Reportazh nga rruga e Bashkimit

Verzioni im i Autostradës Durrës - Kukës

Sa e sa herë është shkruar e është përfolur lidhur dhe për, rrugën e sapondërtuar Durrës-Kukës, janë shkruar me dhjetëra artikuj, janë bërë me qindra reportazhe vizuale dhe te shkruara, janë bërë padi, ankesa, mandej janë fituar edhe vota ne kurriz të saj, e çka jo tjetër…..
Deri para pak ditësh hulumtoja në internet, shfletoja me mijëra ëebsajte, për të parë pamje nga afër të kësaj rruge të rëndësishme… dhe erdhi dita kur e preka atë që deri dje vetëm më dukej si një pejzash pitoresk i bukur dhe asgjë më tepër.
U nisa me makinë në orët e hershme të mëngjesit (jo si më parë, natën), kalova mbi dy pika që jo vetëm për mua por për shumicën e njerëzve që hynin e dilnin nga këto pika, ishte dhe mbetet pika kontrolli dhe asgjë më tepër, dy pika që nuk gjasonin se po kalon kufi, dy pika që nuk tregonin se po ndërron shtet, por thjeshte drejtim…
Pas këtyre dy pikave na priste një rrugë e gjerë e ndërtuar e cila nuk kishte shenja por që vetëm ishte e asfaltuar.Të jem i sinqertë saherë kisha kaluar vite më parë, peisazhi andej kufirit dhe këndej dallonte si “nata me ditë” themi ne, në pjesën e Kosovës kishte më shumë gjelbërim, në atë të Shqipërisë pak ose aspak, të rrënqethte ai ambient i shkretë, nganjëhreë të konicidonte me ndoj shkretëtirë, si nëpër filma.
Tani ishte ndryshe , tani gjithçka ishte bashkuar, ishte bashkuar gjelbërimi, asfalti, kodrat e çka jo tjetër.
Nuk kaloje shumë kohë në rrugën e gjerë dhe si për ta prishur rehatinë e fillimit të udhëtimit, detyrohemi prapë ti futemi rrugës së vjetër, për arsye se punimet në atë segement nuk kishin përfunduar, dhe sapo fillon të “zhgënjehesh” se si je “vetmashtruar” dhe ke besuar se autostrada është ndërtuar, papritur gjendesh në një situatë jo shumë të këndëshme, me një gjerësi rrugore jo më të madhë se 3 metra, filloi një nervozizëm I lehtë të kalonte nëpër kokë time., dhe pas nje periudhe jo fortë të pëlqyeshmefillon një segment tjetër, ku mund të kyçesh në autostradë, anipse të katër korsitë akoma, pothuaj në asnjërin segment nuk janë lëshuar,pas kësaj fillova të disponohesha më tepër dhe na u deshën afërsishtë 1 orë e 40 min, që ta shihnim veten përballë kryveprës së kësaj autostrade, Tunelit te Kalimashit. Për të hyrë në tunel do duhet të pritësh ca kohë por meqë ne kishim arritur në kohë kur pjesa jonë duhej të kalonte tunelin, shumë pak na u deshtë të ndalonim. Hymë Brenda asajd kodre te thepisur të Kalimashit( emër fshati ky që hyri në historinë e shqiptarëve), ishte ai… ashtu sikur në fotografitë e para shumë herë, I jashtëzakonshëm me ndriçim perfekt dhe ndërtim poashtu, ishtë një pjesë afërsishtë 300 m e cila nuk ishte përfunduar akoma me beton dekorativ, por që nuk kishte asnjëlloj problem(mbase kjo ishte arsyeja, që punëtorët punonin natën 23:00-7:00, kohë kjo gjatë së cilës tuneli është I mbyllur), vazhduam më tej për të dëgjuar zhurmën e madhë të kondicionerëve të ajrit brenda tuneli, që më ngjanin me me fluturat e aeroplanëve te tipit BOEING.
Dhe pas 5-6 minutash kur dukej se ky tunel është I pafund, në fund të tij shihet një dritë e cila me lëvizjet e makinës përpara sa vinte e rritej, më pasë në të dy krahët e rrugës nuk mund të shohësh gjë tjetër sesa peisazhe të paharruara ndojhere, të vinte keq dhe të vinte mirë njëkohësihtë.
Të vinte keq se si deri tani, nuk e ke parë këto pamje magjepsëse të atdheut tonë, e në anën tjetër të vinte mirë se në mes të këtyre kalonte një rrugë që e bëntë akoma më të vlefshëm këtë vend, këto pamje dhe këta njerëz lokal që deri sot jetonin si në GETO.
Me dhjetëra ura, shumica syresh të përfunduara e ca nga to edhe që janë në ndërtim e sipër, me kodra të shkallëzuara me qindra metra lartësi, bjeshkë që dukej sikur ishin çarë në mes, dhe sikur donin të thoshin, BASHKOHUNI SEPSE , JENI NJث!
Anipse akoma e papërfunduar në total, anipse me shumë e shumë zhurmë, Shqipëria në sytë e mi po ecte përpara, ecje kjo që shtyhej jo nga qeveria, ose opozita, por ishin njerëzit, që thuajse kishin filluar ti neutralizonin edhe ato dallimet që bënin pak më herët.
Përgjithësishtë për afër 5 orë unë mbërrita në Durrës, dhe asnjëherë se kam ndier veten që jam shumë shumë larg, thjeshtë kam ardhur nga Prishtinë në Durrës, siç mund të shkoj në Pejë ose dhe në Shkup, por jo nga Kosova në Shqipëri, ky refren ishte jo vetëm i imi por i shumicës së njerëzve që këtë vit sipas mendimit tim, më tepër bënin “pelegrinazh” mbi këtë rrugë sesa që bënin plazh.
Unë nga ky moment, nuk ju besoj as gazetave as tv-ve e as askujt tjetër që flasin për këtë rrugë, anipse mund të jenë vjedhur shumë para të taksapaguesve shqiptarë, anipse kjo rrugë është futur edhe në fushatën parazgjedhore në Shqipëri,( e mbase ka qenë vendimtare, ku i dihet), për një jam i sigurt se këtë rrugë nuk e ndërtoi as Berisha, e as Rama, por shqiptarët.
Më vjen jashtëzakonisht mirë që ai “kufiri” që sot ekziston po fuzionohet ngadalë, qarkullimi në të dy anët është shumë i madh, pra, KY ثSHTث BASHKIMI!


Petrit Osmani
(korrik, 2009)
 
Flm qe e ndate me ne kete eksperience te mrekullueshme. Uroj qe te gjithe te kemi fatin te shohim historine tek ndodhe, kombin tek bashkohet.

Sic permendet edhe ju kufirin qe vetem emrin ka te tille, afersine qe i bashkon trojet tona, kulturen dhe komunikimin sidomos nepermjet internetit jante te gjithe element te nje bashkimi te mohuar me shume kohe. Per shekuj mundesia per te udhetuar ishte e mjerueshme dhe e pamundur neper trojet tona, ndersa pushtuesit ishin te shumte dhe te ashper kundrejt lirive te popullit shqiptare. Gjate gjysmes se shekullit te kaluar kur bota po afrohej me ane te komunikimit dhe zhvillimit ne u ndame me shume se cdo here tjeter, duke vene mure te erreta. Tani kohet kane ndryshuar, dhe ajo po flet shqip, uroj qe ta persosi kete gjuhe te bekuar dhe te mos e leje pas njera tjetren.

Uroj qe kjo mundesi komunikimi te shfrytezohet mire nga shqipetaret, te perfitohet prej saj per te ndertuar mure mirekuptimi, bashkpunimi dhe bisedimi per te cuar me tutje c'eshtjet madhore me rendesi kombetare.
 
shum hallall per shkrimin Petrit plotsisht e drejt ne 90 % te pershkrimit tend jam dakord por dikun jo merita qe Sali Berisha ka pas ne ket autostrad edhe pse dikush tjeter e ka dhon iden sa e di un qysh ne vitin 2001 nuk arriti asnje qeveri qe nga ajo koh deri ne 2005ten ishte ne qeveri Socialisto-Komunistat nuk menduan per ket rrug sepse lekt e ksaj rruge i kan futur ne gjep te tyre , kurse Sali Berisha me ardhjen ne qeveri kur mas 2 vite e filloi ket rrug ne vitin 2007t per 2 vite duhet marr parasysh qe ne kohen e dimrit eshte veshtir te punohet por edhe ne at te veres nga nxetsit e medha prap se prap dha urdher qe te punohet edhe pse jan shpenzu shum lek , edhe diqka per tmir si nr.1 te popullit te Shqiperis te Shqiptareve te Shqiperis diqka qe dot ket nje zhvillim te mir nga kjo rrug por edhe per Shqiptaret e Kosoves e kjo rrug nuk ka qen diqka qe let te fillohet dhe Sali Berisha me guximin e tij e filloj dhe me vjen mir qe fitoi prap dhe ta perfundoj edhe diqka tjeter ty te jan zgjatur 2 or me shum sepse un personalisht kam qen ne at rrug dhe vetem per 3 or kam bo nga Tirana deri ne Kufi por prap se prap pershkrim ( shkrim ) i mir te lumt !
 
Me ne fund po bashkohemi me Dardanet. :D
 
DSC01216.jpg

DSC01018.jpg

DSC01030.jpg

DSC01039.jpg
[/IMG]
 

Attachments

  • DSC01216.jpg
    DSC01216.jpg
    21.6 KB · Shikime: 0
  • DSC01018.jpg
    DSC01018.jpg
    26 KB · Shikime: 0
  • DSC01030.jpg
    DSC01030.jpg
    38.2 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
...dhe per fund videoja gjate gjithe gjtesise se tunelit 6.5 km.

YouTube - Movie
 
I tregove te gjitha , O Petrit djale , po s'na tregove sa ore tu deshen te vije qe nga Prishtina deri ne Durres
E si perfundim shqyqyr qe u be kjo rruge se "ne hengret " veshet , sa te behet rruga dhe do vime :p !!!!!!!!! :D :D :D
Tani qe u be rruga s'keni ca te na thoni kur t'ju ftojme :D :D
 
Mirele, si mo stregova lexoje mire, 5 ore thashe :D.
 
me pelcen , komplimente
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top