Reforma në drejtësi parashikon jo një, por dy Gjykata të Larta

Zbardhet projekt-drafti i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë që kanë marrë përsipër të ndryshojnë rrënjësisht sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Zbulohen hallkat se si do ndryshojnë gjykatat dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili do jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në këtë këshill, bien totalisht kompetencat e Presidentit dhe ministrit të Drejtësisë, duke mos pasur asnjë figurë politike në të. Ndërkohë që numri i anëtarëve tkurret nga 15 në 11, ku një anëtar do jetë i shoqërisë civile. Ministri në KLGJ do jetë spektator, ndërsa Presidenti do presë vetëm propozimet që vijnë nga KLGJ. Ndërkohë nëse miratohet ky draft do shkrihet Gjykata Administrative e Apelit dhe do krijohet dy Gjykata të Larta.

Ndryshe nga sistemi aktual, çdo gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese do të mbajë përgjegjësi disiplinore për veprimet që ai kryen gjatë punës.

DY GJYKATA TE LARTA

Momentalisht, sistemi i drejtësisë në vend ka vetëm një Gjykatë të Lartë, ndërkohë që grupi i punës që ka hartuar draftin e super-reformës në drejtësi, parashikon të ndërtojë dy Gjykata të Larta. Ajo që tashmë është aktuale si dhe Gjykatën e Lartë Administrative.

Sipas projekt-draftit të hartuar dhe që pritet të diskutohet në Komisionin e Ligjeve, pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, Gjykata e Lartë Administrative si dhe Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë.

Reforma do të sjellë një ndryshim rrënjësor duke shkrirë Gjykatën e Apelit të Administrativës duke e kthyer këtë gjykatë vetëm me dy shkallë dhe jo me tre siç është aktualisht.

Pra, do të kemi një Gjykatë Administrative të Shkallës së Parë dhe Gjykatë të Lartë Administrative, ç’ka do të thotë që çështjet administrative do të kalojnë direkt në Gjykatën e Lartë.

Në kapitullin për “gjykatat” thuhet se Kuvendi krijon gjykata për fusha të veçanta, por asnjë rast, gjykatë të jashtëzakonshme.



Shqiptarja.com
 
Titulli: Reforma në drejtësi parashikon jo një, por dy Gjykata të Larta

Jo po do bejme edhe te treten moj. Gjykaten e larte te divorceve! :stres:pse a nuk kishte Gjykata e larte departament administrativ apo cfare? :stres:

Si e kemi ne? Futja emrin e madhe per te tregu rendesine e institucionit. :vriveten:O shkrete, beje funksionale gjykaten pa le emrin si e ka :vriveten:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top