Redi Jupi bëhet baba

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar


Redi Jupi bëhet baba

Gjithmonë ishte folur se futbollisti Redi Jupi, ishte tipi i mashkullit, që nuk i pëlqente aspak martesa. Po kush tha, sidomos tani, që është bërë babai i një vajze të vogël, që sapo ka ardhur në jetë. Redi, e ka pohuar me shumë entuziazëm këtë fakt dhe në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, ku ishte i ftuar duke pohuar se, ndihej shumë i lumtur pas ardhjes në jetë të vajzës së tij.

Vetëm pak ditë pas lindjes së vajzës ai është nisur drejt Francës për të qëndruar atje një javë, ndërsa po jeton martesën e tij me vajzën simpatike, të bijën e doktor Mentor Petrelës. Ata u martuan pas një lidhjeje të gjatë dashurie. Redi Jupi u rikthye në Shqipëri në tetor të vitit 2006, kur iu bashkua skuadrës së Dinamos, pasi kishte luajtur më parë në Turqi me skuadrën e Dijarbak‎rsporit, ku është aktivizuar me sukses për tre sezone.

Por dëmtimi i i kaviljes, kohë më parë dhe rikthimi i dhimbjes e detyruan, që të ndërpresë çdo aktivitet fizik. Shkëputja e tij nga sporti, e bëri t’i hyjë televizionit si prezantues në emisionin e TVSH-së të shtunën në darkë, analizave sportive, por edhe publicitetit si imazh. Por ndoshta e ardhmja e 34 vjeçarit, do i takojë jurisprudencës ashtu sië e ka pohuar dhe vetë.


Burimi: Gazeta Panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top