Refuzoi të martohej me kushëririn, 21-vjeçarja vritet në mes të dasmës

AnGeLiC

VIP
V.I.P
21-vjecarja-vritet-ne-dasme-620x369.jpg
Një 21-vjeçare kurde është vrarë me tre plumba në kokë nga të afërmit e saj në mes të një dasme në Gjermani, për shkak se refuzoi martesën me kushëririn e saj.

Babai i viktimës Shilan H. ka postuar në “Facebook” një foto të trupit të vajzës në një pellg gjaku, duke kërkuar drejtësi për vrasjen brutale të së bijës. “Me dhimbjen më të madhe, ju njoftoj për vdekjen e vajzës sime. Ajo vdiq në një pellg gjaku, si viktimë e një tradite të pabesë”, shkruan ai.

Babai ka shpjeguar se dy vëllezërit e tij ishin përpjekur të sajonin një martesë mes vajzës dhe kushëririt të saj 22-vjeçar Sefin, por ajo kishte refuzuar. “Ajo m'u lut që të bëja diçka, kështu që e anulova fejesën. Por Numan dhe i biri Sefin, vrasësi, refuzuan ta pranonin këtë. Ata ishin të vendosur të hakmerreshin për t’u siguruar se nuk do të çnderoheshin”, është shprehur 50-vjeçari.

Ai ka thënë se familja e tij është vendosur në Gjermani që kur vajza ishte tre vjeçe dhe ajo ishte rritur si një qytetare e vërtetë gjermane, e madje studionte për menaxhim pronash në një universitet në Hanover.shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top