Raporti i Freedom House: Pengesat për demokratizimin e Shqipërisë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Bashkimi Evropian e ka vlerësuar procesin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri si pozitiv.
Cristina Gallack, zëdhënësja e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, Havier Solana, thotë se Brukseli vlerëson zgjedhjet e së dielës dhe pret që pasi të numërohen votat të krijohet një qeveri që të funksionojë.
BBC bisedoi me zonjën Gallack.
BBC: Cili është verdikti nga Brukseli për zgjedhjet në Shqipëri?

Cristina Gallack: Në këtë moment ne nuk mund të kemi një verdikt, por ajo që mund të themi është se ne mirëpresimin përmirësimin e përgjithshëm që është arritur në zgjedhjet që u zhvilluan të dielën. Në veçanti ne duam të theksojmë se administrimi i procesit të zgjedhjeve ishte pozitiv. Megjithatë ne duam të presim edhe pak për të pasur një pikëpamje më të përgjithshme.
BBC: Zgjedhjet po shihen si provë e kredencialeve demokratike të Shqipërisë, çfarë mendoni për këto kredenciale deri në këtë moment?

Cristina Gallack: Mendoj se për Shqipërinë zgjedhjet janë shumë të rëndësishme dhe ne jemi të kënaqur se udhëheqja i mori ato shumë seriozisht, organizimi dhe fakti që vëzhgimi po nxjerr vlerësime pozitive deri tani. Pra, së pari, ne duhet të urojmë popullsinë e vendit për angazhimin në një proces që ne dëshironim që të ishte i drejtë dhe transparent, që ne mendojmë se ashtu ishte. Megjithatë ne do të presim edhe pak më shumë për të pasur një vlerësim të përgjithshëm. Ne e kuptojmë dhe e vumë re se udhëheqja e mori këtë proces zgjedhor shumë seriozisht.

BBC: A keni ndonjë shqetësim për ditët në vazhdim?

Cristina Gallack: Ne do të dëshironim shumë që të gjitha aspektet që misioni vëzhgues i ODIHR-it po vë në dukje të merren në shqyrtim, dhe ndoshta pas kësaj ne do të mund të bëjmë komente më të qarta.

BBC: A keni ndonjë porosi për udhëheqësit politikë në Tiranë?

Cristina Gallack: Mesazhi është gjithnjë se zgjedhjet janë një moment për të qenë pozitiv, sepse është populli që shpreh dëshirat individuale dhe pozicionet individuale. Prandaj udhëheqja duhet të jetë e hapur, duhet të garantojë që pasi të numërohen votat të krijohet një qeveri që të funksionojë, që të respektojë vullnetin e popullit dhe që të ketë një përparësi të qartë, atë të përparimit drejt Bashkimit Evropian. Dhe kjo përparësi është shumë e rëndësishme sepse ne mendojmë se ajo duhet të ndërtohet mbi zbatimin e reformave përfshirë çdo gjë që lidhet me kapacitetin administrativ. Reformat ekonomike dhe politike, mendoj unë, do të jenë gjerat më të rëndësishme që qeveria e re do të duhet të prodhojë.


************************

TIRANث- Në raportin e tyre të parë për zgjedhjet në Shqipëri, vëzhguesit e OSBE-ODIHR kanë vlerësuar progres të prekshëm sa i përket kuadrit ligjor që u miratua nga dy partitë politike kryesore, por kanë evidentuar disa probleme. Që nga hapja me vonesë e qendrave të votimit, mungesa e bojës dhe votimi familjar. Ndërkohë që NATO ka deklaruar se nuk janë arritur standardet.
Përfaqësuesi i OSBE-së, Wolfang Grossruck, tha se "dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe paqësore pa incidente madhore. Në përgjithësi vëzhguesit e vlerësuan procesin pozitiv në shumicën e qendrave të votimit ku shkuan. Megjithatë konstatuan shkelje procedurale, si ai i bojës, votimin familjar dhe hapjen me vonesë të qendrave të votimit"- tha ai në raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it. Sipas raportit, mbyllja e qendrave të votimit dhe marrja e materialeve nga to, në QNV u vlerësuan pozitive.
"ثshtë ende herët për të dhënë një vlerësim përfundimtar, pasi numërimi dhe nxjerrja e rezultateve, kyçe për procesin zgjedhor janë në proces e sipër. Vlerësimi përfundimtar do të varet nga niveli i fazave të tjera që kanë mbetur, faza që ne po i vëzhgojmë me kujdes"- theksoi ai.
Ai ka deklaruar më tej se në votimet e kesaj radhe nuk ndodhën problemet për të cilat komuniteti nderkombëtar frikësohej dhe vendi po ecën në rrugën e duhur.
"Shqipëria është maturuar, ka bërë progres të dukshëm, disa nga frikërat nuk u bënë realitet, por ka një sërë çështjesh që duhen trajtuar. Megjithatë duhet të themi se Shqipëria është në udhën e duhur. Për këtë rekomandoj që ju ta lexoni vetë deklaratën me kujdes. Duke pasur parasysh dhunën e së kaluarës disa nga gjërat që ne u jemi referuar mund të jenë të vogla për ju, por nuk janë të tilla. اështjet që kemi nxjerrë, qofshin madhore apo jo, duhet që qeveria dhe politikanët t'i zgjidhin, që të ketë progres të mëtejshëm".- tha më tej ai, duke lexuar raportin.
NATO: Zgjedhjet nuk arritën standardet
"Shqipëria ka shënuar arritje, por ka ende shumë punë për të bërë". Kështu është shprehur sot kryetari i Asamblesë parlamentare të NATO-s, Bruce George, gjatë prezantimit të raportit të parë për zgjedhjet në vendin tonë. Ai ka kërkuar që raporti të shihet si këshillues, ndaj paraqiti edhe disa rekomandime që Shqipërisë mund t'i shërbejnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas tij, që nga viti 1991 janë bërë reforma të mëdha, por demokracia është në konsolidim e sipër, duke numëruar se vendi ka shumë punë për të arritur standarded e BE-së, qeverisjen demokratike, reformat në gjyqësor, profesionalizmin e mediave, vendosjen e shtetit të së drejtës, të qeverive vendore dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ai theksoi me tej se Shqipëria nuk i arriti standardet e kërkuara në 28 qershor, por gjithçka do të varet nga drejtuesit e saj për t'i arritur ato në zgjedhjet e ardhshme.
Shekulli
 
Nuk duan forcat politike ne Shqipwri pwr tw realizuar zgjedhje tw lira dhe demokratike. Dhe kjo nw vetvehte pwrbwn njw problem shumw tw madh e shqetwues qw lidhet me atw qw pwrfaqwson sot realisht politika shqiptare: Interesat e veta personale tw lidhura me beneficat e pushtetit, apo Interesat e popullit.
Po qe se sw pari do tw pwrfaqwsonin interesat e popullit qw i voton, sigurisht qw kwto zgjedhje do tw arrinin standarde tw parashikuara evropiane, por sikurse u pa edhe gjatw procesit tw numwrimit tw votave, partitw dhe njerwzit qw pwrfaqwsojnw ato nw numurimin e votave, kanw paraparw interesat partiake tw zgjedhjeve.
Shwnoj qw arritja kryesore e kwtyre zgjedhjeve wshtw eliminimi i manipulimeve masive dhe tw dukshme.
Nw fakt si temw wshtw e gjwrw dhe e madhe, e ndoshta nw ditwt nw vazhdim do tw diskutohet mw gjwrwsisht.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top