Receta nga Ceka (Fikrie Gagica-Ukelli)

*deliza*

VIP
V.I.P
Byrek me katmer

Përbërësit:

Për byrek preferohet miell i ashpër, i cili përmban gluten dhe ka elasticitet. Për 1 kg miell duhen afro 500-600 ml ujë, 1 lugë kripë, 2 lugë vaj dhe 250 gr gjalpë.

Mbushja me spinaq: 1 kg spinaq, 250 gr djathë i bardhë i troshitur, 4 vezë, 1/2 kg kos i trashë ose ajkë kosi, kripë sipas dëshirës.

Përgatitja:

Në mes të miellit hapet një gropë ku hidhet pak kripë, 2 lugë vaj dhe gradualisht ujë. Duke e përzier nga mesi, gatuhet një brumi butë, i cili ngjeshët sa më gjatë në tavolinë të përmillur. Brumi mbulohet me pecetë të lagur dhe lihet 20 min. që të zbuten proteinat dhe brumi të fitojë elasticitet në mënyrë që petët të hapen mirë. Gjysma e brumit ndahet në kuleq të vegjël, të cilët hollohen në petë madhësie të një pjate të vogël. اdo petë lyhet me yndyrë dhe vendoset njëra mbi tjetrën duke i hapur ato në katmer. Në tepsi të lyer me yndyrë, shtrohet katmeri duke i ngritë skajet rreth tepsisë. Mbi i hidhet e përhapet nga të gjitha anët mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të hapura. Skajet rreth tepsisë mbështillen sa më hollë brenda. Byreku lyhet me yndyrë dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200؛ C. Pasi të largohet nga furra mbulohet me pecetë, e pas 20 minutash shërbehet.
Mbushja mund të bëhet me spinaq, presh, kungull, qepë, mish të bluar, lakra të bardha dhe turshi, patate, me të brendshmet e qingjit (mëlçi, mushkri, zemër, veshkë) etj.

pite.jpg
 
Bajaderë

Përbërësit:

* 300 gr keksa të bluar
* 200 gr bajame, lajthi ose arra të bluara
* 200-300 gr sheqer
* 250 gr margarinë
* 200 gr çokollatë
* 1,5 dcl ujë
* Glazura: 100 gr çokollatë, 2 lugë vaj

Përgatitja:

Uji dhe sheqeri vlojnë 5 minuta. Në sherbet të nxehtë, duke i përzier, hidhen gradualisht bajamet, margarina e prerë në katrorka dhe keksat. Masa përzihet gjersa të kompaktësohet. Veçohet 1/3 e masës së përgatitur, pjesës tjetër i shtohet çokollata e ndarë në copa të vogla dhe përzihet mirë gjersa të shkrihet. Në tepsi katrore të shtruar me folje të tejdukshme,shtrihet masa me çokollatë. Mbi të vendoset dhe rrafshohet masa e bardhë.

Shkrihet çokollata në enë mbi avull me 2 lugë vaj. Përzihet mirë dhe me glazurë pak të ftohur, lyhet e tërë sipërfaqja e bajaderës. ثmbëlsira futet në frigorifer për t’u ftohur mirë, pastaj pritet në pjesë katërkëndëshi.

bajadere.jpg
 

Attachments

  • bajadere.jpg
    bajadere.jpg
    5.8 KB · Shikime: 0
Pemë në xhelatinë

Përbërësit:

* 100 gr mjedra
* 100 gr pjepër
* 1 nektarinë
* 1 shegë
* 1 mollë
* 3 banane
* 1/5 kg pjeshka
* 50 gr rrush të zi ose qershia
* 2 limona
* 450 ml ujë
* 250 ml kompot pemësh të konservuara
* 30 gr xhelatinë ose 18 fletë xhelatine
* 6 lugë sheqer

Përgatitja:

Qërohen pjeshkat dhe molla, spërkaten me lëng limoni që të mos nxihen dhe vendosen në ujë me sheqer që të ziejnë për 5 min. Në ndërkohë fletët e xhelatinës ulen në ujë të ftohtë për 5 min. pastaj kullohen dhe në lëngun e nxehtë, hidhet xhelatina e kulluar duke e përzier gjersa të shkrihet. Shtohet kompoti. Nëse përdoret xhelatinë pluhur, përgatitet sipas udhëzimit në qeskë.
Bananet qërohen, priten në rrathë dhe spërkaten me lëng limoni. Në enë kuglofi ose tjetër të thellë, vendosen radhazi të gjitha pemët. Mbi pemë derdhet lëngu i vakët me xhelatinë dhe ena futet në frigorifer për disa orë ose gjatë tërë natës në mënyrë që të mpikset xhelatina. Në çastin kur shërbehet, ena futet në ujë të nxehtë për 1-2 sekonda dhe përmbyset në pjatë të cekët më të madhe. Pritet sikurse tortë dhe mund të shërbehet me ajkë të rrahur.

xhelatine.jpg
 

Attachments

  • xhelatine.jpg
    xhelatine.jpg
    11 KB · Shikime: 0
Roladë mozaik


Përbërësit për patishpan:

* 6 vezë,
* 6 lugë sheqer,
* 6 lugë miell,
* 1 qeskë sheqer vanileje.

Filli:

* 300 gr biskota të bluara (“plazma”),
* 1 portokall,
* 250 gr zhele bonbone të grimcuara,
* 200 gr rrush të thatë të ulur në rum ose ujë,
* 300 gr arra të grimcuara,
* 150 gr çokollatë të grimcuar,
* 200 gr gjalpë të zbutur,
* 4 vezë të freskëta,
* 150 gr sheqer pluhur.

Përgatitja:

Gatuhet patishpani, derdhet në tepsi katrore shporeti të shtruar me letër të yndyrshme dhe piqet në furrë me temp.200 gradë C. Përmbyset në pecetë të lagur. Largohet letra dhe mbulohet me të.
Tundet gjalpi me sheqer pluhur. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur së bashku në masë të njëllojtë. Shtohen lëngu i portokallit dhe lëvorja e kaluar në rende. Duke e përzier masën gradualisht, hidhen biskotat, arrat, rrushi, çokollata dhe zhele bonbonet. Veçan tunden të bardhat e vezëve në shkumë të dendur dhe përzihen me lugë me masën e përgaditur. Filli vendoset në mes të patishpanit në formë të sallamës. Me kujdes mbështillet duke i bashkuar skajet e patishpanit. Shkrihen 100 gr çokollatë dhe përzihen mire me 4 lugë qumësht, 4 lugë vaj dhe glazura derdhet mbi sipërfaqen e roladës duke lyer edhe anash. Mbi hidhen arra të bluara. Rolada ftohet mirë, pastaj pritet në rrathë. Shërbehet me shampanjë, liker ose kafe.

rolate.jpg
 

Attachments

  • rolate.jpg
    rolate.jpg
    12.7 KB · Shikime: 0
Bakllava e shpejtë

Përbërësit:
* 2 vezë të plota e 3 të verdha vezësh,
* 1 gotë vaj e 1 qumësht,
* afro 600 gr miell të situr dhe të përzier me1 pluhur paste,
* 700 gr niseshte,
* 1/2 kg arra të grimcuara ose të bluara,
* 1/2 kg gjalpë.

Sherbeti:

* 2 kg sheqer,
* 1 lit ujë,
* lëngu i ½ limonit,
* 1 sheqer vanileje.

Përgatitja:

Tunden vezët me pirun, shtohet vaji dhe qumështi. Në masën e përzier mirë, shtohet mielli pak nga pak dhe zihet një brumë i butë. Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga çdo pjesë bëhen nga 5 toptha, gjithsej 50 toptha. اdo topth hapet sa një pjatë e vogël dhe duke e përmillur me niseshte vehen nga 5 petë njëra mbi tjetrën. Pesë petët e bashkuara hapen dhe hollohen duke i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe. Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit. Nëse dëshirohet bakllava me petë të radhitura, atëherë petët e holluara vihen në tepsi njëra mbi tjetrën,duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë. Pasi të hollohen dhe palosen në tepsi gjysma e petëve, vihen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj. Hollohen edhe gjysma e petëve të tjera në të njëjtën mënyrë dhe vihen mbi arra. Pritet në formë delimash.
Nëse dëshirohet bakllava me petë të mbështjella në role, atëherë pasi të hollohet peta me 5 kuleç, paloset gjer në gjysmë nga të dyja anët, poshtë dhe lartë. I hidhen arrat në mes në formë shiriti dhe mbështillet sikurse roladë, duke e palosur pjesën e lartë përmbi. Bakllava pritet në delima madhësish të dëshiruara dhe me lugë i hidhet gjalpi i shkrirë. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170 gradë C për t’u pjekur dalëngadalë për 11/2 orë ose edhe më tepër. Nëse bakllava skuqet mbi që në fillim, ajo mbulohet me letër dhe pjekja vazhdon gjersa të skuqen petët edhe brenda.

Sherbeti:Vlohet uji me sheqer,shtohet ½ limoni i grimcuar dhe lëngu i gjysmë limonit si dhe 1 sheqer vaniljeje. Pasi të largohet sherbeti nga zjarri, shtohet një gotë çaji ujë i ftohtë dhe me sherbet të valë, përvëlohet bakllava e ftohur. Mbulohet gjersa ta pijë sherbetin.

Variant për mbushje:1 kg vishnje të pastruara nga bërthamat sheqerosen pak dhe në shirit vendosen në vend të arrave. Mund t’i hidhen pak arra të bluara, në mënyrë që ato ta thithin lëngun e vishnjeve. Gatuhet dhe piqet në të njëjtën mënyrë sikurse bakllava me arra.

bakllava.jpg
 

Attachments

  • bakllava.jpg
    bakllava.jpg
    10.6 KB · Shikime: 0
Tavë me domate


Përbërësit:

* 1 kg mish me asht
* 3 kg domate
* 5 qepë
* 400 gr speca pa djegës dhe 2-3 speca djegës
* 1 degë selino
* 1 tubë majdanoz
* disa gjethe fesligjen
* 250 gr gjalpë ose vaj ulliri
* 1 filxhan kafeje oriz (mund t’i shtohen edhe patate)
* kripë, piper, specall, vegetë.

Përgatitja:

Priten qepët imët, domatet në katrorë të vegjël, specat në rrathë. Majdanozi dhe fesligjeni priten imët. Të gjithë përbërësit përzihen duke përfshirë edhe orizin e larë. Hidhen mëlmesat, masa përzihet dhe vendoset në tavë. Futet mishi aty-këtu në perime. Gjalpi pritet në copa dhe vendoset mbi perime. Tava futet në furrë të nxehtë me temperature 250؛C dhe sa të fillojë të vlojë, ulet temperature në 180؛C që të piqet dalëngadalë për 3-4 orë.

dom.jpg
 

Attachments

  • dom.jpg
    dom.jpg
    14.3 KB · Shikime: 0
Akullore në enë akulli


Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”
Përbërësit:
* 8 vezë të freskëta
* 10 lugë sheqer
* 4 qeska krem të rrahur (shllag)

Shijen mund ta ndërroni duke i shtuar arra, lajthi, bajame të grimcuara ose bluara, çokollatë të shkrirë, dredhëza, mjedra, banane etj.

Të bardhat e vezëve tunden 3-4 min. Shtohet sheqeri dhe vazhdon tundja gjersa të përgatitet një marengë e dendur sikurse borë.
Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke vazhduar tundjen. Kremi i rrahur përgatitet sipas udhëzimit në qeskë, pastaj bashkohet me vezët e tundura dhe përzihet me lugë në mënyrë që të mos bjerë shkuma. Derdhet në enë ku do të ngrihet dhe futet në friz për disa orë.
Masës bazë mund t’i shtohen nga përbërësit e lartpërmendur,e në atë rast masa ndahet përgjysmë. Gjysma e masës përzihet me përbërës të dëshiruar dhe kur të derdhet në enë ku do të ngrihet,më pare hidhet akullorja bazë, e pastaj ajo e kombinuar.
Akullorja mund të shërbehet në mënyrë atraktive në enë akulli.
 

Attachments

  • f.0830144322323_m[1].jpg
    f.0830144322323_m[1].jpg
    33.3 KB · Shikime: 6
Sorbet nga pemët e buta​


Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”
Përbërësit për desertin më freskues verorë:
* 350 gr mjedra,
* 250 gr rrush serezi,
* 200 gr sheqer,
* 150 ml ujë,
* 1 e bardhë e vesë,
* lëngu i një limete ose limoni,
* 1/8 l verë e bardhë kualitative ose shampanjë (vera mund të zëvendësohet me lëng agrumesh ose frutash të buta, por në këtë rast ky desert nuk do të jetë sorbet, por një koktej që i ngjason koketej “granite”).
Përgatitja:
Vlon sheqeri me ujë 7 minuta dhe ftohet sherbeti. Pemët shtypen në formë pureje.
Tundet e bardha e vesë në shkumë të qëndrueshme dhe bashkohet me pemë,lëng limoni (verë për shije më të theksuar, por bënë edhe pa të) dhe sherbet. Masa përzihet mire gjersa të bëhet e njëllojtë.
Derdhet në enë të cekët, futet në frigorifer dhe gjatë ngrirjes, përzihet 3-4 herë, në mënyrë që mos të formohet si një copë akulli, por të jetë e lëmuar dhe e përshtatshme pastaj për t’u shërbyer.
Me përbërësit e lartpërmendur, në të njëjtën mënyrë, përgatitet sorbet me mango (2 mango), dredhëza (1/2 kg dredhëza), kivi (7 copë).
Shërbehet në gota me grykë të gjerë dhe të ftohura mirë.
 

Attachments

  • f.0729235356896_m[1].jpg
    f.0729235356896_m[1].jpg
    39.5 KB · Shikime: 6
Paragjellë me perime​

Përbërësit:
* 300 gr brokoli,
* 300 gr rrënjë selinoje,
* 400 gr karota,
* 3 lugë parmezan,
* 3 lugë ajkë qumështi,
* 3 të bardha të vezëve, kripë, piper.
Përgatitja:
Zihen veç e veç perimet nga 10 min. Kullohen mirë dhe kalohen në rende në enë të veçanta. Selinoja spërkatet me lëng limoni që të mos nxihet. Perimeve u hidhet kripë, piper, nga një lugë ajkë dhe parmezan. Kallëpi i thellë shtrohet me letër të yndyrshme. Në të vendoset masa e perimeve njëra mbi tjetrën. Mbulohet me folie dhe kallëpi vendoset në tepsi të mbushur gjer në gjysmë me ujë. Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gradë C për t’u pjekur për 40 min. Pasi të ftohet pritet në feta.
 

Attachments

  • f.0707001115293_m[1].jpg
    f.0707001115293_m[1].jpg
    38.9 KB · Shikime: 10
Tortë me dredhëza​


Përbërësit:
* 700 g dredhëza
Kremi:
* ½ l qumësht
* 2 qeska puding vaniljeje
* 6 lugë sheqer
* ½ l .ajkë qumështi
Patishpani:
* 5 vezë
* 5 lugë sheqer
* 5 lugë miell
* 1 qeskë sheqer vanilje
* lëvore limoni
Përgatitja:
Dredhëzat lahen dhe kullohen mirë. Pudingu me 6 lugë sheqer ulet në 8 lugë qumësht. Pjesa tjetër e qumështit vlohet. Hidhet pudingu në qumështin valë duke e përzier vazhdimisht me tel kuzhine, gjersa të trashet dhe t’i marrë disa valë.

Ena me puding vendoset në ujë të ftohtë. Tundet ajka. Veçohet një pjesë për zbukurim. Pjesa tjetër vazhdon të tundet sa të trashet edhe pak. Pudingu i ftohur tundet edhe njëherë me mikser dhe gradualisht i shtohet ajka duke e tundur kremin në masë të njëllojtë.

Përgatitet patishpani me artikujt e lartpërmendur dhe piqet në furrë me temperature 200 gradë C për afro 12 min. Ftohet pak dhe pritet vertikalisht në tri pjesë. Vendoset njëra kore në tabaka, spërkatet me sherbet ose qumësht dhe lyhet me krem.

Duke i pastruar nga bishtat dredhëzat, ato vendosen mbi krem të tëra ose të përgjysmuara. Lyhen mbi me krem, vendoset korja e dytë,për të vazhduar njëlloj krem-dredhëza-krem. Mbi vendoset edhe korja e tretë. Pasi të spërkatet me sherbet, zbukurohet me ajkë dhe dredhëza.
Torta mirë është të ftohet 3-4 orë, pastaj të shërbehet.
 

Attachments

  • f.0601144823369_m[1].jpg
    f.0601144823369_m[1].jpg
    28.2 KB · Shikime: 9
Princes krofne​


Përbërësit:
* 1 filxhan kafeje vaj,
* 2 filxhanë kafeje ujë,
* 100 gr miell (1 gotë 2.1/2 dcl),
* 1/2 qeskë pluhur paste,
* 4 vezë.

Kremi: 1 litër qumësht, 10 lugë supe sheqer, 8 lugë miell, 2 vezë, 1 sheqer vanileje.
Përgatitja:
Vlohet uji me yndyrë. Largohet ena nga zjarri dhe, duke e përzier, hidhet gradualisht mielli i përzier me pluhur paste. Ena kthehet në zjarr për t’u fërguar brumi gjersa të shkëputet nga luga dhe ena. Brumi ftohet, pastaj hidhen vezët një nga një duke e tundur brumin me mikser ose me lugë druri në masë të njëllojtë. Me kaush ose me lugë të mesme, në madhësi të një arre, të larguara njëra nga tjetra, vendosen topthat në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme. Futen në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për 30-35 minuta. Nuk çilet furra edhe 20 minuta pas pjekjes. Nëse dëshirohen krofne-mjellma, nga brumi i mbetur, me kaush të hollë kuzhine, formohen disa “qafa” mjellmash në formë të shkronjës S. Piqen në temperaturë 180 gradë C për 10 minuta, pastaj qëndrojnë në furrë deri sa të ftohen.

Të verdhat e vezëve, sheqeri, mielli, sheqeri vanilje dhe 1 gotë qumësht i ftohtë, tunden me mikser. Masa derdhet në qumështin e nxehtë, duke e përzier kremin vazhdimisht me tel kuzhine gjersa t’i marrë disa valë dhe të trashet. Të bardhat e vezëve tunden në shkumë të qëndrueshme dhe bashkohen me kremin e ftohur duke e përzier me lugë gjersa masa të bëhet homogjene. Krofnet e pjekura priten horizontalisht përgjysmë dhe mbushen me kremin e ftohur. Nëse përgatiten “mjellmat”, korja e sipërme pritet përgjysmë, mbushen me krem, e në mes vendoset qafa në mënyrë që të marrë formën e mjellmës. Mbi hidhet sheqer pluhur.

Nga i njëjti brumë dhe krem, përgatiten profiterolet dhe moka ekler’s.
 

Attachments

  • f.0418000507697_m[1].jpg
    f.0418000507697_m[1].jpg
    33.8 KB · Shikime: 8
Strudel klasik me petë shtëpie​


Përbërësit për brumin:
* 225 gr miell i ashpër
* 1 majë luge kripë
* 1 vezë
* 2 lugë vaj
* disa pikë limoni
* 70 gr gjalpë
Në gropë mielli hidhet kripa, veza, vaji dhe lëngu i limonit. Duke e përzier brumin me lugë, hidhet nga pak ujë i vakët, sa të gatuhet një brum i butë i cili rrahet me lugë gjersa të shkëputet nga ena. Brumi derdhet në tavolinë të përmiellur dhe ngjeshët gjatë, por duke pas kujdes që ai të mbetet i butë. Rrahet për tavoline gjersa të fitojë elasticitet. Në formë topi vendoset në mbulesë bezi të përmiellur dhe mbulohet për 30 min që të qëndrojë në temperaturë ambienti. اarçafi përmiellet, me hollues të nxehur hollohet peta,pastaj hapet me duar, duke pasr kujdes që mos të ngjitet për bezi dhe mos të shkëputet. Peta hapet duke i futur duart nën të deri sa të hollohet në trashësi letre. Priten skajet.
Mbushja me mollë:
• 1 kg mollë të qëruara dhe të prera në katrorë të vegjël,
• nga 3 lugë rrush të terur të zi dhe të bardhë, (rrushi ulet në rum të përzier me ujë në kohëzgjatje prej 30 min.) ose 300 gr vishnje të pastruara nga bërthamat,
• 75 gr sheqer,
• 1/2 lugëz kanellë, lëvore portokalli e kaluar në rende,
• 50 gr bajame ose arra të bluara,
• 50 gr galetë e fërguar në gjalpë.
Përbërësit përzihen dhe shpërndahen mbi sipërfaqen e petës së holluar dhe të prerë në formë katërkëndëshi. Me anë të çarçafit mbështillet peta në roladë. Vendoset në formë patkoi ose në mënyrë diagonale në tepsi të lyer me yndyrë. Lyhet me gjalpë dhe futet në furrë të nxehtë me temp. 190؛C për t’u pjekur për 30-40 min. Që të pengohet tharja e strudelit, mbulohet me alufolie. Para se të shërbehet,i hidhet sheqer pluhur.
 

Attachments

  • f.0411125800173_m[1].jpg
    f.0411125800173_m[1].jpg
    37.8 KB · Shikime: 7
Qofte me kos

Përbërësit:

* 200 gr mish i bluar
* 2 dcl ujë
* 1 vezë
* 1/2 tubë majdanoz
* kripë, piper
* miell
* 3-4 thelpinj hudhre
* 1 kg kos (mundësisht delesh)
* vaj për fërgim.

Përgatitja:

Ujit të ftohtë i shtohen mishi i bluar, veza e tundur, kripa, piperi, majdanozi i grirë hollë dhe aq miell,sa masa të bëhet e trashësisë së brumit të petullave. Pasi të pushojë brumi ½ orë, qoftet qiten me lugë të vogël në vaj të nxehtë. Fërgohen nga të dyja anët dhe futen në kos me hudhër të shtypur dhe pak kripë.
Shërbehen të ftohura.
 
Revani


Përbërësit:


* 10 vezë të freskëta fshati
* 10 lugë sheqer
* 10 lugë miell

Sherbeti pasi të fillojë të vlojë, vazhdon zierjen edhe pesë min. në zjarr të ulët.

* 1 kg sheqer
* 5 gota ujë,
* 1 qeskë sheqer vanilje
* 4 rrathë të hollë limoni.

Përgatitja:
Tunden vezët me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht. Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi. Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur. Tepsia mbushet në ¾ e lartësisë,pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 140 gradë C për t’u pjekur për afro 1 orë. Gjatë pjekjes furra nuk hapet. Pasi të ftohet,hidhet sherbeti i vakët. Pritet në delima.
 

Attachments

  • f.0917020822239_m[1].jpg
    f.0917020822239_m[1].jpg
    31.2 KB · Shikime: 5
Kifle formash të ndryshme

Përbërësit:

• Një qeskë e gjysmë maja (10 gr),
• 1/2 lit. qumësht,
• 2 lugë sheqer,
• pak kripë,
• 2 vezë,
• 1 filxhan kafeje vaj,
• 1 sheqer vaniljeje,
• 800 gr miell,
• 1 pluhur paste,
• 1 vezë për lyerje,
• susam,
• 50 gr gjalpë.

Maja ulet në pak qumësht të vakët me 1 lugë të vogël sheqer dhe 1 lugë miell. Në qumështin e vakët shtohen tharmi i ardhur, vezët, vaji, kripa, sheqeri, sheqeri vanilje dhe mielli i situr me pluhur paste.

Brumi përzihet me lugë druri e pastaj derdhet në tavolinë të përmiellur dhe ngjeshët mirë e mirë gjersa të gatuhet një brumë i butë dhe i lëmuar. Brumi i butë vendoset në enë ku është zënë,lyhet me vaj për të mos krijuar kore, mbulohet për të ardhë dhe dyfishuar volumin për afro 2orë.

Brumi i ardhur ngjeshët pak, ndahet në afro 20 toptha. Hapen kuleçtë në madhësi pjate dhe, me ose pa djathë ose xhem brenda, mbështillen kiflet në forma të ndryshme. Kiflet vijnë 20 minuta,kyçet furra në 190 gradë C, pastaj lyhen me vezë të tundur, u hidhet mbi susam,nga një copëz gjalpë dhe futen në furrë për t’u pjekur gjersa të fryhen e të marrin ngjyrë të kuqërremtë. Mbulohen me pecetë për 10 min. që të zbuten,pastaj shërbehen.
 

Attachments

  • f.0905162333915_m[1].jpg
    f.0905162333915_m[1].jpg
    53.2 KB · Shikime: 8
Titulli: Receta nga Ceka (Fikrie Gagica-Ukelli)

ثmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë
Nevojiten (për 24 copë):

* 400 a margarinë
* 400 g çokollatë për gatim
* 8 vezë
* lëkura e renduar e 1 limoni
* 2 lugë lëng limoni
* sheqer vanilje
* 2 lugë kafe të bluar
* 2 lugë niseshte misri
* 275 g miell
* 100-150 g çokollatë të bardhë të thyer në copëza
* 100-150 g çokollatë qumështi e thyer në copëza
* 3 lugë sheqer pluhur

Përgatitja:

Margarina dhe çokollata për gatim shkrihen në avull. Të verdhat e vezëve ndahen, të bardhat miksohen, bëhet një shkumë e fortë, së cilës i shtohet lëngu i limonit.

Të verdhat e vezëve miksohen me sheqer, me lëvoren e limonit, me sheqerin e vaniljes dhe me instantin e kafesë, në këtë masë shtohet edhe çokollata e shkrirë. Pastaj i shtohen shkuma e të bardhave, mielli dhe niseshtja e misrit, të gjitha përzihen mirë.

Kallëpi mbështillet me letër për pjekje, në të derdhen 2/3 e masës së përgatitur.

Mbi masën qiten copëzat e çokollatës së bardhë dhe të çokollatës qumështore, pastaj derdhet pjesa tjetër e masës. Piqet në furrë të nxehur në 180 gradë C për 45 minuta. Sipërfaqja e ëmbëlsirës përmiellet me sheqerin pluhur, lihet për t'u ftohur.

Shërbehet e prerë në kube.
 
Titulli: Receta nga Ceka (Fikrie Gagica-Ukelli)

ثmbëlsira nga çokollata dhe bajamet

Nevojiten:

* 2 lugë bajame të bluara
* 100 gr çokollatë për zierje
* 3 lugë kafe turke të fortë
* 2 lugë miell
* 70 gr sheqer i kafenjtë
* 3 vezë
* gjalpë

Për lyerje: 70 gr çokollatë për zierje, 1 dl ajkë të ëmbël, 2 lugë kafe turke të fortë, 4 toptha akullore vanilje.

Përgatitja:

Katër këllëf ëmbëlsirash lyhen me gjalpë ndërsa fundin dhe anët lyeni me bajame të bluara. اokollatën e copëtoni, e përvëloni me kafe dhe e lini të shkrihet ngadalë. Pastaj i shtoni miellin, gjysmën e sheqerit dhe të kuqtë e vezëve. Të bardhtë i tundni mirë bashkë me sasinë tjetër të sheqerit, derisa të formohet një shkumë e fortë.

Shkumën ia shtoni masës me çokollatë e miell, duke e përzier ngadalë nga fundi deri në sipërfaqe. E tërë masa ndahet në katër këllëfët e përgatitur (me gjalpë e bajame), mbulohen me foli dhe lihen në temperaturë të dhomës të qëndrojnë rreth 1 orë. Futen në furrën e nxehur dhe piqen rreth 20 minuta, derisa masa të mbushë këllëfin dhe të forcohet.

Në ndërkohë përgatitet yçi (masa për lyerje). Ajka nxehet deri në vlim, hiqet nga zjarri, shtohet çokollata e thërrmuar dhe përzihen derisa të fitohet një masë e lëmuar. Shtohet kafeja dhe përzihet përsëri. Pasi të jenë pjekur dhe nxjerrë nga furra, ëmbëlsirat lihen të ftohen, rrotullohen në pjatat ku do të shërbehen dhe sipër ju qitet yçi (masa për lyerje). Anash shtohet nga një topth akullore nga vanilja dhe ndonjë kokërr bajame.
 
Titulli: Receta nga Ceka (Fikrie Gagica-Ukelli)

Omëletë me domate

Nevojiten:

* 4 vezë
* 4 domate
* 1 qepë
* vaj
* kripë dhe pak sheqer

Përgatitja:

Omëleta me domate përgatitet sikur omëleta e zakonshme, por më pare përgatiten domatet.

Domatet qërohen me një thikë të mprehtë, priten rriska-rriska të holla dhe qiten në fultere ku është fërguar qepa e grirë shumë hollë me gjalpë.

U shtohet kripa, piperi dhe pak sheqer dhe lihen në zjarr të ngadalshëm derisa ta pinë tërë lëngun e të bëhen si një salcë e trashë, duke i trazuar nga një herë që të mos ngjiten.

Pas kësaj përgatisim omëletën: rrihen vezët, u shtohet pak kripë dhe qiten në fulteren e gjerë me yndyrë që të piqen rreth 5 minuta në zjarr mesatar. Omëleta e përgatitur qitet në një pjatë të gjerë, sipër saj qitet pureja e përgatitur e domates dhe paloset dyfish.

Mund ta dekoroni me majdanoz e erëza që ju pëlqejnë.
 
Titulli: Receta nga Ceka (Fikrie Gagica-Ukelli)

Supë orizi me vezë dhe me limon

Për 4-5 persona duhen:

* lëng mishi 1,5 litra
* oriz 4 lugë gjelle
* gjalpë 10 gr ose l lugë gjelle
* 1 të verdhë veze
* 1/2 kokrre limon
* majdanoz, kripë, piper i zi.

Përgatitja:

Në lëngun e mishit hidhet orizi i larë e i pastruar, kripa dhe lihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë rreth 30 minuta. Në fund supës i shtohet pak lëvore limoni e grirë me rende; i jepet një valë, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash rregullohet me të verdhën e vezëve. Për këtë, në një enë porcelani hidhet e verdha e vezës, rrihet mirë dhe duke e rrahur i shtohet lëng limoni ose limontoz i tretur në ujë dhe pak e nga pak lëng supe. Në fund rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi, sipas dëshirës.
 
Titulli: Receta nga Ceka (Fikrie Gagica-Ukelli)

Pite misri me djathë

Për 4-5 persona duhen:
* 1/2 kg miell misri
* 2 di qumësht
* pak kripë
* 10 gr. sheqer
* l tharm i bukës;

Për yç:
* 1/2 kg djathë
* 250 gr sheqer
* 3 ve
* l qese vanilje
* 2 lugë miell
* rrush i tharë.

Përgatitja:

Mielli gatuhet me qumësht të vluar dhe i qitet sheqer e kripë, e pastaj edhe tharmi i bukës.

Përzihet dhe lihet të vijë. Ndërkohë tunden të kuqtë e vesë bashkë me sheqer, në të hidhet djathi i copëtuar dhe mielli, në fund rrushi i tharë dhe shkuma e fituar nga të bardhët e vesë.

Në tepsinë e lyer me yndyrë hidhet gjysma e brumit të përgatitur nga mielli i misrit, pastaj mbi këtë sipërfaqe hidhet yçi prej djathit si dhe pjesa tjetër e brumit të mbetur. Tërë kjo piqet në zjarr jo të fortë.

Pasi të jetë pjekur, i hidhet në sipërfaqe sheqer vanilje që të duket më bukur dhe serviret.
 
Titulli: Receta nga Ceka (Fikrie Gagica-Ukelli)

Pilaf me gjalpë

Për 4-5 persona duhen:
* 2 filxhanë çaji oriz
* 4 filxhanë lëng mishi ose ujë
* 2 lugë gjelle gjalpë
* kripë, piper i zi.

Përgatitja:
Orizi qërohet, lahet, kullohet dhe skuqet në yndyrë të nxehtë, pastaj hidhet lëng mishi ose ujë i vluar, kripë, mbulohet dhe lihet në zjarr të ngadaltë 15-20 minuta. Pasi të ketë pirë gjithë lëngun dhe në sipërfaqe të jenë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, lihet i mbuluar me kapak për 10-15 minuta, sepse avulli e zbut dhe shkriftohet më mirë. Kur qitet në pjatë, pilafit mund t'i hidhet gjalpë i shkrirë ose salcë domatesh, e përgatitur si për makarona. Gjithashtu mund të bëhet edhe me yç dhe në këtë rast përgatitet njësoj si më sipër.

Pilafi mund të bëhet edhe pa e kaurdisur orizin, në këtë rast përdoret vetëm gjalpi.
Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar me kripë, në sasi të caktuar, hidhet orizi i pastruar e i larë, përzihet pak dhe mbulohet me kapak, lihet të zihet në zjarr të ngadaltë për 10-15 minuta dhe kur të ketë pirë gjithë lëngun e në sipërfaqe të krijohen vrima, hidhet gjalpë i shkrirë, përzihet, mbulohet me kapak dhe lihet në një anë të shporetit. Kur qitet në pjata i hidhet piper i zi.
 
Titulli: Receta nga Ceka (Fikrie Gagica-Ukelli)

Sallatë me rrepa

Për 500 gr rrepa duhen:
* vaj 3-4 lugë,
* uthull 2 lugë
* pak majdanoz
* kripë
* sipas dëshirës dhe mundësisë shtohet edhe salcë kosi.

Përgatitja:

Kjo sallatë përdoret më tepër në stinën e dimrit, sepse rrepat janë më të shijshme dhe më të lëngshme.

Pasi u hiqet lëvorja dhe lahen mirë, ata grihen në rende, u kullohet lëngu duke i shtrydhur lehtë, vendosen në pjatë dhe u hidhet vaj, uthull, kripë e majdanoz i grirë hollë.

Shënim: Në këtë sallatë është mirë të hidhet dhe pak salcë kosi e përzier me hudhra të shtypura.
 
Titulli: Receta nga Ceka (Fikrie Gagica-Ukelli)

Mish viçi me spinaq​

Nevojiten:

● 1 kg mish viçi (shpatull) e ndarë në pjesë
● 3 domate të grira
● 1 kg spinaq
● ½ filxhan çaji me vaj ulliri
● kripë
● piper

Përgatitja:

Në një tenxhere e nxehim vajin dhe skuqim mishin nga të dy anët sa të marrë ngjyrë. Hedhim domatet e grira, kripën, piperin dhe 2-3 gota ujë. E lëmë gjellën të ziejë ngadalë për rreth një orë, derisa të ziejë mishi. Në vazhdim e hedhim spinaqin dhe e lëmë gjellën të ziejë për 30 minuta akoma.

Shënim: Spinaqin, para se ta hedhim në tenxhere e lajmë mirë dhe e grimë në copa të vogla. Pastaj e hedhim në një legen apo enë tjetër me ujë të ngrohtë për 3-5 minuta që të mblidhet pak dhe e kullojmë.
 
Titulli: Receta nga Ceka (Fikrie Gagica-Ukelli)

Byrek me kos dhe vezë​

Përgatitja për 6 persona:

● 6 peta katrore të gatshme (mund ta bëni dhe me peta të rrumbullakëta nga të cilat madje mund të përfitoni dhe më shumë copa byreku, megjithëse më të vogla)
● 4 gota kos
● 3 vezë
● një filxhan kafeje vaj
● kripë

Përgatitja

Mund të përdorni spinaq, djathë,gjizë, spec, patate të ziera me kaçkavall, etj., por edhe pak susam të zi për t’ia hedhur petave sipër.

Në një tas hidhni kosin, vezët, vajin, kripën dhe përzieni mirë. Më pas vendosini petët një nga një dhe me një furçë kuzhine ose dhe me lugë shtrojeni masën me kos që përgatitet pak më parë në petat e byrekut siç duket dhe në foto.

Kur peta të ketë marrë një formë katrore të vogël siç duket dhe në foto, lyejeni më parë me shtresën me kos dhe më pas vini harxhin.

Pasi ta vini harxhin paloseni katrorin përgjysmë dhe pasi ta keni lyer trekëndëshin e sapoformuar me shtresën me kos, hidhini susam të zi sipër (mund t’i hidhni dhe susam në mungesë të susamit të zi).

Më pas vendoseni atë në tepsi dhe veproni kështu deri sa të mbaroni tërë petat.

Kujdes! Zgjidhni një tepsi të madhe, sepse copat e byrekut do fryhen shumë për shkak të kosit dhe vezës!
 
Titulli: Receta nga Ceka (Fikrie Gagica-Ukelli)

Troftë e skuqur​

Përbërësit për 4 persona:

● 600 g troftë
● 200 g shpargull
● 150 g zarzavate
● 80 g bizele
● verë të bardhë
● vaj ulliri
● kripë e piper

Koha e përgatitjes: 30 minuta.

Gatimi

1. Pastrojini zarzavatet dhe skuqini me pak vaj në një tigan, ziejini bizelet; veç ziejini shpargujt.

2. Në një tigan hidhni pak ujë dhe gjysmë gote me verë. Lëreni tiganin në zjarr derisa uji të ketë zierë, më pas hidhni troftën e ndarë në copa rreth 2 cm të trasha. Hidhni kripë, piper, mbulojini me kapak dhe lërini të kaurdisen për rreth 5 minuta.

3. Përgjatë kësaj kohe, hidhni zarzavatet (duke i rregulluar me kripë për të fituar shije) dhe lërini disa minuta. Hiqeni përbërjen nga zjarri, rregullojeni me pak vaj ulliri dhe servireni.

4. Gatimi shoqërohet me verë të bardhë të athët dhe me aromë lulesh.
 
Titulli: Receta nga Ceka (Fikrie Gagica-Ukelli)

Mish çomlek

Për 4-5 persona duhen:
• mish 500 gr
• qepë l kg
• hudhra 1 kokërr
• vaj 4-5 lugë gjelle
• salcë 1 lugë kafeje
• pak piper i kuq
• uthull 3-4 lugë gjelle
• kanellë, kripë, piper i zi, 2 fletë dafine

اomleku zakonisht përgatitet me mish viçi dhe me qepë të vogla sa një kokërr: arre. Në mungesë të tyre, mund të përdoren qepë të thata të prera në katërsh.

Thelat e mishit skuqen në fultere me vaj të nxehtë sa të krijohet kore e kuqe pastaj vihen në tenxhere.

Në yndyrën që ka mbetur nga mishi, skuqen qepët dhe vendosen përbri mishit, vihen në zjarr, shtohen thelpinj hudhra, piper i zi, piper i kuq, pak kanellë dhe shuhen me uthull. Pastaj hidhet pak salcë domatesh, ujë dhe përzihen me lugë druri.

Në fund vihet kapaku, anët e të cilit zihen me brumë ose përdoret tenxherja me presion.

اomleku del më i shijshëm kur përgatitet në enë balte.
 
Titulli: Receta nga Ceka (Fikrie Gagica-Ukelli)

Byrek me purri e qumësht

Për 4-5 persona duhen:
* 3 gota uji miell (500 gr)
* 300 ml ujë (6 filxhanë kafeje)
* kripë

Për mbushje:
* 1 kg purri (presh)
* 1 ve
* 1/2 filxhani çaji qumësht
* kripë, piper i kuq, gjysmë filxhani çaji vaj.

Ky lloj byreku përgatitet njëlloj si me spinaq, por për mbushje merren purri. Purrinjtë qërohen, lahen, grihen dhe skuqen me yndyrë të mbuluar me kapak. Që të zbuten, pak u shtohet qumësht, lihen të ziejnë 10 minuta të tjerë, avullon lëngu i tepërt, hiqen nga zjarri, përzihen me vezë, piper i kuq e kripë.

Për byrek preferohet mielli i fortë (miell që përmban gluten më tepër dhe ka elasticitet). Mbi tryezë ose në tepsi përhapet mielli, në mes hapet një gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për l kg miell merret 550-600 gr ujë, megjithëse kjo varet nga lagështia e mielli.

Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë, i cili punohet 10 minuta, ndahet në kuleç, mbulohet me pecetë të lagur dhe lihet 20-30 minuta që të zbuten proteinat dhe të fitojë elasticitet; në këtë mënyrë petët do të hapen më mirë.

Prej çdo kulaçi bëhen petë të vogla, secila prej tyre përmiellet me niseshte dhe qiten 3-4 copë njëra mbi tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Këto shikohen herë pas here që të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe u hidhet nga pak niseshte.

Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma e petëve, duke e spërkatur secilën me yndyrë, mbi to qitet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë, mbi to qitet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet.
 
Titulli: Receta nga Ceka (Fikrie Gagica-Ukelli)

Sytliaç

Për 4-5 persona duhen:
• l litër qumësht
• sheqer sipas dëshirës
• 2 filxhanë oriz
• vanilje ose kanellë.

Një litër qumësht vihet në tenxhere. Kur të fillojë të vlojë, në të qiten 2 filxhanë oriz i larë nëntë herë.

Së pari, orizi zihet në qumësht nja 10 minuta në zjarr të fortë, e pastaj në zjarr të ngadaltë derisa orizi të mos zbutet dhe atëherë qitet sheqeri dhe lihet të zihet edhe një kohë.

Kur të zihet, ai zbrazet në misurë të vegjël dhe sipas dëshirës i qitet vanilje e kanellë. Po qe se dëshirohet, orizi mund të zihet ashtu që të mos sheqeroset, por kur të zihet zbrazet në misurë, qitet sheqer, vanilje ose kanellë.

Gjithashtu, sytliaçi mund të zbrazet në misur të madh dhe mbi të të hidhet lëngu i frutave dhe të servohet kur të ftohet.
 
Titulli: Receta nga Ceka (Fikrie Gagica-Ukelli)

Sallatë me makarona

Nevojiten:

• 250 gr. makarona kërmill
• 250 gr. misër konservë
• 1 vazo speca gogozhare
• 300 gr. sallam konservë, të prerë në kubikë të vegjël
• 250 gr. bizele të ziera
• 250 gr. djathë kaçkavall të grirë
• 1 vazo mesatare me majonezë ose 1/2 kg kos të kulluar
• 1 lugë gjelle majdanoz të prerë hollë

Gatimi

1. Në fillim zieni makaronat në një tenxhere me ujë të valuar me kripë dhe pak vaj, në mënyrë që të mos ngjiten gjatë zierjes. Në vazhdim i kullojmë dhe i vendosim në një pjatancë të thellë.

2. Hedhim në pjatancë të gjitha lëndët e tjera përveç kosit (ose majonezës), dhe majdanozit. I përziejmë mirë.

3. E vendosim pjatancën për rreth 2 orë në frigorifer.

4. Pak para se ta shërbejmë hedhim kosin (ose majonezën) dhe majdanozin.

5. Kjo sallatë është ideale për bankete ose bufe të hapura
.


---------- Post added at 22:27 ---------- Previous post was at 22:25 ----------

Supë krem-karota​

Për 4-5 persona duhen:

• lëng mishi ose ujë 1,5 litra
• karota 500 gr
• qepë 1 kokërr
• selino
• gjalpë 50 gr
• qumësht l filxhan çaji
• vezë l kokërr
• fetë buke l copë
• kripë, piper i zi
• miell 1 lugë gjelle.

Në tenxhere me yndyrë kaurdisen qepët, selinoja, hidhet lëng mishi ose ujë i vluar dhe lihen derisa të marrin valë. Shtohen karotat e pastruara e të prera në copa të mëdha dhe lihen të ziejnë derisa të jenë gati.

Pastaj kullohet lëngu, ndërsa zarzavatet kalohen në kullesë të shpeshtë, shtypen me lugë dhe herë pas here u hidhet pak lëng nga ai ku janë zier. Në tenxhere me gjalpë kaurdiset mielli, por jo sa të marrë ngjyrë.

Ai përzihet shpejt me qumësht dhe vihet të ziejë që të krijohet një masë e trashë pa kokrra (salca e bardhë). Në këtë salcë hidhet pak e ngapak supë, përzihet mirë, vihet në zjarr dhe, pasi të marrë një valë, rregullohet me të verdhat e vezëve.

Gjatë vendosjes në pjata hidhet pak gjalpë si dhe piper i zi.


---------- Post added at 22:29 ---------- Previous post was at 22:27 ----------

Sarma me spinaq​

Nevojiten (për 4 persona):

* 250 g spinaq
* 160 g djathë parmezan i kaluar në rende
* 250 g djathë i njomë lope
* 2 ve + 3 të kuq të veve
* 80 g bajame të bluara
* 120 g miell
* 30 gr gjalpë + lyerie të tepsisë

Për salcë:
Merret një spec i kuq, një i gjelbër dhe një i verdhë * 2 lugë pekmez domateje * 1 qepë * 1 thelb hudhër * 2 lugë vaj * 1/8 l supë * 1 dl verë * 1 arrë moskati * 1 spec i kuq i bluar * kripë, piper

Përgatitja:

Pastrohet spinaqi në vrushkuj uji. Qitet në tenxhere për t'u zbutur pak, përzihet vazhdimisht. Pasi të ftohet, pritet imët. Përzihet me 100 g parmezan, me djathë të njomë, me bajame, kripë e arrë moskati.

• Pastaj, përzihen vetë dhe të kuqtë e veve me 100 g miell dhe qiten në spinaqin e përgatitur. Kjo masë lihet për të ndenjur pak.

• Pastrohen specat dhe priten në katrorë. Qërohet qepa, imtësohet dhe fërgohet, derisa të marrë një ngjyrë të verdheme. Qepës i shtohen specat. Përderisa fërgohen, qërohet hudhra, imtësohet dhe qitet në specat e fërguar. Mbi të qitet edhe speci i bluar dhe pekmezi i domateve. Fërgohen pak në temperaturë mesatare.

• Në një enë qitet uji, kur të vlojë - merret spinaqi i përgatitur, me anë të dy lugëve formësohen "sarmatë" (si në foto) dhe qiten në ujë të valë, ziejnë për 3 minuta.

• Nxehet furra në 230 shkallë C. Lyhet tepsia me gjalpë dhe në të renditen "sarmatë". Shkrihet gjalpi dhe me të stërpiken "sarmatë" sipër. Futet tepsia në furrë, piqen 5 minuta, sa të bëhet një cipë e hollë sipër. Shërbehen menjëherë me salcë të specave.

Këshillë: Kur t'i formësoni "sarmatë" nga spinaqi, secilën herë lugët i futni në ujë të ftohtë, në mënyrë që masa të mos ngjitet për to.
 
Pe: Receta nga Ceka (Fikrie Gagica-Ukelli)

Ketu keni linkun ku mud te shihni online te gjitha recetat e Cekes :)

1000 receta per cdo familje
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top