Rekrutimet, Zogu nxit vëllavrasjen dhe përçarjen fetare në Shkodër

Lauri

Anunnak
Ata sollën “sihariqin” se Shkodrën nuk po e sulmonte një ushtri jugosllave, por disa rebelë dukagjinas guximtarë të çmendur dhe gjysmë të armatosur, ku dy vetë luftojnë me një pushkë. Kaq u desh që të ngrihej lart morali dhe të karikoheshin bateritë kundërgoditëse ndaj kryengritësve rebelë.

”Me 21 nëntor- shkruan Dom Lazer Shantoja- kryengritësit bënë marrëveshje me krerët e Postribës, por këta të fundit e shkelën besën e dhënë dhe u ranë pas shpine kryengritësve”. Ndërsa gjithë Shala, Shoshi, Nikaj-Mërturi, Pulti kishin rënë në duart e kryengritësve, u muar edhe Mesi. Në orën 03 të datës 22 nëntor u zhvilluan luftime të ashpëra në kodrat e Boksit. ”Qyteti i Shkodrës u alarmua dhe rreth orës 10 e 30 u mbyll pazari dhe Parruca”.

Qeveria e Ahmet Zogut e trembur nga zhvillimi i shpejtë i kryengritjes mori masa të menjëhershme duke shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe për këtë transefroi një pjesë të mirë të trupave të Shqipërisë së mesme drejt Shqipërisë së veriut. Ai arriti të përqendronte 10 mijë trupa dhe disa artileri malore kundër kryengritësve”. Në këtë situatë alarmante në Shkodër mbërriti Ministri i Punëve të Brendëshme Musa Juka dhe zëvendësi i tij Ceno Beu, mbërrini Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Xhemal Arjaniti, Bataljoni i Përmetit dhe reparte të tjera ushtarake u derguan edhe ato fluturimthi në Shkodër.

Musa Juka duke mbajtur në njërën dorë shpatën dhe në tjetrën kamxhikun me 22 nëntor 1926 ditën e hanë, mbledh parinë myslimane të Shkodrës në Prefekturë dhe e lajmëroi se :“disa prej të marrëve të Dukagjinit, tue u bashkue me disa të arratisun që ishin stehue aty- këtu në malet e Dukagjinit, kanë guxue me ardhë deri në Postribë e kanë ndërmen me hy në Shkodër. Paria u diftue e gatshme dhe e bindur për çdo urdhër të qeverisë”. Ministri përdori të gjitha energjitë të rekrutonte vullnetarë për mbrojtjën e qytetit të Shkodrës duke nxitur ksenofobinë krahinore, urrejtjën dhe fanatizmin fetare, siguroi mbeshtetjën e vullnetarëve fanatik muslimanë të qytetit, rrethinave dhe Postribes kundër kaurëve te pa fe të Dukagjinit.

Në pararojë të vullnetarëve mercenarë qëndronte Mul Delia i Hotit që luftonte gjithë efsh për hakmarrje e shpagim ndaj kryengitësve dukagjinas. Zogu i bëri thirrje parisë dhe bajraktarëve të Dibrës, Matit, Lumës e të Krujës të cilat u përgjigjën me një vullnet të jashtzakonshëm duke përbërë forcat e milicisë rezerviste për shtypjën brutale te kryengritjes. Zogu arriti t’i kthente kontraditat e brendshme politike mes qeverisë dhe kryengritësve në antagonizëm fetaro- krahinor: ”saqë edhe Cen Elezi i Dibrës, të cilit flitej se Zogu i kishte vrarë babën, bashkë me bandat e tij mori pjesë në shtypjen e kryengritjes”.

(Shkrimi u botua sot në gazetën "Shqiptarja.com" (print) më e diel, 30 qershor 2013)
 
Titulli: Rekrutimet, Zogu nxit vëllavrasjen dhe përçarjen fetare në Shkodër

“Na jemi këtu prej dymijë vjetësh; katolikë atëherë edhe sot, shqiptarë atëherë shqiptarë edhe sot”.

Jo rastësisht një ndër votuesit e tij kryesorë, pse zgjedhjet në atë kohë baheshin me përfaqësim, ka qenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Juka iu drejtue Myftiut: “Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhe”.

Fjalet e fundit te D. Gazullit para litarit te Zogut
"..Vetë po vdes i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët e vërtetë”.

link
Daniel G
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top