Raporti i DASH, ambasada amerikane: Turp që shqiptarët përfaqësohen nga trafikantë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Raporti i DASH, ambasada amerikane: Turp që shqiptarët përfaqësohen nga trafikantë

ambasada-amerikaneee.jpg


Një ditë pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi trafikimin e qenieve njerëzore nga Shqipëria, ka reaguar ambasada amerikane në Tiranë, e cila në një komunikatë ka theksuar se është e turpshme që shqiptarët të përfaqësohen nga deputetë trafikantë në Kuvend.

“Shqiptarët kanë të drejtë të përfaqësohen nga individë me integritet, – thuhet në komunikatën e ambasadës amerikane. – ثshtë e turpshme që një deputet i Kuvendit është i dënuar për trafik. Individët me të shkuar kriminale duhet të qëndrojnë jashtë jetës politike”.

Ambasada amerikane, vlerëson qeverinë shqiptare në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe e nxit atë të vazhdojë këto përpjekje.

“Qeveria shqiptare ka bërë përparime në këtë kuadër. Ne nxisim qeverinë t’i vazhdojë këto përpjekje dhe të vazhdohet lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore. SHBA-të të angazhuar të bashkëpunojnë me Shqipërinë”, – thekson komunikata.
 
Titulli: Raporti i DASH, ambasada amerikane: Turp që shqiptarët përfaqësohen nga traf

Nderkohe lajme te tjera ne lidhje me kete raport:

Raporti i DASH, MB: Ndër më të mirët, e ngritëm Shqipërinë një nivel më lart

Ministria e Brendshme e shikon si vlerësues raportin e DASH-it për gjendjen e trafikut të qenieve njerëzore në Shqipëri.

Zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea, në një deklaratë për shtyp ka thënë se me ardhjen në pushtet të qeverisë në vitin 2013, niveli i këtij trafiku ka pësuar përmirësim, duke shkuar nga niveli 3, në nivelin numër 2.

“Gjetjet e raportit janë ndër më të mia për Shqipërinë. Në raport renditen përpjekjet e qeverisë në luftën kundër trafikimit dhe korrupsionit, – tha zv/ministrja Elona Gjebrea. – Raporti i ndan vendet nga katër kategori. Qeveria shqiptare, e ngriti një kategori më lartë gjendjen e trafikimit, nga 3 në 2, duke e nxjerrë trafikun në vend nga lista e turpshme e qeverisë së kaluar. Ata që bërtasin kur ishin në pushtet për trafik, me deklarata politike, duhet të njohin përmbajtjen e raportit. Kanë qenë ata që e kanë renditur Shqipërinë në listën e vendeve në vëzhgim”.

Sipas Gjebreas, “qeveria e kaluar nuk përmbushi standardet për ta luftuar këtë fenomen. ثshtë rritur forca goditëse 6 herë më shumë. Për viktimat e trafikimit ka mbrojtje dhe shërbim shëndetësor falas, – vazhdoi ajo. – Ndër gjetjet e raportit është edhe aplikacioni falas për denoncimin e linjave të trafikimit. MB falënderon DASH-in për bashkëpunimin e ngushtë për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore”.

“Ne e shikojmë këtë raport si një vlerësim për ne, për të vijuar reformat konkrete dhe për ta nxjerrë Shqipërinë në nivelin 1 të kësaj kategorie”.

Raporti i DASH, Basha: Rama rehabilitoi trafikantët, të luftojmë sundimin e krimit

Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar me tone të ashpra mazhorancën qeverisëse dhe dyshen Rama-Meta, e cila sipas tij e ka kthyer në standard përkrahjen e krimit dhe të kriminelëve deri në rangjet më të larta të pushtetit.

Basha vlerësoi raportin e DASH-it një ditë më parë dhe tha se trafikantët gjejnë mbështetje dhe strehë deri në Parlament falë “kryeministrit Rama dhe ortakut të tij Meta”.

“Shqipëria është rasti unikal, kur trafikantë të vajzave, emërohen deputetë, zyrtarë dhe funksionarë të lartë nga kryeministri Edi Rama dhe ortaku i tij Ilir Meta. Ky fenomen ka njohur një përkrahje në këtë periudhë, sepse krimi është veshur me pushtet dhe pushteti me krim, – theksoi kreu i opozitës. -Trafikantët kanë status të privilegjuar në qeverinë Rama-Meta. Ne kemi nisur nismën tonë për dekriminalizimin e politikës shqiptare dhe personalisht ndihem i brengosur me këtë fenomen që është kthyer në një dramë njerëzore. Raporti i DASH është një fotografi e vërtetë e krimeve. Falënderoj SHBA dhe DASH për ndihmën dhe mbështetjen e madhe që vazhdojnë t’i japin Shqipërisë dhe për raportin e vërtetë të publikuar dje”.

Basha shtoi se mazhoranca e krimit siç e quajti ai, e ruan dhe mbron pushtetin përmes këtyre individëve të veshur me pushtet.

“Në këtë luftë, ne nuk jemi vetëm, kemi në krah aleatin e ShBA-së dhe BE-së. Kandidimi i këtyre personave, përbën një poshtërim për popullin shqiptar. Rama që e ka krijuar problemin, nuk mund të fshihet pa fund, – nënvizoi Basha. – Të gjithë po flasin, shoqëria, media, opozita, vetëm qeveria Rama-Meta nuk flet, sepse janë ata vetëm që i qëmtuan trafikantët e kriminelët në kërkim, janë ata që rehabilituan Frrokun, Prengën, Bushin, Rroshin në pushtet. Nuk flet, sepse me ta morën pushtetin, mbushën kutitë dhe vjedhin votat. Nuk flasin, sepse me ta ndajnë pasuritë e vjedhura të këtij populli, prandaj hesht Rama dhe Meta. Prandaj manipulojnë provat dhe zhdukin dëshmitarët, lirojnë të dënuarit. Prandaj nuk ka asnjë hap të vërtetë përpara, sa kohë që vendi qeveriset nga kriminelët”.

Në fund, kreu i Partisë Demokratike premtoi: “Pa zgjidhur këtë problem, asnjë problem tjetër nuk merr dot zgjidhjen e gjërave në këtë vend, ndaj duhet të bashkohemi të gjithë për të luftuar sundimin e krimit, pa fitoren e së cilës nuk ka dhe nuk do të ketë të ardhme për të mirën e këtij vendi”.
g.shqip
 
Titulli: Raporti i DASH, ambasada amerikane: Turp që shqiptarët përfaqësohen nga traf

Aty ne kuvend ka me teper injorant pa shkolle ,kriminela ,njerez qe kane bere lek me prostitucion ,vrasje e droge sesa njerez qe meritojne te jene aty
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top