Rapsodët kosovar në pulla postare

Arfenilla

Themelues i Forumit
timthumb.php
Filatelia e Postës së Kosovës ka veçuar tre nga rapsodët e shumtë kosovarë, Dervish Shaqa, Salih Krasniqi dhe Qamili i Vogël të cilët i prezanton përmes emisionit të ri të pullave postare të titulluar ”Rapsodët”, që janë vënë sot në qarkullim.

Folklori muzikor shqiptar është shumë i lashtë dhe shumë i pasur. Mbledhësit dhe interpretuesit e këngës folklorike – rapsodët - janë më meritorët për ruajtjen e këtij thesari popullor, brez pas brezi.

Dervish Shama u lind në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912. Ishte rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare. Për shkaqe politike, në vitin 1956, detyrohet ta braktisë Kosovën, për të cilën thur vargje deri në fund të jetës. Shquhet për mënyrën e shprehjes së dhimbjes dhe mallit që kishte për familjen dhe vendlindjen, e që për të ishin të ndaluara.
der1-1384523367.jpg

Me një mjeshtri të jashtëzakonshme, përmes vargjeve e këngëve të përcjella me çifteli, përshkruan kullat e gurit në Dukagjin, figurat kombëtare të patrioteve të devotshëm, trimave, luftëtarëve të atdheut.

Salih Krasniqi u lind më 1919 në Drenovc të Malishevës. Rreth gjysmëshekulli këndoi një numër të madh baladash, këngësh epike legjendare, këngë historike të ashtuquajtura “kang të oxhakut”, këngë lirike të traditës së vjetër dhe posaçërisht këngë të dashurisë të ashtuquajtura “kang të ashikisë”. Ishte njohës i mirë i të gjitha stileve të trevave dhe zonave etnografike të mbarë Kosovës.
sa1-1384523403.jpg

Qamili i Vogël u lind më 1923 në Gjakovë. Ishte i njohur si njëri nga këngëtarët më të mirë të muzikës popullore qytetare të kënduar në Gjakovë. I frymëzuar që nga rinia me muzikën tiranase, ai u kthye në Kosovë dhe së bashku me Ymer Rizën themeloi Shoqërinë Kulturo-Artistike.
qa1-1384523421.jpg

Gjatë veprimtarisë së tij, Qamili i Vogël ka bashkëpunuar me shumë këngëtarë. Këngët e tij u kanë rezistuar kohës dhe janë burim frymëzimi edhe për gjeneratat e reja.

Zeri
 
Titulli: Rapsodët kosovar në pulla postare

Ket Sali Bajram Krasniqin , e kam pas nip :p , sidoqoft eshte desht edhe Feriz Krasniqin me qit , sepse 2shja Sali & Feriz Krasniqi gjithmon kan shku bashk e s'eshte desht me i nda.
 
Titulli: Rapsodët kosovar në pulla postare

Akcion shume me vend. Kjo trekon respektin qe kemi per ta
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top