Recesioni “mësyn” Greqinë, ekonomia bie nën zero

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Ekonomia greke ka hyrë në fazën e recensionit, vërejnë analistët pas publikimit të shifrave për ritmet e zhvillimit ekonomik, që kanë rënë nën zero për këtë vit.

Sipas ekspertëve, shkaqet e rënies gjenden në uljen e ndjeshme të investimeve dhe të eksporteve.

Përballë kësaj gjendjeje, qeveria pritet të disponojë 2 miliardë euro, si garanci për institucionet bankare që do të kreditojnë bizneset.

Parashikimet optimiste të qeveritarëve grekë, se vendi do të kishte pasojat më minimale të mundshme nga kriza ekonomike, tashmë janë përgënjeshtruar.

Shërbimi Statistikor Kombëtar publikoi shifrat për nivelin e ritmit të zhvillimit ekonomik, që në tremujorin e dytë të këtij viti, rrëshqiti në minus 0,2 %, nga plus 3,4 % që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa bilanci pritet të jetë edhe më negativ në fund të muajit, kur do të publikohen të dhëna më të detajuara.
*telegrafi*
 
Greqia ne recension ,ndersa emigrantet e ardhur prej andej xhepat plot me pare.Sipas deklaratave te INSTAT Shqiperia me rritje ekonomike,shqiptaret xhepat bosh.
 
Ne ndryshim nga Franca dhe Gjermania ku ka tendenca te atilla qe te dilet nga recesioni, vendet e Ballkanit tek do ''shijojne'' recesionin. Ulje e aktivitit ekonomik, rritje e interesit, ulje e pagave dhe e te ardhurave, ulje e konsumit, rrije e papunsise dhe deficite te medha ne buxhet - do jete realiteti i hidhur qe do perjetojme ne muajt e ardhshem. :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top