Reshedi e Pjekur – Ëmbëlsi Magjepsëse Përmetare

Kresha

A pretty face can never trick me
reshedi25-750x500.jpg
Receta e saj kërkon pak durim dhe kujdes por rezultati në fund do t’ju kënaqë me patjetër nepsin dhe oreksin me shijen e saj.

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është reshedia e pjekur sipas traditës së amvisave shqiptare.
Një specialitet që është përgatitur prej dekadash me radhë në të gjitha trevat shqiptare, traditë sidomos e amvisave përmetare. Në zona të ndryshme ajo ka emërtesa të ndryshme.
Diku njihet me emrin Hasude, diku tjetër tjetër me emrin Reshedi e diku tjetër edhe Revani e pjekur.
Megjithëse amvisat shqiptare e gatuajnë reshedinë në mënyra të ndryshme, padyshim një nga më të shijshme është receta e reshedisë së pjekur.
Receta dhe emri i saj Reshedi vjen shumë kohë më parë nga emri i gruas që krijoi këtë ëmbëlsirë fantastike.
AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë se si të përgatisni reshedinë e pjekur krejt lehtë në shtëpi.
Receta e saj kërkon pak durim dhe kujdes por rezultati në fund do t’ju kënaqë me patjetër nepsin dhe oreksin me shijen e saj.

Receta e Reshedisë së Pjekur

Përbërësit

200 gr niseshte
100 gr gjalpë
150 gr sheqer
Një filxhan kafeje me qumësht
600 ml ujë
Arra të thërrmuara sipas dëshirës

Përgatitja

Si fillim hidhni në një tenxhere gjysmën e sasisë së ujit që duhet në përgatitjen e reshedisë. Shtoni aty sheqerin dhe gjalpin e shkrirë.
Tenxheren vendoseni në zjarr të ngadaltë.
Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon që në një enë tjetër të tretni niseshtenë me pjesën tjetër të ujit.
Në momentin që masa që kemi vendosur në zjarr nis të vlojë shtojmë nga pak niseshtenë e tretur duke trazuar masën në mënyrë të pandërprerë.
AgroWeb.org ju sugjeron që të përdorni një lugë druri gjatë përzierjes ose një rrahëse vezësh.
Përziejeni pa ndërprerje derisa masa të shkëputet lehtë nga anët e tenxheres.
Në fund, nëse dëshironi masës mund t’i shtoni edhe pak arra të thërrmuara brenda.
Më pas, masën e kalojmë nga tenxherja në një tavë duke e shtrirë në të gjithë sipërfaqen e saj në mënyrë të njëtrajtshme.
Në vijim, mbi reshedinë që kemi vendosur në tavë hedhim qumështin dhe e përhapim në të gjithë sipërfaqen e saj.
Në disa raste, amvisat përdorin edhe një të verdhë veze të përzierë me qumështin dhe me të lyejnë sipërfaqen e reshedinë.
Më pas, tavën futeni në furrën e parangrohur me 200 gradë. Lëreni të piqet përreth 40 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të kuqërremtë të artë./AgroWeb.org
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top