Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Raporti: NSA ka infektuar 50.000 rrjete kompjuterike me viruse në të gjithë botën

SHBA-Agjencia Amerikane e Sigurimit Kombëtar ka hakuar më shumë se 50.000 rrjete kompjuterike në mbarë botën vitin e kaluar, duke i infektuar me viruse që përdoren për të kryer operacione spiunimi të sofistikuara, sipas një dokumenti të rrjedhur nga Edward Snowden.

76601.jpg


Zbulimi i ri vjen nga një dokument në PowerPoint 2012, i botuar nga gazeta holandeze NRC Handelsblad. Dokumenti tregon një hartë të botës që nxjerr në pah, ndër të tjera, më shumë se 50.000 “impiante në mbarë botën” nën kategorinë “CNE” (Rrjeti Kompjuterik i Shfrytëzuar).

Njësia Tailored Access Operations, ekipi i hakerëve të NSA-së dhe dega e CNE-së, ka kryer sulmin kundër kompanisë belge të telekomit, Belgacom, sipas NRC Handelsblad. Megjithatë, sulmi ishte raportuar më parë që ishte kryer nga aleati i NSA-së, Shtabi i Komunikimit të Qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar, një agjenci e zbulimit britanik.

CNE përfshin “mundësimin e veprimeve dhe mbledhjen e inteligjencës nëpërmjet rrjeteve kompjuterike, që shfrytëzojnë të dhënat e mbledhura nga sistemet e informacionit të synuar të armikut ose rrjeteve”, sipas një përshkrimi të programit nga NSA.
Pasi virusi futet brenda një rrjeti, hakerët e NSA-së mund ta kontrollojnë atë nga distanca për nxjerrjen e të dhënave në të. Në dokument, i cili parashtron strategjinë e agjencisë nga 2012-2016, NSA u ankua se ligjet aktuale amerikane nuk lejojnë mbikëqyrjen që ajo do të donte të kryente.
ballkani.web
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back