Reforma në drejtësi, drafti kalon në Kuvend; opozita del kundër

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Reforma në drejtësi, drafti kalon në Kuvend; opozita del kundër

Fatmir-Xhafaj-1.jpg


Kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj deklaroi se drafti për reformën në fjalë do të kalojë në seancë.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Rregullores, Xhafaj u është përgjigjur qëndrimeve kundër të opozitës me precedentin e ligjit për dekriminalizimin.

“Ajo çfarë ka shkruar Gramoz Ruçi është çfarë kanë kërkuar Paloka dhe Bylykbashi për dekriminalizimin, që produkti i komisionit parlamentar të kalonte në seancë dhe kjo po ndodh”, ka thënë Xhafaj.

Ai ka theksuar se në rastin e dekriminalizimit, drafti kaloi në seancë me vetëm me 2 firma deputetësh, të Bylykbashit dhe Ballës, si kryetar dhe nënkryetar të komisionit të posaçëm parlamentar.

“Preçedenti është njësoj sikur është një grup, ashtu edhe kur janë disa grupe. Nuk mund të thuash që kur jemi disa grupe ta bëjmë kështu, kur jemi një ta bëjmë ashtu. Rregullorja është një e vetme”, ka insistuar Xhafaj.

Ai ka sqaruar se, “drafti do të hyjë në procedurë, më pas konferenca e kryetarëve do të vendosë që të hyjë në kalendar e pastaj do ta shqyrtojnë ligjvënësit”, në vartësi të disa aspekteve.

Deputeti socialist ka shtuar më tej se, është momenti që për ndryshimet kushtetuese të shprehen grupet parlamentare.

Ndërkohë ka reaguar deputeti demokrat, Arben Ristani, i cili e ka quajtur këtë manovër të mazhorancës një “ecje arrogante”.

“Kur kalohet në seancë kalohet mbi bazën e nenit 77 të rregullores. Ajo që po bëhet përditë evidente është se s’duan as procedurën ta zbatojnë. Pra, është një ecje arrogante, praktikë e kësaj mazhorancë që daton në kohën e Enverit, që thoshte ‘pse, ligjet tona do të na pengojnë ne’”, deklaroi deputeti Arben Ristani.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top