kishte themeluar vetë ai në vitin 1977, ai kishte arritur të mblidhte rreth 1.5 dëgjues amerikanë në ditë në emisionin e tij radiofonik. “Fokusi në familje” ka pasur kriza buxheti në vitet e fundit dhe është detyruar të bëjë disa pezullime për të mbijetuar.

7. Obama ne Notre Dame
Kur universiteti i Notre Dame ftoi Barack Obama-n edhe shkolla edhe Shtëpia e Bardhë e dinte se do kishte protesta. Katolikët e krahut të majtë kërkuan që Notre Dame të anulonte ftesën dhe u zhvendos në konvikt, kur nuk e bëri. Dita e fjalimit ishte e mbushur me kukulla të mbuluara me gjak. Papa Benedict XVI mohoi të kishte peshuar në këtë ngjarje dhe tre të katërtat e katolikëve amerikanë s’e konsideruan gjë të madhe.

8. Amerikanët bëjnë “shoping” kishash
Fondamentalistët laikë si Sam Harris dhe Christopher Hitchens kanë gjysmë të drejtë: më shumë amerikanë se kurrë po lënë kishën. Por këto amerikanë gjithashtu po kthehen në kishë ose po ndryshojnë kisha nëse përpjekja e parë nuk funksionon. Sipas një raporti në prill, 44 përqind e njerëzve të rritur në SHBA kanë ndryshuar besim të paktën një herë.

9. Ndalohet Bahai
Qeveria e Iranit mbajti shtatë liderë të besimit Baha – një fe monoteistike e themeluar në shekullin e 19-të në Persi – në burg për më shumë se një vit, pa asnjë akuzë formale dhe pa të drejtë për të kontaktuar avokatin e tyre dhe pa dalë në gjyq. Tradita Baha është konsideruar e jashtëligjshme në Iran dhe zyrtarët i kanë akuzuar ato se spiunojnë për Izraelin.

10. Arratisje fetare
Në korrik, 17-vjeçarja Rifqa Bary u arratis nga shtëpia e saj në Ohajo dhe bleu një biletë autobusi për në Florida, në mënyrë që të jetonte me një pastor kristian, gruan e të cilit e kishte njohur në “Facebook”. Kur çifti njoftoi autoritetet Bary pretendoi se prindërit e saj, emigrantë myslimanë nga Sri Lanka, e kishin kërcënuar se do e vrisnin se ishte kthyer në katolike.
 
Titulli: Revista “Time”: 10 ngjarjet më të rëndësishme fetare....!

10. Arratisje fetare
Në korrik, 17-vjeçarja Rifqa Bary u arratis nga shtëpia e saj në Ohajo dhe bleu një biletë autobusi për në Florida, në mënyrë që të jetonte me një pastor kristian, gruan e të cilit e kishte njohur në “Facebook”. Kur çifti njoftoi autoritetet Bary pretendoi se prindërit e saj, emigrantë myslimanë nga Sri Lanka, e kishin kërcënuar se do e vrisnin se ishte kthyer në katolike.

Kjo ngjare eshte ndjekur me vemendje pasi para disa kohesh kur nje vajze 16 vjecare muslimane u fut ne pune si cdo adoleshent tjeter ketej, nuk i tha prinderve se e dinte qe ata nuk do ta lejonin. Dhe kur ata e moren vesh kete gje te fshehte, e vrane vajzen e tyre. A thoni se ketu flitet per fene? Nuk besoj, kete e shikoj si ceshtje mentaliteti.

Per Rifqen akoma vendosin te dy gjykatat, si ajo e Ohios dhe ajo e Florides.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top