Ramush Hradinaj uron Berishen dhe Shqiptaret per Fitoren.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Haradinaj uron Berishën për fitoren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit të Shqipërisë, njëherësh kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. "Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës më lejoni t'ju uroj për fitoren e së djathtës dhe Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. AAK dhe unë personalisht konsiderojmë se fitorja e koalicionit të djathtë do të mundësojë zhvillimin dhe vazhdimin e mëtejshëm të reformave të nisura në Shqipëri, si dhe përgatitjen e vendit për integrimet europiane", thuhet fillimisht në urim. Gjithashtu në telegram theksohet se, AAK-ja uron të gjithë qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrje masive në këto zgjedhje si dhe për një mbarëvajtje të admirueshme gjatë gjithë procesit zgjedhor. "AAK-ja është e bindur se Shqipëria me këtë nivel të zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka dëshmuar se është vend i cili respekton parimet demokratike dhe është e gatshme për t'iu bashkangjitur familjes së madhe të Bashkimit Europian. AAK-ja është e bindur së ky proces zgjedhor, i cili ka përshkruar një nivel të lartë të demokracisë do të ndihmojë edhe Republikën e Kosovës në proceset demokratike dhe zgjedhore që e presin përpara. AAK beson se së shpejti edhe në Kosovë do të triumfojë e djathta", përfundon telegrami i Haradinajt për Berishën.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top