Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Raporti, BB: Shqipëria të përgatitet për rënie ekomomike

Vendet në zhvillim, duke përfshirë dhe Shqipërinë duhet të përgatiten për një rënie ekonomike e influencuar kjo nga kriza e Eurozonës.
Ky fakt konsttaohet në një raport të Bankës Botërore të publikuar një ditë më parë, ku parashikimet për rritjen ekonomike të vendit tonë në vitin 2012 janë 2% dhe për vitin 2013 janë 3.5%. Banka Botërore konstaton se Shqipëria i ka rezistuar der tani krizës, por ka ardhur momenti të përgatitet edhe për rënien.
Rajoni thuhet në raport do të goditet edhe për shkak të dobësimit të lidhjeve me vendet e Bashkimit Europian, të cilat përballojnë më shumë se gjysëen e eksporteve të tij.
Kështu pritet të pësojnë goditje ekspertët e vendeve si Rumania, Lituania, Letonia, por dhe Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria, të cilat kanë një eksposim të lartë tregetar me vendet e BE. Raporti konstaton gjithashtu se fluksi i remitancave për Shqipërinë është rreth 10% i PBB, por ai mund të ndikohet thellësisht nga një ngadallësim i rritjes ekonomike i Eurozonës.
Duke filluar nga viti 2000 Bankat Europiane filluan të rrisin me një shpejtësi të lartë ekspozimin e tyre në vendet në zhvillim dhe tani vlera e borxheve të huaja në këto vende arrin në 2.4 trilion dollarë. Këto borxhe përbëjnë rrezik kur kalojnë 25% të GDP-së (prodhimit të brendshëm të vendit).
Shqipëria është e rrezikuar pikërisht për këtë gjë, pasi ka prekur pothuajse nivelin e 60% të GDP-së. Kjo natyrë ekspozimi sipas BB mund të sjellë rrezik në kreditimin e brendshëm, dobësimin e fluksit të kapitalit
ndërkombëtar, tërheqjen e investitorëve, por dhe rritjen e kostos së huamarrjes.
Raporti evidenton si më të rrezikuarën nga problemi i borxhit, Turqine kurse për vende si Shqipëria, Bjellorusia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia për shkak të borxhit afatshkurtër dë të ndiejnë nevojën e kreditimit nga Banka Botërore./bw/
G.online
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back