ShkodranNe
Dwell in possibility
Anija shqiptare e mbytur në kanalin e Otrantos në marsin e vitit 1997, pasi u përplas me një anije të marinës italiane, do të kthehet në një vepër arti, e cila do të paraqitet në publik më 29 janar në portin e Otrantos.
Do të shndërrohet kështu në një vepër arti anija e Katerit të Radës, nga mbytja e së cilës ishin vetëm 34 të mbijetuar e ku vdiqën 57 persona, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Verën e kaluar, në përfundim të procesit gjyqësor rreth kësaj tragjedie, i binte që kjo anije të braktisej. Por ishte ngulmimi i një organizate humanitare, si edhe dëshira e të afërmve të viktimave që penguan shkatërrimin e saj.
Për ta transformuar më pas, anijen e tragjedisë në një punë monumentale, dedikuar kujtimit të të gjithë emigrantëve shqiptarë të humbur në det, në ngjarjen tragjike të vitit të hidhur 1997.
Me rastin e përurimit të kësaj vepre arti, Kostas Varotsos, një nga skulptorët më të mëdhenj të artit bashkëkohor, e ka pranuar sfidën për të krijuar një punim, i cili sipas tij do të shpengonte bllokimin historik, kulturor dhe emocional të këtij objekti, duke i dhënë asaj një jetë të re.