Reforma ne drejtesi shton perdite deshperimin e Saliut ..

Nuk kishte asgjë komike në thirrjen e djeshme të ish-kryeministrit për të rrëmbyer armët, por vetë personazhi është qesharak. Dhe unë nuk do të isha këtu përpara jush sot, nëse nuk do të kishte një pjesë të shoqërisë sonë, e cila e merr akoma seriozisht këtë personazh qesharak. Ashtu sikundër nuk do t’ia vlente humbja e kohës me të, nëse ky personazh qesharak nuk do të diktonte axhendën politike dhe tonin e komunikimit publik të opozitës më të madhe në vend, Partisë Demokratike.

Ka disa arsye për të hetuar Sali Berishën si ish-kryeministër i vendit. Kjo e thirrjes së popullit për t’u armatosur, është vetëm një arsye më shumë. Në një vend normal, sot tellalli i kryengritjes së armatosur, do të ishte përpara prokurorëve. Kështu e thotë edhe ligji ynë i shkruar normalisht, për një vend normal. Por Shqipëria s’mund të jetë një vend tërësisht normal, për sa kohë çka shkruhet në ligj nuk vlen njësoj për të gjithë. Për sa kohë nuk shpëton nga zgjedha e pandëshkueshmërisë së politikanëve, prokurorëve, gjyqtarëve. Shqipëria s’mund të bëhet vendi normal që meritojnë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi për të cilët ligji lexohet ndryshe dhe zbatohet ndryshe nga ç’lexohet e zbatohet për ata që i bëjnë ligjet apo për ata që paguhen nga taksat e shqiptarëve për t’i trajtuar të gjithë si të barabartë përpara ligji. Prandaj, Sali Berisha nuk është hetuar deri më sot për çfarë ka bërë e as mund të hetohet për çka tha dje, për sa kohë Reforma në Drejtësi nuk do të votohet dhe zbatohet.

Njerëz të ndershëm e të arsyeshëm, përpiqen të gjejnë “pse”-në e thirrjes haluçinante të Saliut për të armatosur shqiptarët. Shumë prej tyre më kanë shkruar edhe mua, tepër të shqetësuar. “E bën për këtë, e bën për atë”, etj, etj... Të gjitha çfarë thonë bëjnë sens, padyshim, por në thelb s’ka asgjë të re dhe në fakt asgjë për t’u shqetësuar, përtej një gjëje: fatit të Reformës në Drejtësi.

Në thelb, thirrja e Saliut është një fakt më shumë, për një gjë që dihet botërisht prej shumë vitesh: Pabarazia para ligjit.

Dhe pikërisht, privilegji i të qenit mbi ligjin është shënjestra e Reformës në Drejtësi, e cila hap rrugën për shembjen e kastës së politikanëve, prokurorëve, gjyqtarëve, që prej 25 vjetësh jetojnë jashtë kufijve ligjorë të Republikës së Shqipërisë. Saliu është tipiku, prandaj dhe bie më shumë në sy. ثshtë shëmbëlltyra më monumentale e “të fortëve” të veshur me kostum. Prandaj dhe e enjtja është bërë dita kur parlamenti nuk u tregon shqiptarëve rëndësinë e ligjeve që miraton, për të cilat nuk flitet thuajse fare, por u tregon pafuqinë e ligjit përballë një personazhi aq qesharak, sa në çdo vend tjetër të Europës apo dhe të rajonit tonë, do ta kishin sistemuar me kohë në arkivat e të shkuarës.

E enjtja është bërë prej disa muajsh dita e veçantë e sebepeve për të shtyrë e zvarritur Reformën në Drejtësi. Sa më shumë rritet presioni publik dhe ndërkombëtar për reformën, aq më shumë rritet tensioni në Parlament. Sa më shumë afrohen afatet fundore të reformës, aq më shumë dëshpërimi i Saliut bëhet dëshpërimi i Partisë Demokratike. Sa më shumë ngushtohet rrethimi për ata që i tremben reformës, si djalli temjanit, aq më shumë thellohet politika kriminalizuese e Partisë Demokratike për qeverinë.

Në vend të vinte në rritje, siç do të ishte e udhës dhe normale në respekt të të gjithë shqiptarëve, të atyre që votojnë këtë shumicë apo dhe atyre që votojnë PD-në, intensiteti i punës së përbashkët për reformën që e duan praktikisht të gjithë shqiptarët e zakonshëm, në fakt ka ardhur në rritje tensioni artificial që Partia Demokratike me Saliun në krye, e kanë çuar dje në kulm, duke i bërë thirrje popullit për marrjen e armëve. Kjo zbulon qartë se dinamika e kësaj politike të dëshpëruar tensionimi, është e planifikuar për të ardhur në rritje, për të penguar reformën dhe mundësisht për ta abortuar atë, duke krijuar një atmosferë sa më të rëndë për të nxitur zhvillime që justifikojnë braktisjen e reformës. Nëse i kthehemi gjithë kronikës së këtyre muajve dhe shohim si është krijuar kjo dinamikë, do të shohim se është pjesë e një plani, pavarësisht se ekseset nga vezët te lodrat janë shprehje e një fakti të thjeshtë: plani është i dëshpëruar, ata që duan ta vënë në jetë janë të dëshpëruar dhe shanset që ky plan të funksionojë, janë dëshpëruese.

Saliu nuk e do reformën. As PD-ja s’mund ta dojë reformën dhe jo vetëm sepse nuk e do Saliu, që është një arsye shumë e madhe dhe e pakapërcyeshme për PD-në, po sepse Saliu s’është i vetmi demokratikas që sëkëlldiset nga ideja se reforma mund t’i kthejë “të fortët” e veshur me kostum dhe të strehuar nën flamur, në të pandehur, të pafuqishëm për të dalë mbi ligjin. Por as Saliu, as PD-ja, nuk kanë kurajo ta thonë që nuk e duan reformën dhe duan t’a hedhin në erë rrugën e reformës, duke rritur në maksimum intensitetin e politikës kriminalizuese e duke shpresuar që rrugës të plasë ndonjë gjë sa më e rëndë dhe ata të justifikojnë asgjësimin e reformës.

Ja pse e rritën në kulm volumin e gënjeshtrave e të akuzave ndaj qeverisë dhe policisë për rastin e Emiliano Shullazit pas mesazhin të marrë nga Shtëpia e Bardhë për reformën. Ja pse është rritur këto ditë edhe volumi i plehrave anonime që nxjerr koshi digjital i Saliut. Ja pse u bë dhe thirrja për marrjen e armëve!

Shtëpia e Bardhë dha një mesazh shumë të fortë e të qartë për Reformën në Drejtësi, për të gjitha palët, në respekt të plotë të popullit shqiptar dhe të aspiratës së popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian në një proces që Shtëpia e Bardhë, SHBA, e mbështesin fuqimisht. Mesazhi është shumë i qartë: Të gjithë ata që përfaqësojnë popullin shqiptar, qofshin në qeveri, qofshin në opozitë, nuk munden dot ta tradhtojnë këtë aspiratë madhore që përcakton dhe fatin e procesit të integrimit në një fazë ku Shqipëria ka të gjitha mundësitë, ka të gjithë partnerët dhe ka siguruar të gjithë mbështetjen për të hapur negociatat dhe ku njëkohësisht politika nuk mund të bëjë lojën e zjarrit që ta djegë këtë shans historik, sepse gjërat janë dinamike dhe Europa e nesërme nuk është e thënë që të jetë Europa e sotme.

Gatishmëria e sotme e partnerëve tanë më të mëdhenj, nuk është e thënë që të mbetet e pandryshuar, për shkaqe që nuk varen domosdoshmërisht nga ne.
اuditërisht, ndërkohë që duhet të ishte intensifikuar puna për reformën pas mesazhit të qartë edhe të Shtëpisë së Bardhë, vjen mesazhi për të marrë armët. Me demek, për t’u mbrojtur nga krimi që ka marrë dhenë, po në fakt për të mbrojtur Saliun nga Reforma në Drejtësi.

اdo mendje normalisht e kthjellët këtë e kupton siç kuptojnë sytë dritën e diellit. Për t’i dhënë këtij personazhi qesharak, një justifikim sa më të madh, që të mos bashkëpunojë, ai dhe partia e tij, me qeverinë e krimit. Sepse Saliu e di më mirë se shumë të tjerë, në mos më mirë nga të gjithë, kuptimin e plotë të mesazhit të Shtëpisë së Bardhë. Ashtu siç e di më mirë se të gjithë që mesazhet e Shtëpisë së Bardhë, nuk janë pikat e Rregullores së Kuvendit, që ai s’i ka marrë parasysh asnjë sekondë për 25 vjet rresht. Prandaj edhe e ka humbur krejtësisht toruan dhe thërret në ndihmë gjithë arsenalin e fantazisë së tij, në një përpjekje ekstreme dhe të dëshpëruar, që t’u tregojë shqiptarëve një film aq të tmerrshëm, me kriminelë dhe me qeveritarë që janë njësh me njëri-tjetrin, për të justifikuar pastaj thirrjen: “Merrni armët, që të mbroheni!” Po në fakt, në pritje që të gjenden qorra, që ta ndjekin pas e të bëjnë mundësisht ndonjë nga ato hatatë që ai ka treguar në histori se i thërret në ndihmë, kur i lëkunden fort këmbët, jo më sot që e kanë lënë dhe gjunjët.

Po kjo është e gjitha një përsëritje qesharake e historisë tragjike të hapjes së depove të armëve, nga i njëjti njeri që sot s’ka asgjë në dorë, përveç inferioritetit absurd ndaj tij të klubit të SHQUP-it, e vetmja gjë që ka në dorë. Prandaj askush s’duhet të shqetësohet dhe të marrë seriozisht mundësinë që nën thirrjen e Saliut të shfaqen prapë armët. Por, të gjithë së bashku duhet të shqetësohemi për fatin e Reformës në Drejtësi.

Sot Shqipëria dhe shqiptarët janë në pozicionin më të mirë gjeopolitik të të paktën njëqind viteve të fundit. Jemi anëtarë në NATO, jemi kandidatë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Partneriteti strategjik me SHBA është tanimë dokument i shkruar. Partneriteti ynë i ngushtë me Gjermaninë është tashmë një garanci shumë e fortë në një proces historik, si ky i integrimit europian. Aleatët tanë, Italia Franca etj, janë në të njëjtën linjë. Jemi të vlerësuar jo vetëm për kontributin tonë në rajon, por edhe për rolin që luajmë si shqiptarë në Ballkan. Shqiptarët e Kosovës sot, po ashtu, janë aty ku askush nga ne se kishte imagjinuar dot vetëm një dekadë më parë.
Shqipëria po përjeton një moment historik, ku për herë të parë të gjithë fqinjët i kanë ulur armët dhe kanë çelur rrugën e bashkëpunimit me njëri tjetrin, falë lidershipit të Kancelares gjermane, që me kurajo nxiti një proces që po vazhdon dhe ka filluar të japë frytet e veta të para.

Vlerësohemi sot si popull dhe si vend si shembull për vëllazërinë dhe harmoninë fetare, një thesar që kemi ditur ta ruajmë dhe një virtyt të cilit i referohen udhëheqësit më të mëdhenj të njerëzimit sot, që nga Papa Françesku, Presidenti Obama, patjetër dhe të tjerët.

Qeverisë sonë i janë hapur të gjitha dyert dhe në çdo derë pritemi me respekt e marrim vlerësime inkurajuese për të ecur më tutje. اka kemi bërë është qartësisht një arsye për të na pritur me respekt, për të na vlerësuar dhe sigurisht për të besuar se çka mbetet për të bërë, që është akoma më shumë, është e mundur dhe kur, në këtë kontekst, duhet të bëjmë edhe hapin e fundit. Përpara se të hapim dyert e negociatave na del thirrja për të marrë armët, e cila jo rastësisht mbush mediat e botës, sepse Shqipëria sot shihet ndryshe. Saliu ka folur për armët edhe më parë, po mediat e botës i mbushi kur armët kërcitën, jo kur i përmendi. Fakti që mbushi mediat e botës tregon që kjo është një surprizë shumë e madhe, sepse nga Shqipëria që ata shohin dhe nga Shqipëria me të cilën bashkëpunojnë presin gjëra të tjera.

Ndaj unë dua t’u them të gjithëve sot:

Ne po marrim një kthesë të vështirë në çdo sektor të jetës, pas aq shumë vitesh ecje në drejtimin e gabuar dhe rrënues për ekonominë, për energjinë, për arsimin e shëndetësinë, pronat, territorin, për rendin e sigurinë, etj. Reforma në Drejtësi është finalizimi i kësaj kthese, për të vazhduar rrugën në drejtimin e duhur dhe mbledhur hap pas hapi frytet e reformave të rënda, por historike, të këtyre 30 muajve shumë të vështirë. Kemi filluar të bëjmë shtet, por është Reforma në Drejtësi ajo që i jep shtetit forcën e të qenit garant i barazisë së të gjithëve para ligjit. Prandaj edhe është reforma më e zorshme për t’u kaluar, sepse prek ata që deri më sot kanë bërë ligje apo gjyqe dhe ligjet i kanë shkelur më shumë se të gjithë të tjerët, e gjyqet i kanë përdorur për të shkelur të tjerët. Kjo reformë është fillimi i fundit të kastës së të pandëshkueshmëve në politikë dhe në gjyqësor. Prandaj mos u çudisni dhe mos merrni seriozisht rrezikun se njerëzit do marrin armët, sepse Saliut mbrapa nuk i shkon njeri jo për të marrë armët, por as për të mbajtur xhaketën.

Por, shqetësohuni dhe të jemi të gjithë të shqetësuar për këtë rezistencë të kastës dhe që është në fakt rezistenca e lidhjes së hershme në mëkat mes pushtetit të politikës dhe pushtetit gjyqësor.

Nga ana tjetër, po e mbyll duke ju siguruar që reforma do të kalojë. Ajo që mbetet për të parë është me çfarë çmimi.
Shqiptarja.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top