Reliktuari dhe kulti i Gjon Vladimirit tek shqiptarët

Aleksandër

Imperator
Kult i qarkut etnik shqiptar

Këto ditë, koleksionisti Vangjel Kapedani nga Elbasani zbuloi një kutizë argjendi, një reliktuar që i takon kultit të Gjon Vladimirit. Kutiza ka përmasat 16x20 cm, është e lartë 6 cm. ka një kapak ku është ravizuar ikona e Gjon Vladimirit në këmbë, me kostum fetar, me kurorë mbretërore dhe një pelerinë të gjatë pas supeve. Shenjti mban në dorën e majtë kokën e tij të prerë kurse në dorën e djathtë mban kryqin dhe palmën e parajsës. Në këmbët e tij është shpata që i ka prerë kokën. Ikona në argjend e Gjon Vladimirit është e bukur dhe shprehëse.

Rreth e qark saj ka dhe 5 mbishkrime ku flitet për Gjon Vladimirin si martir i madh dhe mbiquhet si mbret i Shqipërisë. Ky reliktuar ka mbartur ndonjë copë eshtre të shenjtë. Në fakt ekziston dhe një reliktuar më i madh që ruhet akoma. Aty janë eshtrat e shenjtit që Karl Topia i solli përfundimisht pranë Elbasanit në manastirin ku u varros dhe vetë princi i famshëm. Ky reliktuar i takon shekullit të 18-të dhe është bërë nga argjendarët e lagjes Kala të Elbasanit. Ka shumë mundësi të jetë parë ose të jetë ideuar nga vetë piktori i madh shqiptar i shek. të 18-të Kostandin Shpataraku. Ky është një zbulim i madh kulturologjik si dhe artistik.

Moikom Zeqo


[...]

ا`përfaqëson kulti i Gjon Vladimirit? Kush është Gjon Vladimiri, përse kulti i tij para së gjithash nderohet nga shqiptarët? Literatura shkencore dhe ikonografike për Gjon Vladimirin është relativisht i gjerë. Studimi i albanologut të madh kroat Milan Shuflai për kultin e Gjon Vladimirit përbën një strukturë konceptuale, të pazëvendësueshme për këtë figurë. Sipas Shuflait, kulti i Gjon Vladimirit përbën një nga kultet më të mëdha të krishtera për gjithë Ballkanin, ky kult është i çuditshëm dhe i pastudiuar deri në fund, nuk ka ende një studim përfundimtar dhe shterues. Ky kult i cili ka lëvizur vetëm në qarkun etnik shqiptar, brendapërbrenda mjedisit shqiptar, megjithatë, është nderuar edhe nga sllavët e Jugut, edhe nga serbët, maqedonasit e kroatët. Ka debate shekncore dhe fetare për gjon Vladimirin, ka dhe falsifikime dhe pasaktësi të nisura nga politika shoviniste dhe të qëllimshme kryesisht antishqiptare. Por, është fakt që kulti i Gjon Vladimirit ka qenë një nga legjendat më të mëdha dhe më të rëndësishme të Ballkanit, siç e ka quajtur Milan Shuflai. Gjon Vladimiri ka qenë princi i krahinës së Krajës pranë Ulqinit, një tokë më popullsi iliro-shqiptare e kahershme në shekullin e XI. Gjatë nj ëvizite që autori i këtyre rreshtave bëri në janarin e këtij viti pa me sytë e tij gërmadhat e shtëpisë princërore të Gjon Vladimirit në Krajë si dhe një pus të madh që mban emrin e gruas së Gjonit, princeshës Kosara.

Gjon Vladimiri (i quajtur në burimet sllave si Ivan Vladimiri) iu nënshtrua Carit bullgar Samuil, kur ky pushtoi Shqipërinë veriore. Mbasi u bë vasal i Carit Samuil, Gjoni u detyrua të martohej me vajzën e Samuilit, princeshën Kosara. Ky vasalitet u prish, sepse Gjon Vladimiri u bashkua në alenacë me perandorin bizantin Vasili II. Cari bullgar Samuil e vrau në mënyrë të pabesë princin kryengritës të Krajës, Gjonin, madje së bashku me të shoqen Kosarën. Qe pikërisht kjo kryengritje kundër bullgarëve, martirizimi politik i Gjon Vladimirit, që bëri që shqiptarët në Krajë, në Anamal dhe në Ulqin ta quajnë Gjon Vladimirin një martir, në radhë të parë për lirinë e tyre, që sakrifikoi kundër pushtuesve bulgrë, pra pushtuesve sllavë. Si martir qenë pikrëisht shqiptrët që pa asnjë akt zyrtar kanunizues e shpallën Gjon Vladimirin një shenjtor të madh, një shenjtor që në fakt nuk u bë i tillë nga asnjë akt i shënuar incriptus nga kishat e krishtera, qoftë të ritit lindor ortodoks serb, qoftë të ritit perëndimor katolik të Romës. ثshtë e habitshme, por është plotësisht e vërtetë që kultizimi dhe shenjtërimi i Gjon vladimirit u bë në mënyrë popullore dhe në një mjedis tipikisht shqiptar. Shumë dijetrë e quajnë Gjon Vladimirin me origjinë sllave, duke u nisur edhe nga fakti që në burimet sllave ai quhet Ivan Vladimiri. Por, krahina e Krajës, madje mali i quajtur katërkollë (shihni ju lutem për toponim, që përbëhet nga jalë shqipe, nga fjala "katër" dhe fjala "Kolë", që shpjegohet me emrin nga katër kishat e Shën Nikollës dikur në këtë mal.

Pas vdekjes, eshtrat e Gjonit u ruajtën në kishën "Virgjëresha e Krajës", deri në vitin 1215. gjoni u vra në vitin 1016. mbas 199 vjetësh, një sundimtar epirotas i quajtur Teodor Engjëll Komneni i mori eshtrat e shënjta të Gjon Vladimirit nga Kraja dhe i vendosi në Durrës. Që nga ajo kohë eshtrat e Gjon Vladimirit në Durrës u nderuan nga besimtarët të dy kishave të Kishës Lindore dhe Perëndimore. Ky nderim në Durrës i shoqëruar edhe me panaire të mëdha, nga më të mëdhatë e mesjetës, ditën e 22 majit, që është dita e Shenjtit, vazhdoi për gati 1 shekull e gjysmë. Janë të shumta dokumentet që lidhen me Durrësin deri në shekullin XIV që tregojnë sesi reliktet e Gjon Vladimirit nderoheshin madje duke i kushtuar vepra letrare fetare dhe dhurata të shumta ex-voto. Nuk e dimë deri më sot se ku ka qenë kisha që ka strehuar reliktet e Gjon Vladimirit në Durrës. Por, mësojmë nga dia burime se në një nga katedralet e klerit domenikan të Durrësit nderohej së tepërmi martirizimi i Shën Astit, që u vra nga perandori romak Trjaan në vitin 100, por nderohej edhe vetë shenjtori Gjon Vladimiri dhe se për të dy këta shenjtorë kishte gojëdhëna të përafërta dhe tejet ekzotike, shoqëruar edhen ë vargje në gjuhën latine dhe greke.
 
Titulli: Reliktuari dhe kulti i Gjon Vladimirit tek shqiptarët

Karl Topia dhe manastiri i Gjon Vladimirit në Elbasan

1208763302.jpg

Moikom Zeqo

Një nga princërit më të rëndësishëm dhe më të kulturuar shqiptarë të shekullit XIV, Karl Topia, në vitin 1381 mori eshtrat e Gjon Vladimirit dhe i vendosi në kishën që ai e ngriti dhe e ndërtoi së bashku me manastirin e Shën Gjon Vladimirit pranë Elbasanit. Karl Topia ngriti një nga manastiret më të famshme, qendër kulturore e jashtëzakonshme për shqiptarët. Në këtë manastir kryet e vendit e kishte sarkofagu madhështor që kishte brenda pjesët e trupit të shenjtorit Gjon Vladimiri. Sipas nj ëshënimi ka pasur edhe afreske në mur ku tregoheshin ndodhitë dhe bëmat e shenjtit. Në fondin e dorëshrkimeve të manastirit, kishte kodikë, shënime arkivore, libra psalmikë dhe me poezi në dia gjuhë prë kultin e Gjon Vladimirit. Për fatin e keq, kjo kishë u dogj nga gjermanët në 1944, çdo gjë u shkatërrua në një llahtari të papërshkrueshme; humbja kulturore siç mund të kuptohet është e pariparueshme, sot ekzistojnë muret akoma në këmbë në absidën e kishës së manastirit, ruhen gjurmë afreskash, që dëshmojnë për një lavdi të madhe të dikurshme.

Nga ky manastir është marrë porta monumetale e gdhendur në gur në gur së bashku me emblemën, stemën heraldike të princit Karl Topia dhe mbishkrimin në tri gjuhë të Karl Topisë dhe sot ky monument shumë i rrallë dhe i jashtëzakonshëm. Ai ndodhet i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar. Nga mbishkrimi mësojmë se manastiri u ngrit në vitin 1381 në vendin e një kishe më të vjetër. Manastiri në të vërtetë u bë katër herë më i madh sesa kjo kishë e vjetër kjo kishë e vjetër. Emblema e Karl Topisë është tipike dhe përbën një vepër arti të pazakontë në shekullin e XIV në historinë e artit tonë kombëtar. Emblema është në relief të hollë, ka në qendër si figurë kryesore luanin heraldik me kurorë mbreëtrore të ulur mbi një fron, nën të është forma e një libri të hapur, pastaj ka një fushë dekorative ku duket skalitja e 20 kryqeve, 10 prej tyre janë mbyllur me rreth si dhe figurat e stilizuara të zambakëve si shenja mbretërore të fronit francez, konkretisht dinastisë së anzhuinëve, të cilët më 1272 krijuan edh shtetin e madh mesjetar shqiptar të quajtur Mbretëria Shqiptare (Regnum Albaniae(, me kryeqytet Durrësin. Shenjat e zambakëve janë vënë në këtë emblemë për të treguar lidhjen e Karl Topisë me një origjinë të supozuar të tij, në fakt me një lidhje krushqie me një princeshë franceze. Nga ana tjetër, politikisht, Karl Topia ka luajtur me idenë e Mbretërisë së Shqipërisë së Anzhuinëve të shekullit XIII, sepse një shekull më vonë është Karl Topia, që synon të quhet mbret i shqiptarëve.

Sipas studiuesit Gjergj Frashëri, fusha dekorative ka disa shenja që janë dëshmi e një kalendari grafik origjinal. Sipas këtij studiuesi me një gjuhë simbolike grafike është shënuar në emblemën prej guri data e ngritjes së monumentit kjo tregohet nga një vijë e vetme horizontale, e cila tregon shifrën 1000, nga tri vija vertikale (secila nga këto vija tregon shifrën 100, pra të tria së bashku tregojnë numrin 300), nga 8 vizatime zambakësh, që regojnë së bashku shifrën 80 si dhe nga një vizë e vogël vertikale, që tregon numrin 1. kështu gjithsej dilet tek shifra 1381, pra një nga format më origjinale dhe më të çuditshme të pa takuara deri më sto të shënimittë datës të një kalendri nga shqiptarët. Duke parë me vëmendje fushën dekorative të emblemës së Karl Topisë, mund të them se ajo nuk është studiuar plotësisht nga pikëpamja simbolike, ka enigma grafike të pazbërthyera dhe përbën në vetvete një kod enigmatik të fshehtash dhe simbolesh. Ajo që është më e çuditshmja dhe më e rëndësishme është se ky manastir i ka shërbyer në mëynrë barazimtare edeh katolikëve dhe ortodokseve. Dihet se Karl Topia qe një princ katolik. Ahere pse ai ndërtoi një manastir të ritit ortodoks? Ai kishte kështu një vizion dhe politikë të sinkronizuar fetare, idenë e një kishe të përbshkët dhe të njëjtë nga pikëpamja institucionale si për shqiptarët ortodoksë ashtu edhe për katolikët. Për tzi bashkuar shqiptarët e dy kishave, ai përdori jo gjëra të rëndomta dhe simbole të çfarëdoshme, porthesarin më të madh që kishte Shqipëria e shekullit Xiv, eshtrat e shenjtit gjon Vladimir.

Shikoni pikat gjeografike të tri qendrave të ndertimit të këtij shenjti. Kraja shqiptare, Durrësi shqiptr dhe Elbasani shqiptar. Nëse nuk merret parasysh ky realitet etnik nuk mund të kuptoeht fare as procesi i shenjtërimit, as prologu dhe deri diku as epilogu i historisë së eshtrave të shenjtit. Shumë apologji të kishës serbe si kudo në politikë dhe histori në shkrimet e tyre e mohojnë pa asnjë logjikë mjedisin shqiptar nga fillimi deri në fund të nderimit të eshtrave të Gjon Vladimirit. Argumenti që përdorin serbët se Gjon Vladimiri është më origjinë sllave është një argument aprioristik, sepse, në të vëretë, deri më sot nuk ruhet absolutisht një dëshmi e sigurt për origjinën etnike të Gjonit. Nga ana tjetër emri Gjon është emër tipik i përdorur nga shqiptarë, ai quhet kështu në rrethet e Ulqinit, por dhe kudo në Shqipëri. Askush këtij shenjti nuk i thërret me emrin Ivan sipas sllavëve apo Johan sipas grekëve. Nga ana tjetër janë shqiptarët ata që kanë krijuar disa vepra arti të shkëlqyera madje kanë botuar edhe libra të veçantë kushtuar Gjon Vladimirit të mbiemëruar më pas edhe si elbasanasit (në të vërtetë ulqinakut, ose më saktë nga Kraja).

http://www.infoarkiv.com/media/arti...ari-dhe-kulti-i-Gjon-Vladimirit-te-shqiptaret
 

Attachments

  • 1208763302.jpg
    1208763302.jpg
    9.4 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top